Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot në konferencë për shtyp në Ministrinë e Financave sqaroi se mjetet në Propozim-buxhetin të parapara për furnizimin e mobiljeve nuk kanë të bëjnë për mobilje në kabinetet e ministrave, por për pajisimin e shkollave, konvikteve, fakulteteve, stacioneve policore, vendkalimet, qendrat e pranimeve. Duke i komentuar shkrimet nëpër mediume, Tevdovski theksoi edhe në paragrafin dedikuar për automjetet nuk janë planifikuar mjete për komfor të funksionarëve, por për furnizimin e automjeteve në shëndetësi, gjyqësi dhe shërbime inspektuese që të mund ato t’i kryejnë obligimet e tyre të rregullta. I pyetur nëse janë para në Propozim-buxhet nëse…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot në Aman është pritur me nderime më të mëdha shtetërore dhe ushtarake nga Mbreti jordanez Abdullahu i Dytë Ibën Al Hysein, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Jordani. Gjatë takimit, siç kumtoi Kabineti i presidentit, u bë fjalë për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes Maqedonisë dhe Jordanisë, ndërsa janë shqyrtuar edhe mundësitë për thellimin e tyre në më shumë sfera me interesë të përbashkët “Për ne me rëndësi të madhe është se ju e keni njohur Republikën e Maqedonisë me emrin e saj kushtetues. Kjo shumë do të thotë për…

Lexo më Shumë

Njohësit e çështjeve politike në Maqedoni, konsiderojnë se rasti i arratisjes së ish kryeministrit të Maqedonisë nga vendi pas njoftimit të Gjykatës se ai duhet të paraqitet në burg për të vuajtur dënimin prej dy vjetësh, për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, “dëshmoi se institucionet e shtetit janë jofunksionale”. Ndërkohë, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, është zotuar se do të ketë përgjegjësi nëse hetimet që kanë nisur, dëshmojnë se ndonjë institucion apo individ është i përfshirë apo ka ndihmuar arratisjen e Gruevskit përmes lëshimeve eventuale. Organizatat joqeveritare dhe opinioni publik përmes rrjeteve sociale kërkojnë që sa më parë të…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike bënë një hetim paragjyqësore për blerjen e aksioneve të “Fershped” në vitin 2013, kur disa aksionarë raportojnë se janë mashtruar, njofton “Makfax”. Prokuroria e krimit të organizuar në dy raste (janar dhe tetor) ia dorëzoi PSP-së disa lëndë, njëra prej të cilave lidhet me këtë rast. Nga PSP konfirmojnë se kishin marrë më shumë lëndë nga Shkupi dhe Prokuroria për krimin e organizuar, por nuk zbuluan detaje për fshehtësinë e para hetimit. Jozyrtarisht, rastet kanë të bëjnë me zgjatjen e hetimit në rastin “Perandoria”. Sipas informatave, këto janë të lidhura me blerjen masive të aksioneve në “Fershped”…

Lexo më Shumë

Sot para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë do të mbahet protestë kundër ndryshimeve kushtetuese që parashihen sipas marrëveshje së Prespës. Si iniciator i kësaj proteste shihet lëvizja “Maqedonia bojkoton”, e udhëhequr nga Todor Petrov, Janko Baçev dhe Filip Petrovski. Sipas informacioneve nga rrjetet sociale pritet që në protestë të dalin një numër i madh i qytetarëve.

Lexo më Shumë

Naum Stoilkovski në një konferencë për shtyp ka akuzuar gjyqësorin në Maqedoni për mungesë të argumenteve për vendimin për paraburgim të Mile Janakieskit dhe Kiril Bozhinovskit. Stoilkovski tha se sqarimi i djeshëm i Prokurorisë Speciale Publik tregon se sa është e politizuar dhe se sa është e pa bazë vendimi për paraburgimin e Mile Janakieskit. “Ata heshtin të tregojnë nëse Jankieski dhe Bozhinovski i kanë respektuar në tërësi masat e caktuar. A ka ndonjë të premte që ata që nuk janë lajmëruar në gjykatë”, tha Stoilkovski. Ai shtroi pyetje se kush ka dhënë urdhër që DSK të ndjek kryetarin e…

