Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka inspektuar sot nga afër punimet dhe aksionet në terren për pastrimin e kanaleve kulluese, të cilat në shumë zona të komunës nuk kanë qenë të mirëmbajtura për vite me radhë. Nga Komuna bëjnë të ditur se këto ndërhyrje do të vazhdojnë pa ndërprerje, me fokus të veçantë në lokacionet më të ndjeshme dhe problematike, duke e cilësuar çështjen e kanaleve kulluese si një prioritet të drejtpërdrejtë të administratës aktuale. Njëkohësisht, Komuna e Strugës u bën apel qytetarëve që të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe të kontribuojnë në fushatën e sensibilizimit, duke shmangur…
Author: Hamdi Kumanova
“One Maqedonia telekomunikime” e kompanisë hungareze “For – aj – xhi” sot (10:30) në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) do t’i ndahet leje për punë si operator i tretë mobil në shtet. “One Maqedonia telekomunikime” e merr lejen pasi e pagoi kompensimin e njëfishtë për tre shtirjet e frekuencave, që u ndanë me tenderin e AKE-së, në vlerë të përgjithshme prej 8.020.003 euro. Me këtë kompania mund të fillojë me punë teoritikisht menjëherë, gjegjësisht të kërkojë qasje përmes rrjeteve të operatorëve ekzistues deri në ndërtimin e infrastrukturës së saj. “For – aj – xhi” në periudhën e ardhshme do të…
Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion, kështu vlerësojnë nga koalicioni VLEN. “Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Për rrugë më të sigurta, ku askush të mos humbasë babanë, djalin apo motrën për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër”, thonë nga VLEN duke nënvizuar se jeta e njeriut nuk ka çmim dhe nuk mund të relativizohet me kalkulime politike apo interesa ditore. “Ligji për zbatimin e sistemit “Safe City” tashmë hyn në procedurë parlamentare, si një hap…
Në seancën e djeshme të Këshillit të Kumanovës u hodh poshtë iniciativa për futjen pikës të rendit të ditës lidhur me tatimin e punëtorëve nga vendi që kanë punuar në Irak dhe Afganistani, transmeton Portalb.mk. Kjo nismë ishte parashtruar nga qytetarë të Kumanovës, si dhe nga këshilltarët e “Rend për Kumanovën”, por u refuzua me arsyetimin se Këshilli nuk ka kompetencë të vendosë për këtë çështje dhe se ajo është në kompetencë të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Kryetarja e Këshillit, Ivana Gjorgjievska, propozoi që kryetari i komunës, Maksim Dimitrievski, të japë informacione për problemin, meqë ai personalisht kishte realizuar…
Ishkryeministri në arrati Nikolla Gruevski ka shpëtuar edhe nga një ndjekje penale, kjo për shkak se pjesa e lëndës ‘Talir’ ku ai ndiqej për financimin e paligjshëm të VMRO-DPMNE-së është vjetërsuar, megjithatë akuza për larje parash mbetet ende, raporton Portalb.mk. Me vjetërsimin e njërës pjesë, institucionet kompetente nuk kanë më mundësi të vazhdojnë procedurën penale për veprën konkrete. Ky rast ka hapur përsëri debatin publik mbi efektet e ndryshimeve në Kodin Penal të vitit 2023 për keqpërdorimin e detyrës zyrtare. Lidhur me këtë, dje foli prokurorja Lençe Ristoska e cila ndjek këtë lëndë. Ajo tha se “Prokuroria, pavarësisht vjetërsimit të…
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski thotë se çmimet e larta të banesave në këtë moment janë të fryra dhe i këshilloi qytetarët të mos blejnë banesa që nuk janë ndërtuar. “Jam i shqetësuar se po krijohet një flluskë në industrinë e ndërtimit dhe do të doja t’u kërkoja qytetarëve të mos blejnë banesa pa i parë me sy e vetë. Të mos blejnë banesa me një të ashtuquajtur shënim në regjistrin e pronave, por të blejnë banesa në ndërtesa që tashmë kanë marrë një leje përdorimi. Sepse kam frikë se kjo flluskë mund të shpërthejë dhe se ndërtesa të shumta…
