Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska duke komentuar akuzat e OBRM-PDUKM-së për përfshirjen e saj në rastin ‘Haraçi’ demantoi përfshirjen e saj duke ju bërë thirrje prokurorisë dhe të gjithë organeve që sa më shpejt ta intensifikojnë hetimin. “Udhëheq me ministri të rëndësishme strategjike, jam pjesë e një Qeveria që ju shpalli ‘luftë’ krimit dhe korrupsionit dhe i kuptoj nevojat e diskualifikimeve dhe sulmeve të pabazuara, por me përgjegjësi të madhe kundërshtoj sulmet e orkestruara për të barazuar kriminelët dhe ata që nuk janë të tillë”, tha Sheqerinska, përcjell Telegraf Maqedoni. Ajo shtoi se që nga momenti kur është…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka marrë vendim për shoferin e automjetit që goditi për vdekje një vajzë katër vjeç në Podujevë. Të njëjtit, Gjykata i caktoi 30 ditë paraburgim, shkruan lajmi.net. Ngasësi i automjetit P.A ishte duke vozitur një veturë të tipit ‘Golf’. Përveç vajzës katër vjeçare, edhe një person tjetër është lënduar. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që personi tjetër i lënduar (femër), është dërguar për trajtim mjekësor. /Lajmi.net/

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike sot dha urdhër për zbatim të hetimit kundër një personi i dyshuar për shitje të drogës. “30 vjeçari i dyshuar më 7 gusht në shtëpinë ku ka banuar në rrugën ‘Kiro Krstevsi-Platnik’ në Shkup pa leje ka pasur drogë marihuanë në dy qese në total 52.48 gramë, degë të kanabisit prej 9.34 gramë, dhe 13 fara të kanabisit si dhe katër copa tabletë të thyer buprenofin. Gjatë kontrollit, nga ana e autoriteteve është marrë edhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë, njofton Telegrafi Maqedoni. Duke vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore, përkatësisht se ekzistojnë rrethana…

Lexo më Shumë

Në total 450 kandidatë janë paraqitur në 27 vendet e punës në Drejtorinë e Policisë Financiare. Më 5 korrik policia kërkoi 27 policë financiar për shkak të punës së madhe në këtë drejtori. Nga kjo drejtori paralajmërojnë testime shtesë për shkak të interesit të madh. “Do të përgatisim testime shtesë që t’i përzgjedhim kandidatët më të mirë. Me të gjithë kandidatët e paraqitur do të ketë intervistë, kontrolle sistematike dhe vlerësime të sigurisë si dhe procedura standarde”, thuhet në njoftimin e Policisë Financiare. Drejtoria është e obliguar që në afat prej tre muajsh të përfundojë të gjithë procedurat dhe t’i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, në rrjetin social facebook, ka dalë me një mesazh të shkurt lidhur me zhvillimet e fundit për rastin “Zhvatja”. Ai, raporton SHENJA, thotë se duhet të ketë drejtësi dhe çdokush të përgjigjet për veprimet që ka bërë. “Hetimi duhet t’i zbulojë gjitha detajet. Çdokush duhet të përgjigjet për veprimet e tij. Qytetarët merituan drejtësi”, ka shkruar Zaev.

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Shkup – Tetove, në afërsi të hyrjes për në Matkë. Gjatë aksidentit kanë mbetur të lënduar disa persona. Raportohet se disa nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në qendrën klinike. Sipas burimeve paraprake makina është me targa të Italisë, akoma nuk dihen shkaqet e aksidentit. Policia rrugore menjëherë ka arritur në vendngjarje, ka siguruar vendin dhe ka shoqëruar të lënduarit në spital.

