Author: Hamdi Kumanova

Avokati i Sasho Mijallkovit, Ljupço Shvrgovski thotë se është e mjaftueshme prej një milion euro të ofruar nga ish-drejtori i DSK-së si garanci se ai nuk do të arratiset dhe me këtë t’i jepet atij mundësia që të del nga paraburgimi dhe të mbrohet në liri. Mbrojtja e Mijallkovit pret që vendimi i Këshillit Penal të vijë në ditët e ardhshme sapo PSP të japë mendimin nëse Mijallkov a do të organizonte arratisjen ose jo. “Në vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, thuhej Mijallkovi kishte ndikuar dy dëshmitarë për rastin “Perandoria”. Ne u ankuam dhe thamë se nëse e shihet…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në moshën 48 vjece ka ndëruar jetë kryetari i komunës së Ohrit, Jovan Stojanoski. Ai nuk ka pasur probleme shëndetësorë por jozyrtarisht mësohet se ka pësuar infarkt. Sipas informacioneve të fundit ka ndëruar jetë derisa është transportuar në spitalin klinik të Ohrit. Zyrtarisht mandati i kreut të Ohrit ka nisur më 20.10.2017 pas fitores në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale.

Lexo më Shumë

Profesoresha Mirjana Najçevska në intervistë për televizionin “Kanal5” tha se Gruevski ka fuqi të mjaftueshme dhe rrjet jashtë shtetit të Maqedonisë, që shumë lehtë të arratisej. “Si pjesë e Komitetit të Helsinkit isha kundër të keqpërdorimit të institucionit të paraburgimit. Në rastin e këtillë të funksionarëve të lartë, unë që në fillim thashë se Gruevski duhet me patjetër të futet në paraburgim dhe se ai do të ikte nëse nuk futej në paraburgim. Ai nuk është një njeri i zakonshëm, ai ka para, ka fuqi, ai mund të paguaj që të blej, të kërcënoj, ka rrjet edhe jashtë, por, mendoj…

Lexo më Shumë

Zëvendës ministri i shëndetësisë, dr.Asim Musa sot ka marr pjesë në hapjen e Rosa shkollës për prindërim në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit. Në fjalën e tij përshëndetëse ai theksoi se hapja e shkollës për prindërim në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar paraqet një vend të ri për edukim dhe aftësim për të gjithë prindërit e ardhshëm. Ministria e shëndetësisë, bashkërisht me A.D. Pivara, deri në fund të vitit do të hap edhe një shkollë për prindërim në Spitalin Klinik në Manastir. Qëllimi i këtyre projekteve është që të mundësoje që numri më i madh i qytetarëve në Maqedoni të…

Lexo më Shumë

Ligji për mediat i cili për një vit mbeti labirinteve të Kuvendit të Maqedonisë, për shkak të bllokadave nga deputetët opozitarë, sipas paralajmërimeve pritet të miratohet në fund të vitit 2018. “Propozim-ligji është në procedurë parlamentare dhe besojmë që deri në fund të vitit do t’i kalojë të gjitha procedurat e nevojshme”, tha sot zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha. Debati në Kuvend për ligjin e gjuhëve nisi në fillim të vitit 2018. https://youtu.be/apslLt5_qmg

