Qëndrimin se Demokracia e re nuk do të votoj për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, as në këtë e as në Parlamentin e ardhshëm, e përsëriti Kirjakos Micotakis, lideri i partisë më të madhe opozitare greke, nga Kosturi ku morri pjesë në shënimin e 106 vjetorit të çlirimit të qytetit. “Disa dhjetëra kilometra mbi liqenin në Kostur, ka një liqen tjetër, Liqeni i Prespës, të cilin sot, popullata greke e ka të njohur, jo nga bukuria e jashtëzakonshme natyrore e tij, por nga marrëveshja a turpshme e Prespës, të cilën e firmosën Cipras dhe Kamenos. Marrëveshje e cila e shmang gjuhën maqedonase…
Author: Hamdi Kumanova
Rritet dukshëm çmimi i biletave të autobusëve për transport ndër urban. Kompanitë arsyetohen se rritja e çmimit të biletave ka ardhur si pasojë shtrenjtimit të derivateve të naftës. Por ata që më shumë e ndjejnë këtë ndryshim, janë qytetarët që çdo ditë shfrytëzojnë këtë mjet transporti. Madje disa nga ta thonë se me rritjen e çmimit të biletave, më llogari kanë që të udhëtojnë me makinë se sa me autobus. Nëse zvogëlohen çmimet normal që më shumë njerëz do e shfrytëzojnë transportin publik. Ashtu është! Ulja e çmimeve do i shtyje qytetarët që të udhëtojnë me autobusë. Është rritur çmimi…
VMRO-DPMNE po përgatitet për raundin e ardhshëm të zgjedhjeve presidenciale, tha sot kryetari i partisë, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së tij në Manastir. Udhëheqësi i partisë opozitar VMRO-DPMNE-së gjithashtu tregoi se nëse shumica parlamentare merr vendim për zgjedhje të parakohshme, partia të cilën ai e kryeson do të jetë e gatshme. “VMRO-DPMNE do të përballojë të gjitha presionet, VMRO-DPMNE nga dita në ditë është më e fortë, VMRO-DPMNE është po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të mbahen në pranverë, ndërsa nëse shumica parlamentare vendos, VMRO-DPMNE do të jetë e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha…
Nesër, e hënë në Bruksel Maqedonisë do t’i prezantohet Kapitulli 24 për të drejtat, liritë dhe sigurinë e njeriut. Siç njoftojnë nga Kabineti i zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, kapitulli do t’i prezantohet Bujar Osmanit, nën rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me Maqedoni – Bashkimi Evropian (BE). Në kuadër të vizitës së Osmanit në Bruksel do të realizohet edhe takim joformal me përfaqësuesit e grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantohet edhe Plani 18, si dhe do të ketë takim pune me eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes…
Kryeministri Zoran Zaev në shënimin e tij të urimit për përvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, tha se pajtimi i palëve ndërluftuese ishte personifikuar në Bashkimin Evropian. “Evropa dhe bota e kujtojnë këtë ngjarje, sepse lufta traumatizoi dhe lanë plagët e thella për të gjithë njerëzit. Fatkeqësisht, më 11 nëntor 1918 nuk u ndaluan luftërat në Evropë. U deshën një konflikt tjetër botëror për të arritur një pajtim përfundimtar në mes palëve ndërluftuese. Sot ai pajtim është reflektuar në Bashkimin Evropian, një aleancë e vendeve të mësuarit nga e kaluara, përcaktohen përmes bashkëpunimit dhe besimit reciprok për të…
Qytetari denoncon: Përshëndetje Pa Censurë, e ëma ime ka problem me zemrën, sot shkuam që të bëjë një Eho, edhe pse bëhet fjalë për një sëmundje shumë të ndijshme dhe problematike, mjeku që e kontrolli mamanë time ishte gjatë tërë kohës me cigare. Gjesti i tij më nervozoi shumë, dua që t’i bëj publike këto foto nga Spitali i Tetovës dhe ta shohin të gjithë trajtimin e pacientëve nga ky mjek dhe kërkoj që urgjentisht i njëjti të penalizohet! Për të qenë skandali edhe më i madh, në derë ku kryhet kontrolli shkruan se rreptësisht ndalohet konsumimi i cigares! Tmerr…
Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, me ftesë të Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Republikës së Francës merr pjesë në përvjetorin e Armëpushimit të vitit 1918 dhe përkujtimin e viktimave, të lënduarve, të zhdukurve dhe personave të zhvendosur nga të gjithë popujt në të gjithë luftërat. Ceremonia me rastin e përvjetorit të Armëpushimit të vitit 1918 mbahet sot në Manastir dhe në të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga elita politike dhe përfaqësues diplomatik në vend.
Partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët ka reaguar ndaj mos pranimit të Kosovës në ENTSO, dhe për këtë kanë bërë përgjegjëse edhe BDI-në. “Vota e përmbajtur e Maqedonisë ndaj pranimit të Kosovës në Shoqatën evropiane të rrjetit energjetik ENTSO, e ka pamundësuar Kosovën që të bëhet pjesë e kësaj organizate të rëndësishme, për zhvillimin energjetik dhe ekonomik të Kosovës. Abstenimi i Maqedonisë ndaj Kosovës, në ENTSO, tregon se Maqedonia nuk e ka me gjithë mend njohjen e pavarësisë së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, dhe në rastin në fjalë, vota abstenim, ka plotësuar vetëm dëshirën e Serbisë dhe…
Bordi Ekzekutiv i Partisë së Pensionistëve (PP), në seancën e mbajtur më 10 nëntor 2018, konfirmoi qëndrimin e partisë për veprime vendimtare për të përshpejtuar proceset që sigurojnë integrimin euroatlantik të Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni. “Për Partinë e Pensionistëve nuk ka asnjë alternativë tjetër, as një opsion që mund të tejkalohet pengesa më e madhe të angazhimit strategjik të vendit për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE, duke forcuar identitetin kombëtar, duke konfirmuar gjuhën maqedonase, mbi të gjitha edhe nga fqinjët, në planin afatgjatë për të siguruar prosperitet, stabilitet dhe kushte për reforma cilësore në vend”, thuhet në deklaratën e…
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vlladimir Gjorçev kritikoi politikat ekonomike të qeverisë gjatë seancës së sotme në Kuvend për rebalancimin e buxhetit. Sipas Gjorçevit, turpi është se kryeministri Zoran Zaev e ka promovuar investimin e KFC-së në Maqedoni si një sukses të madh, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kemi ardhur deri aty që Kryeministri të hap restorant dhe ta promovoj atë si një sukses të madh investues. Ju pengojnë qindra investimet të cilët punësua mijëra njerëz dhe falë tyre është rritur eksporti, ndërsa ju KFC e promovoni si një investim të suksesshëm. Në vend të fabrikave keni hapur restorante”, tha Gjorçev. Pjesëmarrja në seancën…
Nikolla Gruevski nuk u paraqit në Shutkë. Gjykata, ditën e premte, pati një përpjekje të pasuksesshme që t’ia dorëzojë vendimin për dënimin 2-vjet burg për rastin Tanku. Korrierët gjyqësorë dje nuk e gjetën Gruevskin në shtëpi, dhe gruaja e tij Borkica iu tha atyre se ai nuk ishte aty. Me këtë, ish kryeministri përfitoi dy ditë lirie. Deri vonë në mbrëmje, një numër i madh i ekipeve të gazetarëve e pritën kryeministrin që të mbërrijë në Shutkë. Të hënën, vendimi ose do t’i dorëzohet në dorë në Gjykatën Penale ku duhet të paraqitet në seancën gjyqësore “Titanik” ose do ti…
Ish-deputetja dhe anëtarja e LSDM-së, Sofija Kunovska në profilin e saj të rrjetit social Facebook ka kërkuar që ish-funksionarëve të cilët janë të dënuar tu hiqen privilegjet dhe sigurimi. “Nuk e di se cili ligj duhet ndryshuar, por është e logjikshme që zyrtarëve e dënuar tu hiqen privilegjet dhe sigurimi që vlen për ish-zyrtarët. Me siguri nuk do të shkojnë me sigurimin e tyre që ta shlyejnë burgun”, shkruan Kunovska. Kjo ka të bëjë në lidhje me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili duhet të paraqitet në burg për shlyerjen e dënimit prej dy vjetësh. Mirëpo Gruevski ende nuk është paraqitur…

