Një grua shtatzënë e revoltuar nga pagesa prej 200 denarësh tek mjeku amë gjinekolog thotë se parat që marrin ata janë në të zezë. Ajo thotë se e ka inçizuar me telefon duke ia dhënë 200 denarë dhe rastin e ka lajmëruar në inspektoratin shëndetësor, raporton TS. “SUPER SKANDAL që askush nuk merret, isha tek mjekja ime gjinekologe e cila punon me librezë, për shërbimin pagova 200 denarë! TURP TURP, a ka be inspektoriat që merret me këto mjek abuzues?! A pak ju duken paratë që merrni nga Fondi po na merrni plus para, kjo është e jashtligjshme, isha e…
Author: Hamdi Kumanova
Aleksandar Dedinec, bashkëpunëtor hulumtues në ASHAM për energji dhe mjedis, në një intervistë me “Radio Evropa e Lirë” tha se po bëjnë strategji për të gjetur burimet e ndotjes dhe duhet ti largojnë. Ai thotë se problemi duhet të zgjidhet sistematikisht, jo vetëm për ta parandaluar atë. “Ne duam të zgjidhim problemin sistematikisht, jo vetëm për të parandaluar, por të larguar këtë problem. Këto janë masa afatshkurtra për parandalimi, përshtatja ndaj ndotjes, të shikojmë nëse mund ta zvogëlojmë atë në këtë moment, por ne duam të gjejmë burimet që kontribuojnë më së shumti dhe mund të heqim burimin që kontribuojnë…
Maqedonia, për shkak të emigrimit dhe nivelit të ulët të lindjeve, ka humbur 28.8 për qind të popullatës së saj “maksimale”, sipas raportit të fundit të OKB-së. Ky rezultat e vë Maqedoninë në vendin e 24 në botë, ndërsa Moldavia është e para, Bullgaria e dyta, Bosnja dhe Hercegovina është e treta në listë për nga rënia e popullsisë. Moldavët mbajnë vendin e parë me një rënie prej 53% të popullsisë. Greqia është gjithashtu përpara Maqedonisë, e cila ka një rënie pak më shumë se 31% të popullsisë. Maqedonia renditet e 24 pas rënies së popullsisë me 28.8%, dhe qëndron…
Nga partia Unionit Demokratik Qytetar kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Mjedisit Jetësor, Sadulla Durakut. Sjellja skandaloze e ministrit Sadulla Durakut, i cili për herë të parë dhe atë të pa planifikuar u paraqit në opinion dhe tha se nuk u merret me qytetarët. Nga atje thonë nëse Duraku nuk merret me qytetarët, atëherë lëshoni funksionin. Pse ende jeni në ministri, me çfarë të drejte deri më tani do ta vërtetojë pagën e marrë pre 72 mijë denarë të cilën e merr nga besimi që ia dhanë për të cilët ai nuk merret? “Kot sqaroheni, se nuk jeni shprehu qartë.…
Ne jemi të angazhuar fuqishëm për procesin e integrimit që Maqedonia drejtë anëtarësimin të plotë në NATO-s si një interes i lartë kombëtar dhe shtetëror, tha në konferencën e sotme për shtyp të Hari Llokvenec, deputet nga radhët LSDM -së dhe koalicionit të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ne sigurojmë më shumë para për arritjen e standardeve të NATO-s, më shumë para për paga më të mëdha dhe përmirësimin e standardeve të jetesës së ushtarëve tanë, më shumë para për të pajisje të ARM-në. Pas një reduktimi dhjetëvjeçar të buxhetit të mbrojtjes, në vitin 2019, viti i dytë me radhë do…
Zëdhënësi i VMRO-së Dimçe Arsovksi sot ka kërkuar dorëheqjen e zv. kryeministrit Koço Angjushev, për arsye të skandaleve me grekët, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kur Angjushev po hesht dhe po i shmanget përgjigjjes së skandaleve që e lidhin atë me vendin fqinj, atëherë ne pyesim nëse publiku mund të presë që prokuroria jonë dhe institucionet kompetente do të hetojnë këtë rast që trondit opinionin në Maqedoni dhe Greqi. Deri atëherë, nëse ka një hetim, ne kërkojmë Angjushev të japë dorëheqjen në mënyrë që ai të mos mund të ndikojë në hetimin nga pozicioni i pushtetit që ai ka aktualisht”, tha Dimçe…
Para pak çastesh ka ndërruar jetë kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata. Lata vuante nga një sëmundje e rëndë në zemër. Ngushëllime për familjen!
Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, në një intervistë për Agjencinë e lajmeve (IBNA), ka dhënë një intervistë ku ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon dhe marrëveshjen e Prespës, por gjithashtu edhe rastin e Nikolla Gruevskit, njofton AIM nga Athina. “Ne ende kemi probleme në rajon. Shpresoj se ajo që kemi bërë me marrëveshjen e Prespës do të jetë një burim frymëzimi dhe motivimi edhe për problemet tjera që duhet të zgjidhen, siç është dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit. Një problem në rajon na prek të gjithëve dhe suksesi i një vendi ndikon edhe në vendet e tjera në rajon.…
Ata që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike mes Prishtinës e Beogradit, janë tregtarët nga Maqedonia. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të rritur në masën 100% taksën mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, krijohet një situatë e re me mallrat serbe në tregun kosovar dhe nevojat reale të tij.E gjithë kjo, nga sa pohoi për radion Europa e Lirë, Drilon Iseni, Drejtor i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, ekziston një mundësi e mirë për tregtarët maqedonas, që të kenë përfitime.Ky rast duhet shfrytëzuar, si për të ndihmuar tregun kosovar me produktet që ekzistojnë në Maqedoni,…
Prokuroria Publike ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit të koncesionerit të qendrave të dializës në Maqedoni, kompanisë Diamed, e cila kishte shitur për 11 milionë euro dhe paratë janë transferuar në Monako. Kjo kompani është në pronësi të Risto Novaçevski, që është kumbara i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Gjatë procedurës, prokurori publike kompetent në periudhën e kaluar erdhi në përfundim se personi juridik Diamed Maqedoni – koncesionar i qendrave të dializës është tjetërsuar, dhe burimet financiere në një sasi të konsiderueshme janë transferuar në llogaritë në Monako. Nëpërmjet ndihmës juridike ndërkombëtare, është u dërgua kërkesës Principatës së Monakos për pezullimin…
Cdo ditë ndërmerren masa për zgjidhjen e problemit të trashëguar me ajrin e ndotur, që ishte injoruar nga VMRO-DPMNE, është përgjigjur LSDM në akuzat e VMROO-së se pushteti nuk ndërmerr asgjë kundër ndotjes së ajrit, transmeton MEDIAL “Katastrofa e trashëguar nga VMRO-ja kriminale, parti e cila e ka injoruar problemin dhe shkatërruar gjithçka të shëndetshme dhe të gjelbër, sot zgjidhet me aktivitete të shumta dhe masa në nivel qendror dhe lokal, me qëllim të sigurohet ajër më i pastër për të gjithë qytetarët”, theksojnë në LSDM, ku nga atje përmendin 20 aktivitete për uljen e ndotjes së ajrit.
Takimi i trupit koordinues për pajtim dhe integrim, e cila do të mbahej dje, është shtyrë për javën e ardhshme. Sipas informatave nga atje, të dy bashkë kryesuesit të cilët do të udhëheqin trupin, Frosina Remenski dhe Emilija Aleksandrova iu është nevojitur kohë shtesë për konsultime me të gjithë të përfshirët. Dita e hënë është si datë e ardhshme të mundshme, pasi se të hënën është planifikuar tashmë seancë re plenare, ndërsa të enjten mbahet seanca e rregullt për pyetjet e deputetëve, ndoshta të martën ose të mërkurën do të mund më në fund do të mbahet takimi i parë…

