Gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve Pajazit Pajaziti, nuk ia ka pranuar kërkesën kryeministrit Nikolla Gruevski, për ta shtyrë vuajtjen e dënimit me burg, njofton Makfaks. Pasi Gruevski ta merr këtë vendim, do të ketë afat prej tre ditëve të dorëzojë ankesë në Këshillin prej tre gjykatësve. Këshilli më pas, gjithashtu në afat prej tre ditëve duhet të merr vendim nëse e pranon ose refuzon ankesën e Gruevskit. Nëse refuzohet ankesa e Gruevskit edhe nga Këshilli prej tre gjykatësve, atëherë ai deri më 8 nëntor do të duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski javën e…
Author: Hamdi Kumanova
Prej sot fillon me punë Komiteti i përbashkët interdisiplinar i ekspertëve për histori, arkeologji dhe arsim mes Maqedonisë dhe Greqisë. Nga Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë thonë se Marrëveshja e Prespës është e qartë në lidhje me punën e Komisioni, i cili do të fillojë punën para zbatimit të marrëveshjes. “Koha e fillimit të punës është rezultat i njohjes së të dy palëve. Do të duhet të sillen vendime për vitin e ardhshëm shkollor. Asnjë libër ose material ndihmës shkollor nuk duhet të përmbajë material irredentist”, thonë nga MPJ e Greqisë. Ambasadori Viktor Gaber, i cili e udhëheq…
Koordinatorja e grupit të deputetëve të pavarur, të cilët u përjashtuan nga VMRO-DPMNE Kançeska-Milevska, sot në konferencë për shtyp njoftoi se pas takimit të mbrëmshëm që kanë pasur me kryeministrin Zoran Zaev, kërkesat e tyre për ndryshimin e Kushtetutës janë pranuar nga qeveria. Ajo tha se ata kanë pasur tre kërkesa në lidhje me draft-amendamentet dhe për të njëjtat kanë marrë premtim nga qeveria se do të vendosen në amendamentet që pritet sot të dorëzohen në Kuvend. “Mbrëmë me kryeministrin kemi diskutuar për propozimet tona që duhet të përfshihen në amendamentet. Nga qeveria u njoftuam se propozimet tona janë pranuar…
Vaksinimi kundër gripit sezonal në Maqedoni do të fillojë më 5 nëntor (e hënë) në qendrat për shëndet publik në vend. Këtë vit, për herë të parë vaksinimi do të jetë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me pension mesatar dhe nënmesatar, si dhe për ata pa pension. Për personat e tjerë të cilët dëshirojnë të vaksinohen, shuma për vaksinë do të jetë 650 denarë. “Janë siguruar gjithsej 28.000 doza të vaksinave për mbrojtje nga gripi sezonal për vitin 2018/2019. Bëhet fjalë për vaksinën më të re katërvalentëshe kundër gripit, e cila mbron nga katër lloje të ndikimit dhe…
Sasho Markovski, një nga të akuzuarit e “27 prillit” nuk u paraqit as në seancën e sotme gjyqësore në Gjykatën Penale për shkak gjendjes shëndetësore, transmeton Portalb.mk. Gjykatësja Dobrilla Kacarska shpjegoi se Markovski është mbajtur në spital dhe nevojitet që të ketë mbikëqyrje të vazhdueshme. Prokurorja Vilma Ruskovska kërkoi ndarje të procedurës për të akuzuarit Markovski, i cili është i punësuar në DSK dhe i cili akuzohet për ndihmë, gjegjësisht për fshirjen e videove nga kamerat e sigurimit të Kuvendit.
