Përqindja e vdekjeve të foshnjave të parakohshme është zvogëluar, këtë e konfirmojnë nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë. Sipas të dhënave nga klinika në vitin e kaluar 2017, numri i foshnjave të parakohshme të vdekur ishte 167 nga 781 ose 21% e pacientëve të trajtuar në njësinë e kujdesit intensiv, ndërsa në vitin 2018, gjithsej 96 nga 595 ose 16% e pacientëve të trajtuar vdiqën në të njëjtën periudhë prej 10 muajsh. Nga Klinika theksojnë se bëhet fjalë për vdekshmëri të vdekjet e parakohshme, të cilat janë foshnje të parakohshme dhe foshnje me rrezik të lartë. Klinika e Gjinekologjisë këtë…
Author: Hamdi Kumanova
Nga partia opozitare e VMRO-DPMNE-së kanë reaguar ndaj caktimit të masës së paraburgimit për Mile Jankieskin dhe Kiril Bozhinovksin duke theksuar se kjo është bërë për të tërhequr vëmendjen e opinionit. “Nëse gjykata i hedh poshtë ankesat pa asnjë argument, ajo do të jetë një konfirmim se shteti i drejtë këtu nuk ekziston. I respektuari, Zoran Zaev është i gatshëm që ta sakrifikojë të tërë shtetin, zyrtarët policor dhe zyrtarët kufitar vetëm që të shpëtojë veten dhe të ikë nga përgjegjësia. Pas kësaj, sakrifikon dhe arrestohen njerëz si Mile Janakieski, Kiril Bozhinoski, dhe kushdo që të jetë në radhë vetëm…
Bojko Borisov i Bullgarisë ishte pari burrështetas i huaj i cili ka udhëtuar me “Tankun” e Gruevskit gjatë një vizite zyrtare në Maqedoni. Thuhet se mjeti i “frikshëm” me çmim astronomik, ka bërë pak më shumë se 26.000 kilometra. Tashmë, Mercedezi 600 mijë euro ka ndryshuar rrjedhën e jetës së Gruevskit, siç ndryshoi dhe rrjedhën politike. Pas dënimit me dy vite burg, ai ka vendosur të kërkojë azil në Hungari.
Të gjitha partitë politike shqiptare kanë kundërshtuar propozimin e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni, që gjatë regjistrimit të popullsisë të fshihet paragrafi rreth përkatësisë etnike dhe asaj fetare. Këto reagime vijnë pasi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka paralajmëruar se në bazë të propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë, nuk parashihet paragrafi mbi përkatësinë etnike dhe religjionit. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski, ka theksuar se të dhënat rreth përqindjes së përkatësisë etnike dhe asaj fetare janë keqpërdorur për qëllime politike. Në bazë të regjistrimit të popullsisë, që parashihet të realizohet në prill të vitit 2020, për…
Qytetarët e Kumanovës sot kanë protestuar për ndotjen e ajrit në këtë qytet ku kanë kërkuar të merren masat afatgjata, afatmesme dhe afatshkurtra për të ulur ndotjen e ajrit. Protesta u organizua nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sipas disa organizatorëve, pas 14 ditëve të ndotjes së lartë të ajrit, autoritetet komunale morën vetëm një pjesë të vogël të masave të parashikuara për zvogëlimin e ndotjes, ndërsa opozita pas 14 ditë ndotje të ajrit ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme. Ne u bëjmë thirrje publikisht personave të autorizuar nga sektori për planifikimin urban, njësisë prë mbrojtjen e mjedisit, shërbimeve të inspektimit nga inspektorati…
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoikovski ka deklaruar se kryeministri Zoran Zaev me tezën e tij se Gruevski mund të ketë qenë i kidnapuar, ka akuzuar Republikën e Hungarisë se ka kidnapuar shtetas të Maqedonisë. “Turp të tillë Maqedonia nuk meriton”, ka thënë Stoikovski, i cili ka shtuar nuk ka asnjë arsye që Mile Jankievski dhe Kiril Bozhinovski të jenë në paraburgim. “Zoran Zaev është i gatshëm të bëj gjithçka vetë vet të shpëtoj nga përgjegjësia. Ai po sakrifikon dhe paraburgos njerëz si Mile Janakievski, Kirill Bozhinovski dhe kush do qoftë në radhë vetëm për të defokusuar opinionin”, ka thënë Stoillkovski,…
