Author: Hamdi Kumanova

“Në fund të ditës, pres që të realizojmë fitore të bindshme e cila do të na japë mundësi që në rrethin e dytë zgjedhor, definitivisht ta marrim mbështetjen masive të qytetarëve, për rrugën që Maqedonia e Veriut e kalon në dy vitet e fundit, a ajo është më larg izolimit dhe më afër Evropës në të cilën realisht përkasim”. Kështu deklaroi kandidati presidencial i koalicionit qeveritar, Stevo Pendarovski, pasi e realizoi të drejtën e tij të votimit në lagjen Autokomandë, raporton Portalb.mk. Stevo Pendarovski Ai shtoi se pret që zgjedhjet të kalojnë në atmosferë të mirë, ashtu siç i ka hije një shteti…

Lexo më Shumë

Kandidati i pavarur në zgjedhjet presidenciale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Blerim Reka ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votës në shkollën fillore të Butelit, “Zhivko Brajkovski”. Pas votimit, Reka u shpreh i bindur se këto zgjedhje do të dëshmojnë se RMV-ja është e përgatitur për nisjen e negociatave integruese me Bashkimin Evropian (BE), transmeton Portalb.mk. “Faleminderit që jeni kaq në numër. I përshëndes të gjithë qytetarët dhe të gjithë votuesit. Sot është një ditë e madhe, dhe është një paralajmërim për një faqe të re të Maqedonisë në raport me Bashkimin Evropian. Shpresoj dhe jam i…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një person në vendvotimin në fshatin e Kumanovës Tromegje i cili e kishte fotografuar fletën e votimit, informojnë nga Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) Kumanovë. Për këtë rast, siç shtojnë prej atje, është në përgatitje procesverbal. Rastin e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme prej ku informojnë se ngjarja kishte ndodhur në orën 16:49, kur personi me iniciale M.D. në vendvotimin 1080 në fshatin Tromegjë me celular e ka fotografuar fletën e votimit, pas çka ishte arrestuar në SPB Kumanovë. Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, deri në orën 17, jehona në Kumanovë është 30,82…

Lexo më Shumë

Nga Civil – qendra për liri thanë se 160 vëzhgues në terren kanë vërejtur incidente, por jo edhe të përmasave të mëdha. Siç deklaroi Xhabir Deralla, deri në ora 17:00 janë vërejtur 144 parregullsi, me çka vëzhguesit kanë ngritur raporte të posaçme. Kjo, sipas tij, tregon për mosgatishmërinë e administratës zgjedhore që ka çuar deri te shkelja e të drejtës dhe Kodit Zgjedhor. Më shumë qytetarë të komunës së Dibrës, ku po mbahen edhe zgjedhjet lokale kanë paraqitur një rast të ryshfet dhe trysni ndaj votuesve, para vendvotimit, por kur ka ardhur policia, në vend se ta arrestojnë atë që…

Lexo më Shumë

Në Shkup sot ka ndodhur një aksident i rëndë ku jetën ka humbur një djalë 28-vjeçar. Sot rreth orës 13:00 rruga në drejtim të Petrovecit është ndaluar për qarkullimin e komunikacionit, për shkak të një aksidentit të ndodhur. Në aksident kanë marrë pjesë një motoçikletë e cila ka goditur një kamion. Drejtuesi i motorit një 28-vjeçar pas marrjes së lëndimeve të rënda trupore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Nga MPB e kanë konfirmuar fatkeqësinë dhe paralajmëruan se do në mënyrë detaje do të informojnë gjatë ditës.

Lexo më Shumë

Në Komunën e Haraçinës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 deri në ora 17 kanë votuar 19.42 % prej trupit të përgjithshëm të votuesve, shkruan Almakos. Nga gjithsejtë 9.576 votues deri në ora 17 këtë të drejtë vote e kanë shfrytëzuar 1.855 persona ose 19.42 % e trupit votues. Deri në përfundim të zgjedhjeve kanë ngel edhe dy orë për të kuptuar se kush do t`i fitoje zgjedhjet presidenciale në Komunën e Haraçinës.

Lexo më Shumë

Në Komunën e Kumanovës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 deri në ora 17 kanë votuar 31.74 % prej trupit të përgjithshëm të votuesve, shkruan Almakos. Nga gjithsejtë 92.839 votues deri në ora 17 këtë të drejtë vote e kanë shfrytëzuar 23.564 persona ose 31.74 % e trupit votues. Deri në përfundim të zgjedhjeve kanë ngel edhe dy orë për të kuptuar se kush do t`i fitoje zgjedhjet presidenciale në Komunën e Kumanovës.

Lexo më Shumë

Në Komunën e Likovës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 deri në ora 17 kanë votuar 13.55 % prej trupit të përgjithshëm të votuesve, shkruan Almakos. Nga gjithsejtë 25.401 votues deri në ora 17 këtë të drejtë vote e kanë shfrytëzuar 3.436 persona ose 13.55 % e trupit votues. Deri në përfundim të zgjedhjeve kanë ngel edhe dy orë për të kuptuar se kush do t`i fitoje zgjedhjet presidenciale në Komunën e Likovës.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet lokale dhe presidenciale të vitit 2019 që po mbahen në Komunën e Dibrës po dëshmojnë për një garë të ngushtë midis kandidatit të BDI-së dhe atij të Aleancës për Shqiptarët, shkruan Almakos. Nga gjithsejtë 18.574 votues deri në ora 17 këtë të drejtë vote e kanë shfrytëzuar 6.735 persona ose 36.31 % e trupit votues. Deri në përfundim të zgjedhjeve kanë ngel edhe dy orë për të kuptuar se kush do t`i fitoje zgjedhjet lokale dhe presidenciale në Komunën e Dibrës.

Lexo më Shumë

Gazeta e madhe zvicerane “Blick.ch” dhe televizioni “SRF News” kanë bërë një reportazh për dy banoret e Mitrovicës, njëra serbe e tjetra shqiptare, që punojnë për të ndaluar korrupsionin. Gazetarja serbe, Sanja Sovrlic që udhëheq një portal të lajmeve në bashkëpunim me aktivistën politike kundër korrupsionit, Aulona Mehmeti po punojnë për të  vendosur drejtësi në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane. Në reportazhin e bërë paraqitet Mitrovica dhe shkruhet se ky qytet mbetet si një simbol i Kosovës së ndarë. “Pas luftës njerëzit që janë bërë të fuqishëm, janë politikanët e korruptuar.”, u shprehë Mehmeti. Ndërsa gazetarja serbe u shprehë se liderët…

Lexo më Shumë