Author: Hamdi Kumanova

Me 23.02.2019 në ora 10.00 në Stacionin Policor në Gazi Babë, L.C.(54) nga fshati Mirkovcë, Shkup, ka lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 08.00, derisa ka qenë duke kryer detyrat e punës në qarkun te ish Panairi i Shkupit, fizikisht është sulmuar nga disa persona të panjohur, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në ora 19.06 në SPB Kumanovë është lajmëruar se S.V.(46) nga Kumanova, i punësuar zi zjarrfikës gjatë intervenimit, shuarjes së një oxhaku të ndezur, ka rënë nga kulmi nga shtëpia në pronësi të F.j.(40) nga Kumanova në rrugën “Mladen Stojanoviq” dhe është lënduar rëndë, transmeton Almakos. S.V. është dërguar në Qendrën Mjekësore në Kumanovë ku iu është dhënë ndihmë mjekësore dhe pastaj është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe inspektori i Inspektoratit Shtetëror të Punës.

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në ora 04.28 në rrugën “Industriska” në Vinicë ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Ford Fiesta” me targa nga Vinica, e drejtuar nga M.D.(58) nga Vinica dhe veturës së tipit “Man” me targa nga Shkupi e drejtuar nga D.Z.(24) nga fshati Trsino, Vinicë, transmeton Almakos. Në aksident janë lënduar rëndë dy shoferët dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në spitalin në Kocani prej ku janë dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Vinicë.

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në ora 12.30 në rrugën magjistrale Kamenica e Maqedonisë-Kocani, te vendi i quajtur “Muri Kanturit”, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës së tipit “Fiat Doblo” me targa nga Shtipi, e drejtuar nga M.N.(61) nga Shtipi dhe veturës së tipit “Jugo” me targa nga Shtipi e drejtuar nga B.P.(49) nga fshati Dullica, Makedonska Kamenica, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i veturës “Jugo” i cili është dërguar në Spitalin e Shtipit. Është kryer kontroll.

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në ora 16.20 në rrugën lokale në lagjen Teferic në Strugë, F.B.(39) nga fshati Shum, Strugë, duke drejtuar veturën e tipit “Opel astra” me targa nga Struga, e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë bashkëudhëtari 15 vjeçar nga fshati Shumë dhe me veturën e Ndihmës së shpejtë është dërguar në Spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Strugë.

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në periudhën nga ora 13.15 deri në ora 14.00, në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse te personi Z.H.(33) nga fshati Cellopek, Tetovë, transmeton Almakos. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar një matëse digjitale dhe rreth 500 gram marihuanë, si dhe mjete tjera me mbetje prej marihuane. Personi është arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor një ditë paraprakisht pasi që gjatë kontrollit personal dhe kontrollit në veturën ku ka qen gjithashtu zyrtarët policor kanë gjetur marihuanë. Pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër Z.H. do të ngritet padi adekuate…

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 rreth orës 21.00 në Stacionin Policor në Resnje është lajmëruar se në një restorant në rrugën “Josif Josifovski” në Resnje është shkaktuar një përleshje fizike midis B.O.(21), L.A.(46), T.R.(33), nga njëra anë dhe R.D.(51), nga ana tjetër, të gjithë nga Republika e Shqipërisë, të cilët kanë punuar në Resnje, transmeton Almakos. Sipas paraqitjes në polici, në një moment ata kanë dal nga objekti, ku R.D. me thikë i ka shkaktuar plagë L.A.-së, ndërsa T.R. e ka ther. Zyrtarët policor menjëherë pas paraqitjes në polici kanë dal në vendin e ngjarjes. Personave iu është dhënë ndihmë mjekësore në Spitalin…

Lexo më Shumë

Me 23.02.2019 në ora 18.30 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, në semaforët tek stacioni hekurudhor, në lentën për kthim majtas, në taksi veturën “Fiat linea” me targa nga Shkupi ka vdekur taksi shoferi M.P.(58) nga Shkupi, transmeton Almakos. Mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Me urdhrin e Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dërguar te familja për varrim.

Lexo më Shumë

Në ora 21 mbrëmë në stacionin policor në Resnjë ishte lajmëruar se në restorantin në rrugën Josif Josifovski ka ndodhur një përplasje fizike mes B.O (21), L.A (46), T.R (33) nga njëra anë dhe R.D (51) nga ana tjetër të gjithë shtetas të Republikës së Shqipërisë që punonin në Resnjë. Sipas paralajmërimit, në një moment ato kanë dalë nga objekti ku R.D dhe L.S me thikë i kanë shkaktuar plagë të rënda palës tjetër, ndërkohë që policia ka dal menjëherë në vendngjarje. Të lënduarve ju është bërë mjekim në spitalin e Manastirit e më pas janë dërguar në stacionin policor…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” thotë se tema kryesore në zgjedhjet presidenciale do të duhet të jetë e ardhmja e shtetit” “Mendoj se temë kryesore në zgjedhjet presidenciale duhet të jetë e ardhmja e shtetit. Si do të arrihet jeta më e mirë për qytetarët tanë, të mos mendojmë çfarë do të ndodh me ne, a do të përplasen dy narrativa, njëri i shpresës dhe tjetri i frikës”, thotë Dimitrov, duke u përgjigjur në pyetjen se kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska për temë kryesore e dëshiron marrëveshjen…

Lexo më Shumë