“Kërkesa për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, me dokumentacionin e nevojshëm duhet të dërgohet në Hungari sot ose më së voni nesër”, njoftoi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska. Përkrah dokumenteve për rastin “Tanku” në të cilën Gruevski është dënuar me dy vite burg, autoriteteve hungareze do t’u dërgohet edhe dokumentet për akuzat tjera dhe procedurat hetimore që janë ngritur kundër Gruevskit. Deskoska thekson se ka bazë juridike për ekstradimin e Gruevskit dhe pret që ai të kthehet në Maqedoni. Sipas saj, Hungaria nuk ka arsye që t’ia jep statusin e azilit dhe pret që kërkesa e tij të refuzohet./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë Hashemite të Jordanit, sot në Aman realizoi takime me kryeministrin e Mbretërisë së Jordanit, Omar Razar, me kryetarin e Senatit, Faisall El-Fajez, me kryetarin e Dhomës përfaqësuese Atef Taravneh, si dhe me anëtarë të Dhomës përfaqësuese. Në takimin me kryeministrin jordanez, Razar, presidenti Ivanov, siç kumtoi Kabineti i rij, ka theksuar se që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Republika e Maqedonisë synon drejt relacioneve stabile dhe miqësore me Mbretërinë Hashemite të Jordanisë. Presidenti i Maqedonisë ka shprehur shpresë se me intensifikimin e dialogut politik, do të…
Firma kineze “Sinohidro” ka hapur tunelin më të gjatë në histori të Maqedonisë, pas katër viteve e gjysmë punë nën mbikalimin Preseka. Bëhet fjalë për tunelin e parë i cili është hapur me ndërtimin e autostradës Kërçovë Ohër, ndërsa pritet të hapet edhe një tjetër. Gjatësia e tunelit do të jetë më pak se dy kilometra, ose saktësisht 1996 metra. Sot edhe zyrtarisht do të bëhet hapja e tunelit të parë, ndërsa i dyti pritet të hapet muajt e ardhshëm./Telegrafi/
Me Marrëveshjen e Prespës ekzistojnë parakushte që të dalim nga qorrsokaku në dobi të Ballkanit dhe të dy vendeve, thotë ministri alternativ i Mbrojtjes të Greqisë, Panagiotis Rigas në intervistën për gazetën greke “Dokumento”. “Bëhet fjalë për një problem shumëvjeçar që aspak nuk e krijuam ne. Qeveritë paraprake kanë investuar në nacionalizmin ekstrem dhe jo në patriotizëm, duke e çuar situatën në një qorrsokak”, thotë Rigas duke shtuar se sot ekzistojnë parakushte që të dilet nga qorrsokaku në dobi të Ballkanit, të Greqisë dhe të IRJM-së. “Në këto korniza, si vendet e Evropës ashtu edhe SHBA-ja dëshirojnë që të zgjidhjet…
Seanca e sotme për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë është anuluar, për shkak se prokurorja Vilma Ruskoska është zgjedhur shefe e Departamentit kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ruskoska sot ka dhënë betimin për pozitën e saj të re, ndërsa seanca për ngjarjet e 27 prillit është caktuar për ditën e nesërme, njofton Telegrafi Maqedoni. Në seancat paraprake për ngjarjet e 27 prillit, si dëshmi janë prezantuar SMS porositë që të akuzuarit i kanë dërguar në natën e përgjakshme. Në seancën e fundit u lexuan SMS porositë nga celulari i dëshmitarit Sashko Kocevski,…
Më tepër dëborë në 24 orët e fundit ka rënë në Mavrovë 25 centimetra dëborë. Dëborë ka edhe në Krushevë dhe Llazarapole 18, në Kodrën e Diellit 17, Topollçan 16, Pretor 14, Manastir 13, Berovë dhe Gjurishtë 10 centimetra. Reshje të shiut ka pasur në Manastir, ku kanë rënë 41 litra në metër katrorë, pas çfarë vijon Gjevgjelia me 34, Pretori me 31, 27 në Demir Kapi, 24 në Dojran, 23 në Strumicë, 20 në Prilep, Shtip dhe Vinic. 19 në Krushevë dhe Topollçan, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Për sot paralajmërohet ulje e pjesshme dhe afatshkurtër e vranësirave, por…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se gjitha institucionet shtetërore po luftojnë me ajrin e ndotur, ndërsa akuzon VMRO-DPMNE-në se gjatë qeverisjes së tyre janë blerë vetëm makina të shtrenjta. “Liderët e rrejshëm, kriminelët e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së kanë harxhuar paratë e qytetarëve për të blerë “Mercedes” afërsisht 600 mijë euro, për t’i kënaqur dëshirat e kriminelit Nikolla Gruevski. Kanë harxhuar miliona euro për barok, përmendore luksoze dhe tenderë kriminalësh, derisa ndërtonin në mënyrë josistemike shkatërruan gjelbërimet”, thonë nga LSDM, Ata thonë se lufta me ndotjen e ajrit është bërë prioritet strategjik i qeverisë së…
