Kjo vlen në përgjithësi, gjithandej ku jetojnë shqiptarët, por, kur bëhet fjalë për vendbanimet e rajonit të Karadakut të Shkupit, Brezës, Malinë e Tanushë si dhe Bllaca, kjo i tejkalon të gjitha normat, standardet, kriteret dhe parimet, çfarëdo qofshin ato dhe të cilësdo kategori të jenë. Në këto vendbanime, që fatkeqësisht nga pushteti i koalicionit të vjetër dhe të ri LSDM e BDI, ashtu siç fillimisht padrejtësisht u la në kuadër të komunës Çuçer-Sandevë, sot i njëjti pushtet, sërish padrejtësisht dhe në vazhdimësi, po ushtron dhunë, padrejtësi, anashkalim e maltretim për banorët e kësaj ane. Banorët e këtyre fshatrave, vite…
Author: Hamdi Kumanova
SHBA-ja fuqimisht beson dhe është e bindur se Marrëveshja e Prespës, afatgjatë, do të jetë në dobi edhe të të dyja vendeve dhe të qytetarëve të tyre, thotë ambasadori amerikan në Greqi, Jeffrey Pyatt në intervistën për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA, dhe edhe një herë e shfaq mbështetjen e SHBA-së për marrëveshjen. Jeffrey Pyatt thotë se është kyçe për marrëveshjen, qoftë lidershipin që e kanë treguar kryeministrat e të dyja vendeve, por edhe guxim dhe vizionin e tyre të madh politik. Ambasadori amerikan në Greqi, shton se meritë të madhe ka pasur edhe ndërmjetësuesi Methju Nimicm i cili ka…
Ish-ministrja Elizabeta Kançeska-Milevska në intervistë për emisioni “24 hapur” tha se “i gjithë ky pajtim duhet të kalojë nëpër principe integruese dhe ligje reformuese. E gjithë kjo që na ndodhi me arratisjen e Gruevskit, dhe tani edhe me Mijallkovin na çon në këtë drejtim, dhe ky është trupi i pajtimit dhe duhet të bëjmë analizë të gjithë gjendjes”. Ajo theksoi se nuk e arsyeton arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski në Hungari duke e karakterizuar si mos pasje dëshirë të ballafaqohet me fajin dhe me gabimet, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ajo gjithashtu potencoi se nuk e ka pritur arratisjen nga Gruevski dhe…
Drejtoria për zbatimin e sanksioneve do ta promovojë projektin “Përforcimi i sistemit ndëshkimor-përmirësues dhe shërbimit provues”, që filloi të realizohet më 31.08.2018. Projekti zbatohet në bashkëpunim me Fondacionin për bashkëpunim ndërkombëtar juridik nga Gjermania dhe Qendra për bashkëpunim juridik nga Holanda, ku shfrytëzues kryesor është Drejtoria për zbatimin e sanksioneve pranë Ministrisë së Drejtësisë. Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të zhvillojë efikasitetin e sistemit penitenciar dhe zhvillimit të shërbimit provues efektive, duke respektuar të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e personave të cilëve ju vendosen masa me qëllim të risocializimit të tyre në shoqëri. Me ndihmën e këtij…
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, duhet të jap spjegime në rast të dhënies së azilit politik të kërkuar nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski. Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, tha përmes rrjetit social Twitter se “nëse konfirmohet, unë pres disa spjegime nga Viktor Orban”. Johannes Hahn ✔@JHahnEU I take note of reports about #Hungary’s decision to grant political asylum to @GruevskiNikola. If confirmed, I expect a sound explanation of its grounds by @Viktor_Orban. 1/2 29 9:40 AM – Nov 21, 2018 Twitter Ads info and privacy 29 people are talking about this
Analisti politik hungarez András Rácz, në një intervistë për “Euronews” tha se nuk ka dëshmi se Nikolla Gruevski është i kërcënuar me jetë nëse kthehet në Maqedoni. “Nuk ka asnjë dëshmi publike, që mbështet pohimet e qeverisë hungareze se Gruevski do të jetë në rrezik nëse kthehet, nuk kemi parë dëshmi publike për një gjë të tillë”, tha András Rácz. Analisti thotë se në mënyrë legale qeveria hungareze ka të drejtë t’ia miratojë kërkesën për azil ish-kryeministrit të Maqedonisë. Ai thekson se gjithë procesi i Gruevskit është kontradiktor si për interesat e Hungarisë si vend anëtare e BE-së dhe NATO-s,…
