Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka thënë se kryeministri dhe qeveria duhet të japin dorëheqje pas ikjes së Nikolla Gruevskit në Hungari. Ai kërkon që deri në mbajtjen e zgjedhjve presidenciale të ketë qeveri ekspertësh. “Të nisin hetime serioze dhe të pavarura për ata që e realizuar dhe mundësuan ikjen e Gruevskit. Kjo nuk mund të ketë ndodhur pa ndihmën e aktoreve politik në vend, por edhe në rajon. Qeveria dhe Kryeministri duhet menjëherë të jap dorëheqje dhe të zgjidhet Qeveri ekspertësh, dhe bashkë me zgjedhjet presidenciale të organizohen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë Sela, Në…

Lexo më Shumë

Propozim-ligji për amnisti të të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit i dorëzuar nga VMRO-DPMNE, para deputetëve do të gjendet në seancën e planifikuar më 26 nëntor. Me këtë propozim-ligj parashihet që të dënuarit për këto ngjarje të lirohen dhe të ndërpriten të gjitha procedurat penale në lidhje me 27 prillin.

Lexo më Shumë

Deputetit që mungon më së paku tre herë një pas një në seancat e Kuvendit, i hiqen 5% nga rroga Në koordinim te kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, u mor konkludimi se deputeti Nikola Gruevski, prej ditës së sotme konsiderohet si mungues pa arsyetim, duke i marrë parasysh informatat e organeve kompetente se ai është në ikje. Nga kuvendi përmes një njoftimi bëjnë të ditur se sipas Nenit 30 të Rregullores për punë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, deputeti i cili është i penguar të jetë i pranishëm në seancë të Kuvendit, nëpërmjet Grupit parlamentar…

Lexo më Shumë

Ministri i Jashtëm hungarez, Petar Sijarto, në pres konferencën e sotme është pyetur edhe në lidhje me arratisje e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, në Hungari, megjithatë ai nuk ka dhënë informata se si Gruevski ka hyrë në Hungari pa pasaportë. Edhe përkrah insistimit të gazetarëve, Sijarto nuk i është përgjigjur kësaj pyetjeje, duke thënë se nuk ka të drejtë dhe as kompetenca që të ndaj informata për procedura për azil që janë në rrjedh. “Supozoj se lënda është në procedurë për azil. Deri atëherë, nuk mund t’ju jap më shumë informata”, ka deklaruar ai. Sipas ligjeve të Hungarisë, Gruevski pas…

Lexo më Shumë

Nesër fillon të vlejë obligimi për posedim të domosdoshëm të pajisjes dimërore në automjete, i cili do të vlejë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Këshilli republikan për siguri të komunikacionit në rrugë sot u bëri thirrje vozitësve të jenë përgjegjës dhe ta respektojnë obligimin ligjor. “Edhe pse kushtet e motit ende janë stabile, megjithatë në periudhën në vijim priten temperatura nën zero, posaçërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe orët e mbrëmjes. Dukuria e ngricës në vende të caktuara me hije, ura, mbikalime apo nënkalime është pothuajse e qartë, ndërsa gjithashtu gjithnjë më e shpeshtë do…

Lexo më Shumë

Në koordinim e deputetëve me kreun e Kuvendit, Talat Xheferi është biesduar për mandatin e deputetit Nikolla Gruevski. Alsat nga burime brenda kabinetit të Xhaferit mëson se mandati nuk do ti merret Gruevskit pa u arritur kushti i paraparë me rregullore: mungesë e paarsyeshme për 6 muaj në bankat e Kuvendit. Burimet shtojnë se për çdo ditë që mungon pa arsye, rroga e Gruevskit so të zvogëlohet për 5 për qind dhe për 3 mungesa pa arsye për një muaj rroga e tij do të jetë për 15 për qind më e vogël se e deputetëve të tjerë. Këto informacione pritet…

