Zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska ka folur lidhur me kërkesat e vazhdueshme të opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ajo dje theksoi se opozita dhjetë herë do të flasë për zgjedhje, vetëm që ta evitojë sfidën kyçe, si të sigurojmë që të gjithë të përgjigjen për krimin dhe të miratohet ligji për prokurori publike. Sipas saj, fillimisht është i rëndësishëm konsensusi për ligjin për prokurori publike, sidomos që opozita, thotë, deklarohet se është për BE-në dhe NATO-n. “Unë nuk e kam të qartë se opozita nuk kërkon zgjedhje, por dëshiron të shmangë diskutime, votime, mbështetje të ligjit që…
Author: Hamdi Kumanova
Një video material tjetër sot është publikuar nga gazetari Laris Gajser në gazetën italiane “La Verita”. Në këtë material dëgjohet biseda mes Bojan Jovanovski – Boki13 dhe biznesmenit të dyshuar Orce Kamçev, të cilët bisedojnë për kushtet se si do të jetë i liruar. Në njërën nga bisedat e dyta telefonike, dëgjohet edhe zëri i kryeprokurores speciale, Katica Janeva, por në një moment ai zë duke si ndërhyrës, i xhiruar më parë. Gazetari Laris Gajser ka paralajmëruar se do të publikojë edhe detaje të tjera lidhur me skandalin “Reket”, se si biznesmenit të njohur Orce Kamçev iu morën 1.5 milion…
Në një seri bisedash audio të publikuara nga e përditshmja italiane La Veritas në lidhje me aferën “Reket” mbizotërojnë bisedimet midis të dyshuarit të parë Bojan Jovanovski – Boki 13 dhe biznesmenit Orce Kamçev, pas së cilës prokuroria hapi një hetim për rastin. Në njërën nga bisedat, Kamçev i thotë Bokit 13 se i rregulloi paratë sipas specifikimeve të tij dhe i paketoi në një çantë që përputhet me stilin e tij – Louis Vuitton. “Valixhja i përgjigjet stilit tëndë”, i thotë Kamçev Bokit, duke shtuar se ai i ka numëruar për dy orë me dorë banknotat nga 50 euro.
Ka shkrepur 15 plumba në gruan 20 vjet më të re, Armendën, me të cilën po jetonte tash e sa kohë në Zvicër. Bajram Veliaj, 61-vjeçari nga Prizreni, pastaj i ka telefonuar vëllait dhe policisë për të treguar se e ka kryer krimin. Gjithçka ndodhi pas një fjalosjeje, derisa 42-vjeçarja po priste taksinë për t’u larguar nga shtëpia. Vëllai i Bajramit thotë se janë të shokuar nga ngjarja, ndërkohë që fqinjët kanë dhënë versionet e tyre se si e njohin çiftin. Për rastin reaguan edhe krerët e shtetit, përfshirë kryeministrin Haradinaj pasi e viktima është nëna e këshilltares së tij,…
Gjykata themelore Shkupi 1 e refuzoi kërkesën e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup për paraburgimin e ish-u.d. drejtorit të Regjistrit qendror, Andrea Popovski, i cili u arrestuar për shkak të dyshimit se e ka keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimet me punësim të kuadrove partiakë. “Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin e mbrojtjes së personit i cili u zbatua në Gjykatën themelore Shkupi 1 pas denoncimit të Policisë financiare, për përcaktimin e garancisë me masë të kujdesit. Në pajtim me nenin 146, paragrafi 1, pika 2, 3 dhe 6 caktoi obligim që personi të paraqitet në Gjykatë, marrje të përkohshme…
Në Spitalin e përgjithshëm në Dibër, sot kanë arritur aparate dhe pajisje, në vlerë prej rreth 35.000 dollarë, donacion i dibranit Salaudin Erbeli, i cili jeton në SHBA. Donacioni, sipas drejtorit të spitalit, Baki Halili përbëhet në aparate mjekësore, çarçafë, batanije dhe karroca invalidore. “Bëhet fjalë për nga një aparat për eko dhe ekg, pesë aparate për matjen e tensionit të gjakut, 10 karroca invalidore, 15 krevate elektrike, 100 batanije, më pas çarçafë, jastëk etj. Kjo ndihmë do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në institucionin tonë shëndetësor”, ka thënë Halili. Ai shprehu falënderim të madh në…