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik akoma nuk i ka publikuar rezultatet nga analizat e ujit të pijshëm në Tearcë, ku pësuan 350 banorë me virusin rota. Nga ky Institucion apelojnë që uji të mos përdoret assesi për pije. “Paniku tek masa është i arsyeshëm. Bisedohet për shfaqje të enterokoliteve që manifestohet me të vjella. Alarmi u pranua dhe ekipet dolën në terren bënë regjistrimin e gjithë situatës. Besojmë se ka ardhur shkaku i pastrimit mekanik të një hidrocentrali dhe uji sërish është lëshuar në lumin Bistrica e cila përdoret për pije,e cila besohet se nuk është kloruar sa duhet dhe janë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit për shëndetësi të Aleancës për Shqiptarët, Bekim Tateshi kërkoi përgjegjësi nga Qeveria për, siç tha, politikat e pasuksesshme në shëndetësi dhe mos pastrimin e rastit me plagosjen e dy të rinjve në dasmë në Reçicë të Vogël të Tetovës. “Në spitalin ‘Zhan Mitrev’ dhe Kardiokirurgjinë shtetërore për fëmijë ne si komision shëndetësor në muajin dhjetor të vitit të kaluar kemi thënë se bëhet fjalë për një projekt që nuk është mirë i përgatitur  dhe është jotransparent dhe prandaj atëherë kemi thënë se do të vijë deri në mossukses”, deklaroi Tateshi në konferencën e sotme për shtyp në…

Lexo më Shumë

Disa muaj e ndajnë Maqedoninë nga #Rilindja e Maqedonisë, të tregojmë se më nuk ka vend për kastë politike preferenciale, por për politikanë të cilët do t’iu shërbejnë qytetarëve dhe Maqedonisë, ndërsa ata të cilët kanë gabuar dhe janë turpëruar para qytetarëve të bartin përgjegjësinë!, shkroi lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk. Sipas tij, sot është plotësisht e qartë se kemi punë me oktapod kriminal dhe se ky është realiteti, por, shton, pyetja është se çka ndërmarrin pushteti dhe institucionet. “Në vend se përgjegjësi të menjëhershme, ata vendosën që të hiqen dhe t’i gënjejnë partnerët…

Lexo më Shumë

Prokurori shtetëror, Lubomir Jovevski thekson për A1 se të gjithë personat të cilët janë të përfshirë në rastin “Reket” do të dëgjohen dhe do hetohen. “Ne nuk veprojmë në mënyrë selektive dhe askush nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia penale, nëse dikush ka kryer ndonjë krim. Theksoj që ky rast është veçanërisht një krim. Hetimi për rastin po vazhdon, dhe të gjitha veprimet hetimore po merren nga prokurori publik në mënyrë që të sigurohen prova që do të sigurojnë një plan për hetim të plotë të rastit”, tha Joveski. Ai theksoi se prokuroria nuk po vepront në mënyrë selektive dhe siguroi publikun…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për rrjetin prestigjioz televiziv evropian “Euronjuz”  i paralajmëroi vendet e Bashkimit  Evropian se do të jetë e dëmshme për rajonin, nëse para Shqipërisë fillojnë bisedimet për aderimin e Maqedonisë së Veriut, transmeton ATSH. “Evropa nuk po vështron më nga Lindja. Procesi i zgjerimit të BE drejt Ballkanit duket se po pëson një goditje”, theksoi Rama, duke shprehur shqetësimin për precedentin që po përjeton Maqedonia e Veriut në krahasim me vendin e tij për negociatat e anëtarësimit, një fakt që sipas tij mund të destabilizojë të gjithë rajonin. ”Duhet të marrim parasysh faktin që…

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike përmes një njoftimi për media thekson se incizimet e publikuara nga mediumet italiane lidhur me rastin “Haraçi” nuk kanë dalur nga Prokuroria. Ata thonë se bëhet fjalë për video-materiale që janë pjesë e procedurës dëshmuese në lëndë dhe të cilat në Prokurori i ka dorëzuar një dëshmitar, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Prokuroria Publike në këtë lëndë vepron në mënyrë profesionale dhe jopërzgjedhëse. Kështu që kontrollohen gjitha dyshimet dhe gjitha aspektet. Procedura hetuese është në rrjedhë dhe prokurori publike merr aktivitete hetuese që të sigurohen dëshmitë dhe të vërtetohet gjendja faktike sipas planit të përgatitur, i cili siguron hetim të…

Lexo më Shumë