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi, ka marrë pjesë në Sesionin e 64 të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në fjalimin e tij, Xhaferi tha se Maqedonia ka dhënë kontribut në misionet paqeruajtëse të NATO-s dhe prej vitit 1991 kur u bë shtet, e ka zgjedhur rrugën nëpër të cilën do të ecë. “Ky përcaktim ishte udhërrëfyesi i cili luajti rol tejet pozitiv në proceset e përgjithshme të tranzicionit të shteteve të Evropës Juglindore ndër të cilat është natyrisht edhe Republika e Maqedonisë. Respektivisht, nëpërmjet tij ne mësojmë dhe i pranojmë parimet dhe standardet e demokracisë parlamentare, respektimin e të…
Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate njofton se e ka dërguar kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski nga Hungaria. Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ekstradimi ka të bëjë me vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve dhe për shkak të katër procedurave penale që janë në gjykatë kundër Gruevskit. “Në kërkesë është arsyetuar se asnjë nga veprat për të cilat Gruevski është dënuar ose ndiqet penalisht, nuk janë vepra politike, gjegjësisht këto vepra nuk janë paraparë në Konventën Evropiane për ekstradim, si vepra për të cilat mund të refuzohet ekstradimi”, thonë nga Ministria e Drejtësisë. Ata shtojnë…
Zyrat e “Transparency International” në Maqedoni dhe Hungari sot dhanë deklaratë të përbashkët, ku ju bënë thirrje autoriteteve hungareze ta plotësojnë përkushtimin e tyre ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë Nikolla Gruevskin, me qëllim që siç njofotjnë, ish-kryeministri i Maqedonisë të ballafaqohet me drejtësinë për veprat e tij lidhur me korrupsionin. Sipas drejtoreshës së “Transparency International” Patrisha Moreira edhe Maqedonia edhe Hungaria duhet të veprojnë në pajtim me sundimin e së drejtës, ndërsa Gruevski duhet të tregojë përgjegjësi para qytetarëve të Maqedonisë për veprat e tij lidhur me korrupsionin derisa ishte kryeministër. Sipas tyre, asnjë politikani nuk duhet t’i lejohet…
Kur në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm Maqedonia defakto do të fillojë të funksionojë si vend-anëtare e NATO-s, meritën më të madhe do ta keni ju pjesëmarrësit në misionet paqeruajtëse të NATO-s, porositi sot zv.kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska pjesëtarët e ARM-së, të cilët janë stacionuar në Komandën Qendrore në Kabul, në suaza të misionit të Aleancës “Mbështetje Vendimtare”. Ministrja Sheqerinska në bazën e Komandës Qendrore të misionit në Kabul është pritur prej 27 pjesëtarëve, tre oficerë të shtabit dhe 24 pjesëtarë të Njësitit për mbrojtjen e forcave. Që nga viti 2013 kontingjentin e Maqedonisë nuk…
Avokatët Naser Raufi dhe Asmir Alispahiq, të cilët mbrojnë të akuzuarit B.B dhe S.D në rastin e vdekjes së Nikolla Sazdovskit, në seancën e sotme kërkuan përjashtim të Këshillit Gjyqësor për këtë rast. Pas përfundimit të seancës së sotme avokati Asmir Alispahiq, deklaroi se të akuzuarit kanë qenë pjesëmarrës në dhunën ndaj Nikolla Sazdovskit, por nuk janë shkaktarët kryesor për vdekjen e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Dëshmitari i qartë dhe decid. Në detaje e përshkroi ngjarjen, nuk ka pasur goditje pasi është rrëzuar Sazdovski, siç është shkruar në aktakuzë. Ka pasur goditje, por pas rënies së tij, të dy të…
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë sot mbërriti në Kabul për vizitë në kontingjentin e Maqedonisë, i cili merr pjesë në misionin paqeruajtës të NATO-s “Mbështetje Vendimtare”. Ministrja ishte pritur në aeroportin “Hamid Karzai” në Kabul nga komandanti i kontingjentit të Maqedonisë, kolonelin Kenan Rahiq. Kontingjenti i Maqedonisë, siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Kabuli, ka 49 pjesëtarë, ndërsa Shekerinska ishte pritur prej 12 oficerëve dhe një nënoficeri prej tl cilëve katër pjesëtarë të ARM-së në Komandën për trajnim, këshillim dhe asistencë – Kryeqytet “KOSA-GG), që vepron në suaza të aeroportit, si dhe nëntë pjesëtarë të kontingjentit…