Vazhdojnë përçarjet dhe kërcënimet brendapartiake në VMRO-DPMNE. Nga partia opozitare është larguar kryetari i forcave të rinisë Lluka Kërzhallovski. Ai në letrën e lamtumirës ka shkruar se VMRO-DPMNE-ja është preokupuar nga politikat ditore dhe nga interesa të personave të caktuar. Ndërkaq të larguarit paraprak nga partia e Mickoskit, në mënyrë të vazhdueshme marrin kërcënime për jetë. Kështu së paku tha mbrëmë nënkryetari i shkarkuar e VMRO-së opozitare Mitko Jançev, i cili për arsye sigurie nuk e lëshon dot as shtëpinë. Gjatë muajit të fundit në mënyrë konstante marrim kërcënime nëpërmjet Facebook-ut dhe SMS. Megjithatë, morëm kërcënime edhe nëpërmjet telefonit të…
Nëpërmjet një konference për shtyp të zëdhënësit të LSDM-së, Kostadin Kostadin Kostadinov para selisë së partisë opozitare maqedonase tha “lidhja midis kryesisë aktuale anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoskit me krimet e Nikolla Gruevskit doli në pah”. Sipas tij është e qartë se kryesia anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe Hristijan Mickoski janë kundër BE-së dhe NATO-s. “Udhëheqja anti-perëndimore e OBRM-PDUKM-së dhe anti-perëndimori Mickoski ikin nga publiku me lidhjet me kompaninë që ka pjesë Mickoski, si ka marrë tenderë nga Qeveria e Gruevskit, përderisa ka qenë këshilltar i tij”, tha Kostadinov duke shtuar se ikje nga e vërteta nuk ka. Ai publikoi…
Kompania ZEGIN në korniza të përgjegjësisë së saj shoqërore në këto hapësira, në tërësi i mobiloi dhe e lëshoi në përdorim dhomën e senzorit të Shkollës Fillore të veçantë për fëmijët me pengesa të lehta dhe psikike “Shën Kliment Ohri” në Novo Selo dhe i mundësoi kësaj kategorie të fëmijëve që të përfshihen në procesin e mësimit dhe me këtë t`i afroje, dhe në një mënyrë t`ia ulë vështirësitë. Dhoma në tërësi është donacion i kompanisë ZEGIN, ndërsa i tërë inventari dhe punët e nevojshme që dhoma të jetë komplete janë të mobiluara nga një prodhues me renome nga Gjermania.…
Në seancën e gjashtë të Këshillit për Ndjekjen e Implementimit të Strategjisë për Reforma në Sektorin e Gjyqësorit të Qeverisë, që u mbajt mbrëmë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev si kryesues i Këshillit paralajmëroi intensifikimin e reformave në Sektorin Gjyqësor, transmeton Portalb.mk. Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska e prezantoi mendimin e marrë nga Komisioni i Venedikut për propozim-ligjet e reja për gjykatësit dhe Këshillin Gjyqësor. Deskoska potencoi se bëhet fjalë për “grafik saktësie në drejtimet në pjesën e ndryshimeve me konkretizime të neneve të përcaktuar nga ligji” dhe megjithatë e ka theksuar si temë kryesore…
Njohësit e çështjeve juridike në Maqedoni konsiderojnë se ka bazë të mjaftueshme juridike që Prokuroria Themelore Publike të ngrejë procedurë në gjykatë ndaj presidentit, Gjorgje Ivanov, për mosdekretimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, si dhe mosdekretimin e Marrëveshjes me Greqinë. Megjithëse, ata shtojnë se presidenti i shtetit duhet të përballet me mocion të mosbesimit për shkak tëbllokimit të vendimeve të institucionit ligjdhënës. Këto reagime vijnë pas njoftimit se Prokuroria Themelore po heton presidentin Ivanov, pas dy kallëzimeve penale anonime që janë ngritur ndaj tij për shkak të mosdekretimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe mosdekretimit të Marrëveshjes me Greqinë…
I akuzuari Bedredin Ibraimi në rastin “Titanik 2” të Prokurorisë Speciale, sot ka propozuar dëshmi të reja në mbrojtje të tij, të cilat i ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore në kohën kur lënda nuk ka qenë nën kompetenca të PSP-së. Gjykatësi Ognen Stavrev anuloi seancën e sotme për më 13 nëntor, me arsyetimin se përkrah dëshmive tjera në seancën e radhës duhet të shqyrtohen edhe dëshmitë që sot Ibraimi i prezantoi, ndërsa në afat prej tre ditëve duhet t’i dorëzojë në PSP. Në lëndën “Titanik 2” të akuzuar janë kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, si…
Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, sot refuzoi të jep deklaratë për mediat dhe të përgjigjet në pyetjet për letrën e hapur, të cilën para disa ditëve e lëshoi për kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski. Para fillimit të seancës për lëndën “Titanik 2”, në pyetjen nëse do ta padis nënkryetarin e partisë Aleksandar Nikollovski, Mijallkov shkurt tha se së pari pret përgjigje për letrën e Mickoskit. Ditë më parë pasi u përjashtua nga partia, Sasho Mijallkov kërkoi fakte nga Mickoski për akuzat që u bënë ndaj tij si dhe arsyet për përjashtimin nga partia. Përndryshe, Mijallkov sot…

