Profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova– kandidat i VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale, në debatin me kandidat presidencial të koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski, e tha edhe të pavërtetën në vijim: Në vitin 1997 si shef i analitikës në MPB ndoshta edhe e nënshkroi urdhërin për në Tetovë dhe Gostivar [Burim: TV duuel presidencial në RTVM, – Data: 25.04.2019] Profesoresh Gordana Siljanovska- Davkova e tha këtë të pavërtetë duke aluduar që Stevo Pendarovski, sipas saj, ka pas rol të rëndësishëm në ngjarjet e Ladorishtit, Tetovës dhe Gostivarit në periudhën 1995-1997. Nga biografija e Pendarovskit e publikuar në ueb-faqen e Qeverisë, shihet që ai ka qenë udhëheqës i Sektorit të analizës…
Author: Hamdi Kumanova
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela deklaron se qytetarët janë të lirë që të vendosin se kë do ta votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vend. I ftuar në emisionin “360 shkallë” në Alsat-M, Sela thotë se nuk duhet që partive t’u drejtohen për votat, por qytetarëve. “Duket se politikanët nuk e kanë kuptuar porosinë, nuk duhet t’u drejtohen partive, por qytetarëve. Ne nuk biem nën ndikimin e fjalëve të bukura që dikush i thotë për ne”, shprehet Sela. Sela nuk tregon nëse do të votojë më 5 maj, duke shtuar se kjo do të shihet…
Raporti më i fundit i Institutit për shëndet publik, shënon shtatë raste të reja në Gostivar. Numri i përgjithshëm i të sëmurëve në rajonin e Gostivarit deri tash është 27, që e çon Gostivarin në vendin e gjashtë, pas Shkupit, Kumanovës, Tetovës, Strugës dhe Kërçovës. Pjesa më e madhe e rasteve të fundit janë të moshës mbi 20 vjeçe. Sipas statusit vaksinar, 71.6% janë të pavaksinuar. Për shkak të plotësimit të kritereve epidemiologjike, epidemia e fruthit është shpallur në gjithë territorin e vendit javën e kaluar. Shërbimet në terren po zbatojnë aksion të jashtëzakonshëm për vaksinimit e fëmijëve të pavakinsuar,…
Ne ndërtojmë një koncept, i cili quhet shoqëri civile, ku të gjithë kemi për qëllim të jemi të barabartë, porositi kryetari i LSDM-së dhe kryeministër, Zoran Zaev në takimin e sontëm me banorët e fshatit Orizare të Velesit. Ai theksoi se ky fshat meriton vëmendje të veçantë pasi banorët e tij kanë ditur në momente të rëndësishme të japin mbështetje për opsione progresive dhe ju bëri thirrje atë ta bëjnë edhe më 5 maj në raundin e dytë të zgjedhjeve. “Vetëm me unitet, mund t’i zgjidhim problemet, që të ketë arsim, shëndetësi dhe mjedise më të zhvilluara lokale dhe më…
Prania e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale shënon rritje të theksuar si rrjedhojë e mosveprimit të organeve përkatëse, thonë nga zyrtarë nga Komiteti i Helsinkit në Shkup. Ata bëjnë të ditur se janë verifikuar gjithsej 43 paraqitje lidhur me përdorimin e gjuhës së urrejtjes në rrjete sociale në tremujorin e parë të këtij viti, pa përfshirë këtu periudhën e fushatës për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut. Urania Pirosvka, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në një bisedë për Radion Evropa e Lirë thekson se numri më i madh i paraqitjeve kanë të bëjnë me gjuhën e urrejtjes mbi baza etnike,…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në intervistë për “Nezavisen” mes tjerash tha se kryeministri Zoran Zaev më kot paralajmëron “pastrime” kur nuk ka kuadër cilësor dhe të freskët që do ta ndryshonte kuadrin ekzistues. “Ky është i njëjti para disa muajve na bindte se nëse i ndërron ato njerëz s’ka me cilën të punojë, ndërsa tani thotë se do të pastrojë”, thotë Mickoski duke shtuar se nuk ka njeri cilësor për Zaev për shkak se ai është i rrethuar me krim dhe nepotizëm. Ai theksoi se partia e tij kanë plan se si duhet të reformohet gjyqësia që Qeveria e…
