Author: Hamdi Kumanova

Me 18.03.2019 në Stacionin Policor në Kisella Voda është lajmëruar se në periudhën nga ora 15.30 të datës 15.03.2019 deri në ora 09.00 të datës 18.03.2019 një kryerës I panjohur ka kryer vjedhje të rënda në dy ordinance private që gjenden në Shtëpinë e shëndetit në rrugën “Ognjan Prica” në Shkup, transmeton Almakos. Hajnat kanë vjedhur lloje të ndryshme të ampulave, shprica dhe gjilpëra për shprica si dhe barna dhe lëndë tjera. Po ndërmerren masat për gjetjen e kryerësit dhe zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Me 18.03.2019 në ora 16.00 në SPB Shkup në bulevardin “Krste Misirkov”, zyrtari policor është goditur nga vetura “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Sh.M.(28) nga fshati Haraçinë, transmeton Almakos. Gjatë tentimit që zyrtari policor ta legjitimoje Sh.M. për shkak të shkeljes në trafik, ai ka refuzuar dhe me veturë e ka goditur zyrtarin policor. Sh.M. është arrestuar në Stacionin Policor dhe kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Lexo më Shumë

Ish-kryetari i Komunës së Qendrës, Stevço Jakimovski para pak kohe është transferuar nga ndërtesa e vjetër në atë të re të Gjykatës Penale. Në shoqëri të policit Jakimovski para gazetarëve thirri “do t’i fitojmë nuk ua kemi frikën”, simbolikisht duke treguar dy gishta në shenjë fitoreje. Nga mëngjesi i sotëm ai dhe disa persona tjetër janë arrestuar dhe japin deklarata për procedurën parahetuese. Sektori për shkatërrim të krimit të organizuar dhe korrupsionit në MPB deri te Prokuroria publike për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit sot ngritë kallëzime penale kundër ish-kryetarit të Karposhit, Stevço Jakimovski dhe katër persona tjerë T.…

Lexo më Shumë

Me 18.03.2019 në ora 17.00 në rrugën “Jeta e re” në Shkup, motoçikleta “Kavasaki” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Z.I.(43) nga Shkupi, ka dal nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë, transmeton Almakos. Pastaj është lënduar rëndë shoferi i cili është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori” ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Derisa, bashkëudhëtarja S.I.(34) nga Shkupi është lënduar lehtë dhe pas ndihmës mjekësore në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” është lëshuar në shtëpi. Është kryer kontroll në vendngjarje.

Lexo më Shumë

Me 18.03.2019 në ora 11.10 në udhëkryqin nga rrugët “ 11 nëntori “ dhe “Vasil Glavinov” në Kumanovë, vetura e tipit “Golf” me targa nga Kumanova, e drejtuar nga S.R.(65) nga fshati Likovë, e ka goditur mopedin “Kavasaki” me targa nacionale bele, e drejtuar nga A.A.(26) nga fshati Cellopek, Kumanovë dhe veturën e parkuar “Audi” me targa nacionale zvicerane, në pronësi të F.M.(32) nga Kumanova, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë A.A., i cili ka marr ndihmë mjekësore në Spitalin e Kumanovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Me 18.03.2019 në ora 23.30 në vendkalimin kufitar në Tabanoc, në dalje nga Republika e Maqedonisë Veriore, gjatë kontrollit te personi O.E.(43) nga Republika e Shqipërisë është konstatuar se personi ka realizuar hyrje ilegale, transmeton Almakos. Personi është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Ministria e Kulturës në ueb-faqen e saj ka publikuar konkursin për pjesëmarrje në financimin e projekteve të personave juridik nga Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilat mbështeten nga programi Evropës Kreative (2014-2020)- Nën programi Kultura. Në konkurs është deklaruar se Ministria e Kulturës do të merr pjesë në financimin e projekteve për personat juridik të Republikës së Maqedonisë të kyçura si partner të projektit (bartës ose bashkorganizator) në projektet e miratuara të programit “Evropa Kreative – nën programi Kultura” , pastaj projekte bashkëpunuese në një shkallë më të vogël ;projekte bashkëpunuese në një shkallë më të madhe; projekte lidhur…

Lexo më Shumë

Me 18.03.2019 në ora 23.00 në vendkalimin kufitar në ‘Tabanoc’, gjatë kontrollit te personi L.A.(22) nga Republika e Shqipërisë, është konstatuar se gjendet në listën e masës ‘ndalesë për hyrje’ deri me 09.09.2020, transmeton Almakos. Ajo është arrestuar dhe dorëzuar te zyrtarët policor nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

SPB Kumanovë ka ngritur padi penale kundër D.S.(37) nga Kumanova për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos. Me 23.11.2018 në Kumanovë, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpinë e të paditurit, ku kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Lexo më Shumë

Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska pret që deputetët për një kohë sa më të shkurt të miratojnë ligjet me të cilat mundësohet reformat në fushën sociale. “Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, nëpërmes Qeverisë ka kaluar paketën e ligjeve reformuese me të cilat jam shumë krenare. Ato janë në procedurë kuvendore. Pres që Kuvendi në kohë sa më të shpejtë në interes të qytetarëve dhe të varfërve t’i votojnë, sepese ato njerëz, të cilët votuan deputetët para dy viteve, presin jetë më të mirë”, tha Carovska. Nga MPPS vlerësojnë se me reformën sociale 400 mijë njerëz do…

Lexo më Shumë

“Blerja e makinave për Ndihmën e Shpejtë ka përfunduar dhe presim që deri në fund të muajit të arrijnë 12 makina, të cilat do të vendosen në gjithë shtetin, ndërsa më shumë në Shkup. Me vendim të qeverisë do të marrim tetë furgonë nga Ministria e Bujqësisë, të cilët kanë qenë të destinuar për qëllime tjera, por do të mund të përdoren si mjete për ambulancën”. Këtë e deklaroi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, duke shtuar se me tetë furgonët pritet të plotësohet numri i shërbimeve të Ndihmës së Shpejtë në gjithë shtetin. Filipçe tha se problem nuk janë…

Lexo më Shumë

“Liri për Feta Alimin” është motoja e protestës të thirrur për të premten në Shkup. Organizatorët theksuan se protesta do të fillojë nga Sheshi Skënderbeu dhe do të përfundojë tek kompleksi i gjykatave. “#PROTESTË #LIRI PËR FETA ALIMIN Të nderuar vllëzër dhe motra,ju ftojmë të na bashkangjiteni në protestën gjithpopullore që do të mbahet ditën e Premte në ora 14:00 në Shkup. Vendtakimi do të jetë tek Sheshi Skenderbeu dhe do të marrshojmë deri tek Gjykata. Ta ngrisim zërin e arsyes për të gjitha rastet e montuara politike,të kërkojmë drejtësi dhe liri për të gjithë të pafajshmit të dënuar nga…

Lexo më Shumë