Nga Prokuroria Publike në lidhje me vendimet e Këshillit Penalë të Gjykatës Themelore Shkup 1 thanë se masa e cila ju ka caktuar paraburgim të pandehurve Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieskit, në kuadër të lëndës së “Titanik”, është për shkaqe të rrezikut për të ikur nga vendi. Nga Prokuroria Publike shpjegojnë për publikun se rreziku i ikjes së të dy akuzuarve është konstatuar nga Këshilli Penal në Gjykatë Themelore Shkupi 1 me vendimin e marr që nga 2 korriku ku të pandehurve u janë caktuar masat e caktuara, konfiskimi i dokumenteve të udhëtimit për kalim të kufirit dhe pasaportat diplomatike,…
Sipas agjencisë së mediave bullgare “Fokus”, ish kryeministri i Maqedonisë, i cili mendohej që ende është në Hungari, ka ndërruar vendodhjen. Për gazetën, informacionin e ka bërë të ditur një funksionarë i lartë i VMRO-DPMNE-së, me çka si destinacion të radhës e ka theksuar Rusinë dhe Turqinë. Ndërkaq dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, transmeton Portalb.mk. Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze…
Arratisja e bujshme e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski ngjan si të ishte një film me spiunë.Gruevski kaloi me kartë identiteti në Shqipëri e më pas në Mal të Zi dhe pas kësaj mbërriti në Hungari ku aplikoi edhe për azil politik.Ish-Gjatë gjithë kohës ai është ndihmuar nga diplomatët hungarezë të cilët i siguruan transportin. Të dhënat nga policia maqedonase, shqiptare dhe malazeze tani paraqesin një pamje relativisht të saktë të rrugës të arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përmes Ballkanit në Hungari, për të shmangur dënimin me dy vjet burg. Më pas rruga kalon përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë me mbështetje diplomatike…
Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë sot, me rastin e Ditës botërore të fëmijëve të lindur para kohe, do ta prezantojë statistikën më të re lidhur me uljen e për qindjes së vdekshmërisë tek foshnjat, si dhe masat të cilat ndërmerren për vazhdimin e këtij trendi të uljes së vdekshmërisë. Në shënimin e Ditës botërore të fëmijëve të lindur para kohe, që sivjet mbahet nën sloganin “Të bashkëpunojmë: Partneritet me familjet në kujdesin e fëmijëve të lindur para kohe”, Klinika do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim me organizatën civile “Lulka”. Slogani i sivjetëm i Ditës botërore të fëmijëve të lindur…
Shtresë e borës prej gjashtë centimetrave është formuar sot në mëngjes në Mavrovë, ndërsa në Krushevë dhe në Lazaropole katër gjegjësisht tre centimetra. Temperatura më e ulët prej -5 gradë është matur në Berovë. DPHM për sot paralajmëron mot me vranësira mesatare dhe të ftohtë, me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në zonat më të larta malore dëborë veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore. Do të fryjë erë nga drejtimi juglindor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri në 10 gradë celsius. Në Shkup moti i ndryshueshëm me shi të kohëpaskohshëm dhe erë të dobët deri…
Peter Erdlay është redaktor dhe gazetar në një nga mediat hungareze që janë të pavarura dhe jashtë kontrollit të qeverisë së Viktor Orban. Ai punon në portalin “444.hu”, dhe merret me tema të hulumtimit, sigurisë kombëtare dhe korrupsionit. Peter Erdlay në intervistë për “Makfax” tha se deri në një shkallë kryeministri i Hungarisë është i përzier në organizimin e ikjes së Nikolla Gruevskit, veçanërisht pas marrjes së informacionit se ai ka lëvizr me veturën diplomatike nga ambasada në Tiranë, nga ku ka vazhduar rrugën për në Malin e Zi. Në pyetjen e gazetarit se a do të marr azil politik…