Hamdi Nuhiju Zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i mbajtur me 21 prill të vitit 2019, në Maqedoninë e Veriut ka qenë njëra prej ngjarjeve më interesante politike qysh prej pavarësisë. Në garën për zgjedhjet presidenciale janë futur partitë në pushtet me një kandidat të përbashkët, opozita maqedonase me një kandidat të vetin si dhe opozita shqiptare me Blerim Rekën. Për të parën herë vijat ndarëse ideologjike kanë qenë të qarta dhe të prera me një vijë të saktë dhe të drejtë. E vetmja gjë e paqartë ka qenë opozita shqiptare ku Lindja dhe Perëndimi u bashkuan rreth Blerim Rekës i…
Në Universitetin e Podgoricës në Republikën e Malit të Zi, më 24 prill 2019, u mbajt Forumi i Katërt i Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor. Fillimisht, nga rektorët pjesëmarrës u miratua Rregullorja e Punës së Forumit dhe u nënshkrua Marrëveshja Ndërinstitucionale Akademike për Bashkëpunim. Përcaktimi i objektivave të përbashkëta ndëruniversitare në lidhje me zhvillimin e arsimit të lartë në nivel rajonal, në fushën e shkencës dhe artit, hulumtimit dhe bartjes së njohurive, si dhe planin e përcaktuar për forcimin e integritetit akademik mbeten qëllimet parësore të këtij forumi. Në këtë forum morën pjesë rektorë të universiteteve nga Evropa…
Hahn dha intervistë para mbledhjes që do të mbahet të hënën në Berlin në organizimin e kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit francez Emanuel Makcron si dhe përfaqësues të Ballkanit Perëndimor. “Anulimi dhe mospranimi i përparimit objektiv i vendeve kandidati do të kishte pasoja dramatike për shtetet. Kjo do të nxisë domino efekt negativ”, theksoi Hahn. Ai pret që muajin e ardhshëm Komisioni Evropian të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me hapjen e bisedimeve për anëtarësimin me Bashkimin Evropian. “Rrezik do të ishte nëse Maqedonia e Veriut i refuzohet apo anulohet hapja e bisedimeve për anëtarësim”,…
Franca vazhdon të jetë skeptike sa i përket hapjes së negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për anëtarësim në BE. Çështja e hapjes së negociatave nuk do të jetë në rend dite as të hënën në samitin joformal të Berlinit, në të cilin kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, do të takojnë liderët e rajonit, ndërsa është e ftuar edhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini. Burime të presidencës franceze kanë thënë për MIA-n se në këtë samit do të bisedohet për bashkëpunimin rajonal por jo edhe për temën e zgjerimit. Të njejtat burime kanë…
Policia po kërkon kryesin apo kryerësit e vrasjes së djeshme në fshatin Rashçe, kur nga makina në lëvizje u vra 65 vjeçari nga ky fshat. Ende nuk dihet se kush është kryesi apo kush janë kryerësit e vrasjes. Nga policia thonë se ende punojnë në zbardhjen e rastit së bashku me Prokurorinë Publike. Trupi i 65 vjeçarit Sh.Xh është çuar për autopsi, dhe po hetohen të gjitha gjurmët në vendin e ngjarjes, thonë nga prokuroria./Telegrafi/
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, ka komentuar sloganin “Drejtësi për Maqedoninë” të kandidates së opozitës maqedonase, Gordana Siljanovska, duke thënë se kupton “Mosndëshkim për partinë”. Sipas Dimitrovit, nuk mund të ketë drejtësi nga personat të cilët sulmuan Kuvendin dhe varrosën shtetin. “Derisa udhëtoj për takim shikoj pankartat ‘Drejtësi për Maqedoninë’. Kjo duket shumë kontradiktore. Kandidatja e një grupi, qëllimi i të cilëve që nga dita e publikimit të ‘bombës’ së parë deri sot, është të ikin nga përgjegjësia personale, madje duke e sulmuar edhe Kuvendin dhe varrosur shtetin, ka një slogan të tillë”. “Që të kuptohet…