Lexo më Shumë

Statusi i publikuar nga Nikolla Gruevski në profilin e tij të fejsbukut se ndodhet në Budapest ku kërkon azil politik nga autoritetet hungareze, u gjet në mediat greke të cilat e ndjekin rastin me ish kryeministrin e Maqedonisë, raporton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Lajmi gjithashtu ishte pjesë e edicioneve qendrore të lajmeve në televizionet greke, ndërsa gazetarët theksin e vënë në informacionin se Gruevski ka ikur tek Orban. “Nga kryeministër, refugjatë”, ishte titulli të cilin e zgjodhi televizioni grek “Antena” për të paralajmëruar kronikën e ish kryeministrit të Maqedonisë. “E kërkuan në Shkup, në Budapest ndodhet ish kryeministri Nikolla Gruevski…

Lexo më Shumë

Organet e rendit në Shkup thonë se Nikolla Gruevski nuk është larguar nga vendi përmes pikë-kalimeve zyrtare kufitare. Ish-kryeministrit i është konfiskuar pasaporta prej më se një një viti, që kur filluan proceset gjyqësore kundër tij. Autoritetet hungareze e konfirmuan se Gruevski ndodhet në Budapest ku ka kërkuar strehim politik. Ministria maqedonase e punëve të brendshme tashme është njoftuar për këtë. Ndërsa kërkohej nga policia në Maqedoni, ai vetë një ditë më parë tregoi përmes facebook se ishte në Hungari e sqaroi se ditët e fundit kishte marre disa kërcënime me jetë. Ish shefi i ekzekutivit maqedonas ka pasur raporte…

Lexo më Shumë

“Shikoni nëse me të vërtetë e zgjedhin Talatin, menjëherë dhjetëra deputetë para kabinetit te unë për ta mbrojtur kabinetin, gjysma para kabinetit, gjysma në sallë, shkruan ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski në mesazhet sms që i dërgoi Ilija Dimovskit që sot ishin lexuar në seancën për ngjarjet në shtëpinë ligjdhënëse më 27 prill të vitit të kaluar. Më 27 prill në orën 16:04 Nikolla Gruevski i dërgoi mesazh Veljanoskit “nga Pançe Kralev: Nga BDI-ja informacioni nga një njeri që erdhi nga mbledhja me Talatin, sot pasdite përgatitet për zgjedhje të Talatit për kryetar pas iniciativës së LSDM-së”. Gruevski më…

Lexo më Shumë

“Paraburgimi për të akuzuarit në rastin “Titanik” Mile Janakieski dhe Kirill Bozhinovski është kërkuar, pasi gjatë ditës së djeshme Prokuroria Speciale ka marrë informacione se ata janë përgatitur për të ikur në të njëjtën mënyrë sikur Nikolla Gruevski”. Këtë e deklaroi sot para gjykatës prokurorja speciale Lile Stefanova, para fillimit të seancës gjyqësore për rastin “Titanik”. Ajo tha se për Gruevskin do të kërkojnë nga gjykata që të gjykohet në mungesë, pasi ai është në mesin e të akuzuarve në rastin “Titanik”. Ish-ministrit të Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë së kaluar Kirill Bozhinovski mbrëmë…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti Knut Fleckestein, thotë se autoritetet hungareze nuk do të miratojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik. Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se ka pasur mendimin se Viktor Orban asnjëherë nuk ka miratuar kërkesat për azil në vendin e tij. “Vështirë mendoj se Qeveria e Hungarisë do të miratojë kërkesën për azil politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Për një gjë, Gruevski mund të jetë i sigurt për një proces të rregullt në Shkup dhe e dyta, çdo herë kam menduar se Orban nuk pranon kërkesa për azil në vendin e tij”, shkruan Fleckenstein. Përndryshe, ish-kryeministri Nikolla…

Lexo më Shumë

Prokurorja Fatime Fetai sot pas seancës “Titanik 2” nuk ka komentuar rastin e arratisjes së ish kryeministrit Nikolla Gruevski. Fetai është përgjigjur shkurt që nuk e ka idenë, ndërsa në pyetjen se a po fiton kohë nga gjykata Gruevski, një gjë të tillë nuk ka dashur të komentojë, njofton TV21.

Lexo më Shumë