Author: Hamdi Kumanova

Karvani i “TVSH-ja ime” sot do të jetë në Tetovë ku në tendë promovuese qytetarët do të kenë mundësi që të marrin informacione dhe përgjigje për masën qeveritare për kthimin e 15 për qind të TVSH-së së përllogaritur. Tenda do të jetë vendoset para supermarketit Ramstor në qendrën tregtare Pallma Moll. Është paraparë që deklaratë për masën “TVSH-ja ime” të japë ministri i Kulturës, Hisni Ismaili.

Lexo më Shumë

Prokurorja e PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva vazhdon të mohojë lidhjet me rastin “Haraçi”. Në publikimin e video së tretë që u bë sot nga gazeta italiane “La Verita” dëgjohet biseda midis saj dhe Orce Kamçevit, të cilat ajo nuk i kundërshtoi. “Lidhur me bisedat e publikuar sot, të paraqitura në portale, ritheksoj që në interes të hetimeve paraprake dhe hetimeve të kryera nga Prokuroria Publike që drejtoj, kam folur vazhdimisht me individë të ndryshëm në përpjekje për të marrë pozicione më të mira në çështjet penale, shpesh ndodhi të bëhej përmes ndërmjetësuesve të caktuar prej tyre. Në këtë rast…

Lexo më Shumë

Prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike, Lile Stefanova është ftuar nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ajo në cilësinë e dëshmitarit duhet të paraqitet të martën në Prokurori për rastin “Zhvatja”, shkruan SDK. Jozyrtarisht mësohet se më pas do të ftohet edhe prokurorja Speciale Katica Janeva. Stefanova mbrëmë nëpërmjet një komunikate e publikuar në faqen e PSP-së, ka kundërshtuar Janevën për lëndën “Perandoria” dhe për herë të parë publikisht u konfrontuan.

Lexo më Shumë

Kush e solli Abetaren e parë në gjuhën shqipe nga Shqipëria në Tetovë? -Shkolla e parë shqipe në Tetovë u hap në qershor të vitit 1941, me mbajtjen e kurseve intensive nga mësuesit Mithat Cami nga Dibra dhe Vasil Dhimitriu nga Elbasani, ndërkaq viti i parë shkollor filloi më 1 shtator 1941. -Në shkollat e para në gjuhën shqipe në Tetovë dhe rrethinë u angazhuan nja 50 mësues nga Shqipëria, prej të cilëve 30 nëpër fshatra, kurse 20 të tjerë në qytet, ku u përfshinë më se 1.000 nxënës të fillores, në 22 paralele Ismail Arsllani Shkruan: Ismail Arsllani Në…

Lexo më Shumë

Edicioni i internetit i gazetës italiane “La Verita” edhe sot publikoi incizim të ri të një bisede mes Jordan Orce Kamçev  dhe Bojan Jovanovski (Boki 13) për rastin “Reket”. Nuk ka data që të shihet se kur dhe si janë incizuar dhe se a janë gjithë këto disa ditë ose zgjasin me muaj. Në incizimin e publikuar sot bisedojnë për procedurën për lëndën “Perandoria” të PSP-së në të cilën është i dyshuar Kamçevi. Këtu në një bisedë është e përfshirë edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila përmes bisedës Kamçev-Boki 13 suflon dhe sqaron procedura. Kamçev dhe Boki 13në…

Lexo më Shumë

Ditë më parë në vazhdën e ftesave të Gjykatës Speciale për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u ftua edhe Rilind Berisha, i cili gjatë luftës ishte fëmijë. Arsyet nuk u bënë të ditura deri më sot, kur avokati i tij, Besnik Berisha ka treguar se ai nuk është ftuar e as marrë në pyetje për asnjë shkelje ligjore e as për rrjedhën e informacionit në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas Berishës, Prokurori i Specializuar e ka intervistuar Berishën në cilësinë e dëshmitarisht dhe ekskluzivisht lidhet me fushë-veprimtarinë e zyrës që koordinon procesin për mbrojtjen juridike dhe mbështetjen financiare të personave…

Lexo më Shumë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, ka pritur në takim pune Ambasadorin e Republikës Çeke në Kosovë, Pavel Bílek me të cilin kanë biseduar për situatën politike në vend dhe projektet ekonomike në proces. Me këtë rast Ministri Lluka, është informuar nga kreu i Ambasadës Çeke z. Bilek, që investimet dhe importi nga Republika Çeke janë rritur gjatë dy viteve të fundit, duke ju falenderuar bashkëpunimeve më të mira në mes bizneseve nga Kosova dhe Çekia. Ku ndër të tjera, Bilek theksoj se së shpejti priten që të finalizohen edhe disa investime nga ky vend, kryesisht në fushën e teknologjisë informative…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini ka nënshkruar sot dëbimin e një kosovari (M.M, 43 vjeçtar), banor i Siena-s. Kjo sipas njoftimit publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e vendit në fjalë. Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook. Ai është shprehur se autoritetet kosovare do të merren me rastin derisa thuhet se shumë shpejt do të merret vesh edhe epilogu i këtij rasti. Postimi i plotë i tij: Zëvëndës-Kryeminstri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot, se ka…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska duke komentuar akuzat e OBRM-PDUKM-së për përfshirjen e saj në rastin ‘Haraçi’ demantoi përfshirjen e saj duke ju bërë thirrje prokurorisë dhe të gjithë organeve që sa më shpejt ta intensifikojnë hetimin. “Udhëheq me ministri të rëndësishme strategjike, jam pjesë e një Qeveria që ju shpalli ‘luftë’ krimit dhe korrupsionit dhe i kuptoj nevojat e diskualifikimeve dhe sulmeve të pabazuara, por me përgjegjësi të madhe kundërshtoj sulmet e orkestruara për të barazuar kriminelët dhe ata që nuk janë të tillë”, tha Sheqerinska, përcjell Telegraf Maqedoni. Ajo shtoi se që nga momenti kur është…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për shoferin e automjetit që goditi për vdekje një vajzë katër vjeç në Podujevë. Të njëjtit, Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim, shkruan lajmi.net. Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike sot dha urdhër për zbatim të hetimit kundër një personi i dyshuar për shitje të drogës. “30 vjeçari i dyshuar më 7 gusht në shtëpinë ku ka banuar në rrugën ‘Kiro Krstevsi-Platnik’ në Shkup pa leje ka pasur drogë marihuanë në dy qese në total 52.48 gramë, degë të kanabisit prej 9.34 gramë, dhe 13 fara të kanabisit si dhe katër copa tabletë të thyer buprenofin. Gjatë kontrollit, nga ana e autoriteteve është marrë edhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore, përkatësisht se ekzistojnë rrethana…

Lexo më Shumë

Në total 450 kandidatë janë paraqitur në 27 vendet e punës në Drejtorinë e Policisë Financiare. Më 5 korrik policia kërkoi 27 policë financiar për shkak të punës së madhe në këtë drejtori. Nga kjo drejtori paralajmërojnë testime shtesë për shkak të interesit të madh. “Do të përgatisim testime shtesë që t’i përzgjedhim kandidatët më të mirë. Me të gjithë kandidatët e paraqitur do të ketë intervistë, kontrolle sistematike dhe vlerësime të sigurisë si dhe procedura standarde”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare. Drejtoria është e obliguar që në afat prej tre muajsh të përfundojë të gjithë procedurat dhe t’i…

Lexo më Shumë