Me 26.01.2019 rreth orës 18.15 është lajmëruar se në pompën e benzinës në rrugën “Brigada Kosovare Maqedonase” në Shkup dy persona të panjohur i kanë vjedhur paratë nga fitimi ditor dhe një celular, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Author: Hamdi Kumanova
Me 26.01.2019 në SPB Manastir, N.S.(35) nga Manastiri ka lajmëruar se është duke dyshuar se J.T.(81) e cila ka jetuar vet në rrugën “Partizani” në Manastir është e vdekur, pasi që nuk paraqitet në celular dhe nuk po e hap derën, transmeton Almakos. Pas autorizimit të Prokurorit publik është futur në banesë ku personi është gjetur e vdekur. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së shpejtë. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i të vdekurës është dërguar për obduksion.
Me 27.01.2019 në ora 04.35 D.J.(22) nga Strumica ka lajmëruar se rreth orës 02.15 derisa ka qenë me shokun e tij S.B. para një lokali në sheshin ‘Goce Dellcev’ në Strumicë janë sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 27.01.2019 në ora 01.50 S.H.(32) nga fshati Podaresh ka lajmëruar se rreth orës 01.40 në rrugën “ 22 tetori ” në Radovish derisa ka qenë një taksi veturë është sulmuar fizikisht nga dy persona, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 27.01.2019 në ora 05.20 në Stacionin Policor në Shtip, D.D.(46) nga Shtipi ka lajmëruar se rreth orës 03.30 në rrugën “Panko Brashnarov” në Shtip është shkaktuar një zënkë midis djalit të tij S.D.(26) dhe gruas së tij R.D.(34) pas së cilës S.D. e ka sulmuar R.D., transmeton Almakos. Gjatë tentimit për t`i ndarë, S.D. e ka sulmuar fizikisht edhe atë. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 26.01.2019 në Stacionin Policor në Kavadar, R.E.(30) nga Kavadari ka lajmëruar se nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar gruaja e tij M.E.(30), transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit.
Me 26.01.2019 në ora 18.00 në Stacionin Policor në Shtip, J.J.(37) nga Shtipi ka lajmëruar se dy vajzat e saja adoleshente rreth orës 14.50 janë sulmuar fizikisht nga një adoleshent nga Shtipi, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 26.01.2019 në Stacionin Policor në Cair, A.B.(59) nga Shkupi ka lajmëruar se nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar A.A.(35), transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për gjetjen e personit.
Me 26.01.2019 rreth orës 21.05 në Shkup në një bastore sportive në rrugën “Maxhari”, dy persona duke u kërcënuar me pistoletë e kanë vjedhur fitimin ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit.
Me 26.01.2019 në ora 16.45 në vendkalimin kufitar në Qafthanë në hyrje të Republikës së Maqedonisë, gjatë kontrollit të pasaportës të J.K.(50) nga Republika e Shqipërisë me letërnjoftim është vërtetuar se personi është evidentuar në sistem dhe ka një fletarrest ndërkombëtar për të, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dërguar në Stacionin Policor në Strugë për procedurë të mëtutjeshme.
Me 26.01.2019 rreth orës 15.50 në Gjevgjeli, në rrugën “Marshall Tito” në një shitore për prodhimet prej hekuri është shkaktuar një zjarr ku i punësuari L.A.(40) nga Gjevgjelia ka vdekur, ndërsa janë lënduar punëtorët A.J.(46), P.D.(39), V.B.(42), I.Z.(42) të gjithë nga Gjevgjelia dhe M.J.(29) nga fshati Prdejci, transmeton Almakos. Pas ndihmës mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Gjevgjeli, personat janë lëshuar në shtëpi. Është lënduar edhe V.J.(30) nga Gjevgjelia, i cili pas ndihmës mjekësore është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Arsyeja e zjarrit, sipas njohurive fillestare është eksplodimi i bombolës së gazit të cilën V.J. e…
Me 26.01.2019 në ora 09.35 në Stacionin Policor në Kërçovë, S.S.(68) nga fshati Drugovo, Kërçovë ka lajmëruar se rreth orës 08.00 në fshatin Drugovo duke lëvizur në rrugën “Ilindeni” është kafshuar nga një qen endacak, transmeton Almakos. Ditën e njëjtë në Stacionin Policor në Radovish, V.J.(55) nga Radovishi ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 13.30 në rrugën “Mihajlo Apostolski” në Radovish duke lëvizur në rrugë e kanë sulmuar dy qen endacak.