Lexo më Shumë

Nga partia në pushtet thonë se me buxhetin e vitit 2019-të është siguruar drejtësia sociale, më shumë para tek qytetarët dhe më shumë ndihmë për çdo familje, njofton Telegrafi Maqedoni. Me reformimin e sistemit social dhe mbrojtje të fëmijëve në vitin 2019-të janë siguruar plotësisht 2.2 miliardë denarë. “Për më shumë se për 60.000 fëmijë është paraqitur shtesë edukative dhe të ardhura shtesë për fëmijë”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. Nga atje shtojnë se me reformën e sistemit social dhe mbrojtjen e fëmijëve çka e ka përgatitur Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, për 300 për qind e rritë ndihmën…

Lexo më Shumë

Maqedonia nuk ka nënshkruar marrëveshje ndërshtetëror të ekstradimit me Hungarinë, me të cilën do të kërkohej që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të shlyej dënimin me burg dyvjeçar për blerjen e “mercedesit”. Nga Ministria e Drejtësisë për “Makfaks” thanë se nëpërmjet akteve të tjera ligjore do t’i kërkonte autoriteteve hungareze që ta dorëzonin atë në Maqedoni. Aktet ligjore përmes të cilave kërkohet ekstradimi i Gruevskit janë Ligji për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, konventa evropiane për ekstradimin nga viti 1957 dhe dispozitat e marrëveshjes ndërmjet RSFJ-së dhe Republikës Popullore të Hungarisë për ndihmë të ndërsjellë juridike nga viti 1968. Në mënyrë…

Lexo më Shumë

Derisa ish kryeministri Nikolla Gruevski gjendet në arrati, familjarët e tij po kryejnë obligimet e përditshme ashtu si duhet. Kështu, sipas mediave maqedonase bashkëshortja e tij Borkica shkon në punë rregullisht derisa nga Komisioni për letra me vlerë thonë se ajo bën punët ashtu si duhet. “Znj. Borkica Gruevska në Komisionin për letra me vlerë është punësuar në shtator të vitit 2002 dhe cdo ditë po bën punët si duhet në vendin e punës si kordinatore në Sektorin për hulumtim dhe zhvillim të tregut të kapitalit dhe bashkëpunimit ndërkombëtarë”, theksojnë kështu nga ky institucion.

Lexo më Shumë

Tregu i shërbimeve postare në Maqedoni duhet të liberalizohet tërësisht që nga 1 janari i vitit 2019-të. Kjo është ajo që përshkruhet nga dispozitat e tanishme të Ligjit të Shërbimeve Postare, që parashikon heqjen e zonës së rezervuar për dërgesat deri në 50 gram. Më pak se dy muaj para këtij afati, Posta Maqedonase si mbajtëse e monopolit në zonën e rezervuar, përsëri kërkon, anulimin e katërt të liberalizimit, ndërsa Ministria përkatëse ende analizon nëse do të pranojë kërkesën ose do të mundësojë liberalizimin e plotë të tregut. Në të njëjtën kohë, rregullatori, Agjencia postare, si dhe operatorët privatë të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për Alsat tha dje se ai është i sigurt se Gruevski do të kthehet në Maqedoni. “Nëse ka përgjegjësi, do të mbaj përgjegjësi secili, duke filluar nga unë dhe secili njeri tjetër. Por, nuk mundemi të shkarkojmë njerëz, për shkak se publiku është i zemëruar. Edhe më herët ishte dilema nëse Zaev është marrë vesh me Gruevskin në Marrëveshjen e Përzhinos, doli se nuk paska qenë ashtu”, tha Zaev Ai shtoi se Gruevski do të kthehet dhe shteti i Hungarisë duhet të thotë nëse ai ka qenë i rrëmbyer dhe a ka hyrë me vullnetin…

Lexo më Shumë

Qeveria në propozim buxhetin e ardhshëm ka ndarë 1.1 miliardë denarë për rritjen e punësimit dhe mbështetjes së punësimit në vend, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në konferencën e sotme për shtyp në Veles. Ajo tha se është duke u përgatitur 91 për qind e planit operativ për vitin e ardhshëm, i cili drejtohet së bashku nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me Agjencinë e Punësimit, Fondin e Inovacionit, Odat Ekonomike dhe zyra e zv. kryeministrit për Çështjet Ekonomike, Koço Angjushe. “Ne po përpiqemi të krijojmë një plan që mund të rrisë punësimin…

Lexo më Shumë