Author: Hamdi Kumanova

Në shtator të këtij viti në Maqedoni janë evidentuar 108.711 turistë, të cilët kanë realizuar 260.320 bujtje, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Numri i turistëve në shtator të vitit 2018 në raport me shtatorin e vitit 2017, është rritur për 4,4 për qind, ndërsa i bujtjeve për 7,3 për qind. Në periudhën janar – shtator të këtij viti, lidhur me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i turistëve është rritur për 13,6 edhe atë: tek turistët vendorë për 14,1, ndërsa tek turistët e huaj për 13,3 për qind. Në nëntë muajt e parë të këtij viti, në krahasim me…

Lexo më Shumë

Anëtari i KE të OBRM-PDUKM-së dhe deputeti i Kuvendi të Maqedonisë, Vlladimir Gjorçev nëpërmjet një konference për shtyp tha se “OBRM-PDUKM-ja ju bën thirrje Zaevit, Makradulit dhe Shilegovit që menjëherë të ndalojnë me projektin e tyre për stigmatizimin e një kategorie të tërë të qytetarëve, dhe që ka të bëjë me afishet ngjitëse të automjeteve që nxjerrin gazra”. Ai tha se sipas ideve të Zaevit, Shilegovit dhe Makradulit një numër shumë i vogël automjetesh, gjegjësisht vetëm automjetet e atyre që mund ta përballojnë atë do të mund të shënohen me afishe ngjitëse të gjelbër, njofton Telegrafi Maqdoni. “Kjo masë e…

Lexo më Shumë

Procesi i implementimi të Marrëveshjes së Prespës do të zhvillohet ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e nënshkruar mes Maqedonisë dhe Greqisë, për zgjidhjen e çështjes së emrit. Qëndrimin e Qeverisë greke e ka përsëritur në një intervistë për radion greke “News247”, zëdhënësi, Dimitris Canakopulos. I pyetur se marrëveshja a do të shkoj për ratifikim në muajin mars në Greqi, nëse ndryshimet kushtetuese në vend përfundojnë në janar, ai është përgjigjur se ratifikimi i marrëvedhjes do të jetë në pajtueshmëri me dispozitat e vet marrëveshjes. Dimitris Canakopulos, zëdhënës i Qeverisë së Greqisë “Kryeministri ka thënë se marrëveshja do të dorëzohet në…

Lexo më Shumë

Gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012, do të vazhdojë më 19 nëntor. Në seancën e sotme dëshmuan tre persona ekspertë nga MPB, të cilët kanë krye analiza dhe hetime në disa makina. Për rastin “Monstra” në procedurë paraprake, lëndë e analizës kanë qenë automjetet “Opel Omega”, “Golf 3”, “Peugeot 306” dhe “Mazda 626”. Eksperti i cili ka punuar në analizat për identitetin e makinave përmes sistemit evropian për regjistrimin e makinave, tha se numri identifikues i makinës përmban 17 numra, përmes të cilëve makina “Opel Omega” dallon nga makinat tjera të…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë përmes një komunikate për media shpreh shqetësimin se në ndryshimet dhe plotësimet e fundit të Kodit Zgjedhor, që me procedurë të shkurtër janë propozuar nga pushteti dhe opozita në Kuvend, nuk është paraparë edhe fshirja e nenit të kontestueshëm për financimin e propagandës politike të partive gjatë kohës së fushatave zgjedhore. “Jemi të dëshpëruar se Qeveria që nuk i përmbush premtimet publike të dhëna para opinionit maqedonas dhe partnerëve ndërkombëtarë, se pas referendumit do të shfuqizojë mundësinë që paraja publike të shpenzohet për propagandë politike në media”. “Në fillim të shtatorit, këtë vit Qeveria iu…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të personave ekspertë të MPB-së të cilët kanë bërë analiza në disa automjete, sot Gjykata Penale në Shkup e vazhdoi gjykimin për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill 2012. Për rastin “Monstra” në procedurë paraprake, lëndë e analizës kanë qenë automjetet “opell omega”, “golf 3”, “pezho 306” dhe “mazda 626”. Eksperti i parë, i punësuar si shef në Sektorin për çështje kriminaliste-teknike, ka kryer edhe analiza daktiloskopike, gjegjësisht analizën e gjurmëve të gishtërinjve dhe gjurmëve, siç tha, të automjetit “pezho 306” dhe materialit lëndë të marrë prej tij, si edhe të automjetit…