MPB Maqedoni njofton se (23.01.2026) në orën 00:15 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, oficerë policie të SPB Tetovë e kanë privuar nga liria D.M. (47) nga fshati Kamjan, rajoni i Tetovës. “Zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet pasagjerësh “Hyundai” me targa të Tetovës, të cilin D.M. e drejtonte në drejtim të kundërt në rrugë dhe pas marrjes së masave, është përcaktuar se i njëjti ka qenë nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht se ka pasur 1.57 promil alkool në gjak, pas së cilës menjëherë është larguar nga trafiku dhe është ndaluar në stacionin policor”. “Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes,…
Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Xhabir Hamiti, ka bërë të ditur se kanë filluar përgatitjet fillestare për përzgjedhjen e lokacionit për implementimin e donacionit prej 25 milionë eurosh, të ndara nga shteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, për ndërtimin e Spitalit të Ri të Gjinekologjisë, në Prishtinë. Hamiti këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Lexoni të plotë njoftimin e tij: Një lajm i mirë nga Abu Dhabi për Spitalin e Ri të Gjinekologjisë në Prishtinë Gjatë kësaj jave, i shoqëruar nga Këshilltari, z. Melhin Mahmuti, u prita nga Shkëlqesia e Saj, Dr.…
Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, do të reagojë ndaj Bashkimit Evropian (BE) për, sipas tij, fushatën e koordinuar dhe të organizuar të linçimit mediatik pas së cilës, siç tha ai, qëndron qeveria e VMRO-DPMNE-së. Si ilustrim, ai paraqiti një “galeri” prej, sipas tij, 1,000 titujsh toksikë, duke pretenduar se kjo është një fushatë sistematike që synon defokusin e publikut nga problemet dhe temat reale që opozita ngre në publik, raporton Telma, përcjell Portalb.mk. “Sot do t’i drejtohemi Bashkimit Evropian, institucioneve të tij dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias”, njoftoi Venko Filipçe,…
Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e zgjedhjes së znj. Xhihan Ahmed si anëtare e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, proces i cili, sipas të dhënave të bëra publike, shoqërohet me dyshime të bazuara për parregullsi procedurale dhe mosplotësim të kushteve ligjore. Nga informacionet dhe dokumentet e analizuara rezulton se kandidatja nuk ka paraqitur dëshmi të mjaftueshme për përmbushjen e kritereve thelbësore të parashikuara me ligj dhe me thirrjen publike, përfshirë: • përvojën e përgjithshme profesionale të kërkuar për këtë funksion, • minimum 7 vite përvojë në fushën e të drejtave të njeriut, • si dhe…
Dukshmëri e reduktuar dhe mjegull këtë mëngjes në afërsi të Smojmirovës dhe Bukovës deri në 50 metra, Gjavatës deri në 80 metra, Strumicës deri në 100 m., Tetovës deri në 40 m., Petrovecit deri në 150 m. dhe Delçevës deri në 50 metra, njofton LAMM. LAMM gjithashtu informon se të gjitha rrugët shtetërore janë të kalueshme dhe të sigurta për trafik. Trafiku zhvillohet pa probleme, por për shkak të reshjeve të borës, rekomandohet drejtim i kujdesshëm. “Ekipet e NP Rrugët e Maqedonisë janë të pajisura plotësisht, mekanizimi dhe fuqia punëtore e nevojshme janë në dispozicion dhe pastrimi i…
Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 76-të, në rendin e ditës së së cilës është votimi i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Bëhet fjalë për ligjin e fundit të nevojshëm që nga 1 shkurti të fillojë funksionimin e sistemit për regjistrim dhe sanksionim automatik të kundërvajtjeve në trafik “Safe City”. Mbështetja e nevojshme me shumicë prej dy të tretash për këtë ligj, për të cilin debati tashmë ka përfunduar, u sigurua në takimin e liderëve të mbajtur javën e kaluar, të thirrur nga kryeministri Hristijan Mickoski. E vetmja…