Ish kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Gruevski i ka ikur drejtësisë së Maqedonisë dhe është strehuar në Hungari, shkruan Almakos. Në medie po spekulohet se Gruevski mund që të ketë lëshuar Hungarinë dhe të jetë nisur në drejtim të Federatës Ruse. Por e vërteta është se vet ish kryeministri Gruevski u lajmërua prej Hungarisë. Qeveria e Republikës së Maqedonisë e ka shpallur nën kërkim, ish kryeministrin Nikolla Gruevski. Këtë shpallje lehtësisht mund që ta gjeje secili njeri edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përndryshe, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski gjatë kohës së sundimit të…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski në tetor ka pranuar pagë më të madhe se kryeministri Zoran Zaev. Të dhënat e marra nga Qeveria, të cilat “Vërtetmatësi” i kërkoi për verifikim të një prej premtimeve zgjedhore të LSDM-së lidhur me llogaridhënie e qeverisë, tregon se neto-paga e Ministrit Spasovski arrin 92.299,00 denarë, dhe është më e lartë se neto-paga e kryeministrit Zaev e cila është 88.161 denarër, për 4.138 denarë ose rreth 70 euro. “Vërtetmatësi” këto ditë (09.11.2018), realizojë vlerësimin e premtimit të LSDM-së dhënë gjatë kohës së zgjedhjeve parlamentare (dhjetor 2016), me të cilin zotohet se në gjashtë…
Drejtori i Institutit për histori kombëtare Dragi Gjorgiev, në një deklaratë për AIM thotë se identiteti nuk mund të ndryshohet me ndonjë fjali, fragment, qofshin edhe në Kushtetutë. Sipas tij, edhe me ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me vendimet e KAÇKM-së, themelet e shtetit përsëri do të mbesin sipas shpalljes së KAÇKM-së në vitin 1944, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Mendoj se nëse ndryshohet ndonjë segment i Kushtetutës, kjo nuk do të thotë se ndryshohet edhe identiteti jonë. Identiteti nuk mund të ndryshohet me ndonjë fjali, fragment, madje qofshin ato edhe në Kushtetutë. Kundërproduktive është të flitet për ndryshimin e identitetit të…
Hamdi Nuhiju Ministri i kulturës, Asaf Ademi pas një periudhë të shkurtër kohore sa gjendet në ministrinë e kulturës ka ndryshuar komplet dizajnin dhe strukturën e ministrisë. Ka bërë të mundur që një numër i madh i të rinjve dhe të rejave shqiptare të punësohen në këtë ministri, ku qytetari i thjeshtë do të ketë mundësi që të mos diskriminohet në asnjë bazë. Definicioni i patriotizmit në Maqedoni varion prej manipulimeve mediatike dhe politike ku lehtësisht masat e gjëra popullore mund që t`i gënjesh me patriotizëm të rrejshëm, me bërjen e shqiponjës me duar, ndërsa në anën tjetër të punosh…
Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski sot para fermerëve dhe kultivuesve të Berovës njoftoi një sërë masash që do të ndikojnë në përmirësimin e pozitës së bujqve dhe fermerëve të kafshëve në vitin 2019. Siç tha Nikollovski, në Ministri po përgatitet programi buxhetor, që është 17 milionë euro për vitin e ardhshëm, gjë që tregon se bujqësia është një sektor me një rritje të vazhdueshme të mjeteve, njofton Telegrafi Maqedoni. “Në pjesën e ligjit për tokën bujqësore presim propozime nga të gjitha njësitë rajonale për të cilat komunat ka interes. Në lidhje me thirrjen publike për sipërfaqe joatraktive, nga klasa e…