Lexo më Shumë

Ekspertja e daktiloskopisë Mimoza Peshovska, po shpjegon se si i ka marrë gjurmët e gishtërinjve në makinën Pezho 306 që ka qenë makina e Alil Demirit, i akuzuar për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, raporton Shenja. Ekspertja shpjegon se ka marrë disa mostra nga makina për analizë dhe ka dalë me rezultate të sakta. Sipas saj, gishtërinjtë lënë shenja unike dhe nuk ka shanse të ngatërrohen pasi çdo njeri i ka specifike. Shpjegoi se në botë janë gjetur vetëm dy persona me gjurmë të njëjta gishtërinjsh. Ngjashmëri, siç tha, ka mundësi të këtë, por përputhje të plotë jo.…

Lexo më Shumë

Lobit Euro – Atlantik Shqiptar ka folur për ndryshimet Kushtetuese në Maqedoni dhe për pozicionimin e shqiptrëve si dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe. Ata e kanë komentuar “Marrëveshjen e Prespës” në mes të Greqisë dhe Maqedonisë, për zgjidhjen e kontestit të emrit ku tashmë kjo e fundit do të quhet Republika e Maqedonisë së Veriut, por që për t’u zbatuar kjo, duhet të bëhen ndryshimet Kushtetuese. Lobi e sheh të arsyeshme edhe nismën e disa partive politike shqiptare në Maqedoni për të zyrtarizuar gjuhën shqipe, por ata brengosen edhe për disa parti tjera të cilat nuk janë të mendimit të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, në një intervistë për “Kurir” ka folur rreth ngjarjeve të fundit në shtet, ndryshimet kushtetuese si dhe gjendjen ekonomike të qytetarëve. Mickoski thotë se gjyqësori në Maqedoni është i kapur nga politika, Prokuroria është nën kërcënime, ndërsa krimi po lulëzon. Sipas tij, pushteti është i paaftë edhe për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur. “E dini se ka fotografi katastrofale ekonomike, ka krim që lulëzon, qeveria po bën inovacione kriminale, ka tenderë që përfundojnë në xhepat privat. Por, goditja do të vijë nga qytetarët dhe nuk duhet të jesh analist ose ekspert për ta…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të rishikimit të Kushtetutës të jepet deklaratë shtesë interpretuese në lidhje me gjuhën dhe shtetësinë, kërkon zëvendësministrja e Mbrojtjes Civile të Greqisë dhe kryetare e partisë NEO, Katerina Papkosta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, Papakosta thotë se propozimi i saj tashmë dihet, ndërsa në ditët në vijim do t’i ftojë në dialog partitë politike. “Vlerësoj se nevojitet deklaratë interpretuese menjëherë pas përfundimit të rishikimit të Kushtetutës në vendin fqinj. Më konkretisht, deklarata interpretuese që e propozon NEO do të përcaktojë se : a) gjuha e vendit fqinj nuk ka…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorge Ivanov, mbrëmë ka mbajtur fjalim në Forumin për Paqe në Paris ku ka folur për shkollën për liderë të rinj, që e organizohet për nëntë vite me iniciativë të tij. Ai tha se kjo mund të shfrytëzohet si model për ndryshimin e arsimit pragmatik dominues, i cili sipas tij, duhet të orientohet drejt zgjidhjes, “Mesazhi im për ju liderë të sotshëm është: mos shikoni zgjedhjet e ardhshme, por gjeneratat e ardhshme. Investimi në liderë të rinj duhet të bëhet modë, trend i ri. Për ide të këtilla nuk duhet të kërkohen të drejtat autoriale. Kjo është shumë e…

Lexo më Shumë

Analisti Sasho Ordanoski ka komentuar zhdukjen misterioze të Nikolla Gruevskit për disa ditë me radhë, njofton agjencia e lajmeve INA. Duke analizuar këtë rast, ai jep disa teori, duke mos përjashtuar edhe paraqitjen e tij në burgun e Shutkës. Sipas tij, një teori është se ai tashmë ka marrë rrugën për një Belize me pasaportën e bukur të këtij shteti, i cili është anëtarë i Komunitetit të Karaibev. Ai thekson se më këtë pasaportë Gruevski pa vizë mund të udhëtoj në Meksikë, Honduras, Guatamala, Angli, Salvador, Kosta Rika….vende të bukura dhe përrallore. Sipas kësaj teorie,  deri në Belize ai ka…

Lexo më Shumë