Ish kryetari i Komunës së Kavadarit, Aleksandar Panov gjatë ditë sotme është arrestuar. Siç njoftojnë nga MPB për ‘Fokus’, policia gjatë ditës së sotme në Kavadar gjatë kontrollit në shtëpinë e ish kryetarit të Komunës së Kavadarit ka gjetur 1.000 monedha arkeologjike, përcjell Telegrafi Maqedoni. Sipas njoftimeve, monedhat më herët janë gjetur në vende të ndryshme nëpër Maqedoni./Telgrafi/
Nga drejtoresha e deri te pacientët konsumojnë duhan brenda objektit të Klinikës për Kirurgji Plastike. Dhjetëra fotografi që kanë arritur në adresë të gazetës KOHA dëshmojnë se, askush nuk e respekton Ligjin për pirje të duhanit. Duhan pinë nga udhëheqësit e Klinikës deri edhe te pacientët që tymosin madje edhe në dhomat e pacientëve të shtrirë. Pacientë të shumtë në këtë Klinikë tregojnë për gazetën KOHA se motra medicinale, mjekë dhe pacientë tymosin ku të arrijnë, ndërsa Klinika i ngjan një çajtoreje fshati ku pihet lirshëm duhani. Nga korridori, dhomat e kontrollit, dhomat e mjekëve dhe motrave medicinale, dhomat e…
Në moshën 39 vjeçare ka ndërruar jetë Hoxha i nderuar Sali ef. Bislimi nga f. Sveta Petkë – Shkup, njëherit Referent përgjegjës për çështjen e Vakfit, pranë Muftinisë së Shkupit. Allahu e mëshiroftë kolegun tonë Sali ef. Bislimi. Ndërsa Familjes se ngushte dhe me gjere, Muftinise se Bashkësisë Fetare Islame – Shkup si dhe Muftiut te saj Qenan ef Ismailit, ia dhashtë sabrin./r.ibshi
Pas dy javëve arrest është liruar ish pjesëtari i U:K-së nga Kosova Tomoir Morina, kanë thënë burime nga burgu. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe ish funksionari i BDI-së, Valon Bela. “U lirua Tomor Morina. Më në fund. 2 javë ditë terror për Tomorin dhe familjen e tij për shkak të mendësisë millosheviçiane”, ka shkruar Bela. Pritet që këtë informacion ta konfirmojë edhe ambasada kosovare në Shkup./Lajmpress
Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu vrasësi serik, i cili ka fshehur dy trupa njëri pas tjetrit në Strumicë, është gjetur dhe ndodhet në paraburgim. “Mund të them para opinionit se identiteti i vrasësit në dy rastet në Strumicë është i njohur për policinë, por presim vërtetim zyrtar të ekspertizave të ADN-së për këtë vrasje dhe kemi të dyshuar që është në paraburgim”, tha Nuhiu, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se e dinë motivin e vrasjes dhe se ka ngjashmëri në mënyrën e vrasjes, madje edhe me vrasjen që ndodhi para disa muajve në territorin e Strumicës./Telegrafi/
Nga 308 shkolla dhe 114 kopshte për fëmijë që janë kontrolluar nga Inspektorati shtetëror shëndetësor sanitar (ISHSHS), mangësi të ndryshme në lidhje me higjienën e tualeteve dhe hapësirave tjera janë identifikuar madje në 156 prej tyre, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Meta.mk kërkoi nga ISHSHS informacion për higjienën në shkolla dhe kopshte, dhe sipas përgjigjes që morëm, mangësitë janë kryesisht nga aspekti sanitar-higjienik dhe sanitar-teknik. Dezinfektimi parandalues nëpër shkolla nuk bëhet, inventari është i shkatërruar, dyshemetë janë të dëmtuara, muret nuk janë zbardhura me gëlqere, ndërsa nuk bëhet as deratizimi (asgjësimi i minjve). “ISHSHS kreu kontrolle të rregullta inspektimi në 308…