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se pranon duel televiziv kur të jetë dhe në cilin medium të jetë me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vetëm nëse ai deklarohet nëse është për anëtarësim në NATO dhe BE përmes pranimin të marrëveshjes së Prespës, në nuk është për atë, atëherë duhet në mënyrë të qartë të deklarohet dhe të ofrojë alternativë. “Jam i gatshëm në secilën kohë dhe në secilin vend të debatoj me Mickoskin, por është e ndershme nga ana e tij të thotë qëndrimin e tij nëse është për anëtarësim në BE dhe NATO me mbështetjen e marrëveshjes së Prespës…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për gazetën franceze “Le Monde” thotë se Qeveria e Maqedonisë do të sigurojë shumicën prej dy të tretave për ratifikimin e marrëveshjes së arritur me Greqinë për çështjen e emrit. Ai thotë se arritja e shumicës prej dy të tretave gjithmonë ka qenë detyrë në politikë. “Sidoqoftë, kësaj here sfida është aq e madhe sa ne do të tregojmë se mrekullitë janë të mundshme në Ballkan” deklaroi Dimitrov. Kuvendi i Maqedonisë duhet të mbajë seancë plenare për miratimin e amendamenteve të propozuara nga Qeveria më 15 janar të vitit të ardhshëm.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, paraqitjen për fundvit në Kuvendin e Maqedonisë do ta ketë më 28 dhjetor, me fillim prej ora 12:00. Kjo do të jetë edhe paraqitja e fundit e Ivanovit si president i Maqedonisë, pasi që më 2 maj të 2019-s”>2019-s do t’i skadojë afati prej presidenti, ndërkohë që zgjedhjet parlamentare do të shpallen në fund të muajit janar të 2019-s”>2019-s. Gjorge Ivanov në postin e presidentit të shtetit të Maqedonisë është që dhjetë vjet. Për herë të parë u bë president në vitin 2009, si kandidat i partisë atëherë në pushtet, tash opozitare VMRO-DPMNE, kurse mandatin…

Lexo më Shumë

Familja e Nikolla Sazdovskit do të kërkojë dëmshpërblim prej 10 milion denarëve nga të akuzuarit që gjykohen për vrasjen e tij. “Pas ekspertizës nga neuropsikiatri, familjes pesë anëtarëshe Sazdovski të cilët jetojnë bashkë, në bazë të nenit 57 dhe 112 nga Ligji për procedurë penale është dorëzuar kërkesë për dëmshpërblim prej 5 milion denarë për të akuzuarit”, deklaroi për “mkd“, avokati i  Shehtanski. Për dëmshpërblimin mbrojtja e të akuzuarve duhet të deklarohet deri më 25 dhjetor. Ndryshe, të akuzuar për vrasjen e 20 vjeçarit janë dy e prsona B.B dhe S.D që janë deklaruar se nuk ndihen fajtorë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

ShBA-të e mbështesin marrëveshjen e Prespës dhe i urojnë udhëheqësisë greke për arritjen e kësaj marrëveshje, ka theksuar Sekretari Shtetëror i ShBA-ve, Mile Pompeo në takimin në Washington me ministrin alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, Georgios Katrougalos. Në kumtesën e Departamentit Shtetëror publikuar pas takimin thuhet se Pompeo ka uruar Katrougalosin për daljen e Athinës nga programet për ndihmë financiere dhe ka përsëritur mbështetjen e ShBA-ve për përforcimin ekonomik të Greqisë. Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se Washingtoni dhe Athina do të vazhdojë të punojnë bashkërisht në promovimin e stabilitetit dhe prosperitet në Ballkan. Pompeo ka cekur rëndësinë e…

Lexo më Shumë

Seanca gjyqësore për rastin “Toplik” të PSP-së, ku i dyshuar i parë është ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, për shtije të tokës shjtetërore për ndërtimin e kompleksin “Sonçev grad” në Sopishte dhe pesë persona tjera është anuluar për 21 janar. Nga Gjykata informojnë se anulimi ka të bëjë me marrëveshjen e palëve në seancën e kaluar për shkak të arsyeve teknike. Sipas akuzës së PSP-së, i dyshuari i parë Janakieski, si person udhëheqës në ministrinë e Transportit dhe Lidhjes, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, ka themeluar Komision për ofertim publik, ku ka urdhëruar të zgjidhet një…

Lexo më Shumë

Për çdo 10 denarë të shpenzuar për programe për fëmijë, 15 denarë u shpenzuan në programe për të moshuarit. Shpenzimet e shtetit për fëmijët tregojnë një trend të rënies në krahasim me trendin e rritjes ekonomike, në krahasim me shpenzimet për segmente të tjera të popullsisë, si të moshuarit. Këtë e tregojnë hulumtimet e bëra nga Financial Tink dhe UNICEF. Janë analizuar tri fusha arsimi, mbrojtja sociale dhe shëndeti. Në vitin 2018, investimi në shpenzimet kapitale dhe infrastrukturën arsimore për fëmijët është vetëm 3.8 për qind. Dhe në shëndetësi, studimi tregon se rritja e shpenzimeve nuk ndoqi ritmin e rritjes…

Lexo më Shumë