Thonë se fjalimi im është më ndryshe, se pjesëmarrjet e janë më ndryshe, se fjalori im është më ndryshe. Por, kjo i adreson problemet e vërteta, rezultati është inkurajues, unë do të vazhdojë me timen. Mendoj se mjaftueshëm i inspirova qytetarët në rrethin e parë zgjedhor që të dalin edhe në rrethin e dytë zgjedhor. Mendoj se në rrethin e dytë do të jenë më të guximshëm ata ndaj të cilëve është kryer presion dhe mendoj se në rrethin e dytë ata që kishin dilema i kanë zgjidh ato. Unë veçmë mora pjesë në “Dhomën publike”, bisedova hapur dhe jam…
Author: Hamdi Kumanova
Sot, shtabi qëndror zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim në selinë e partisë në Tetovë ka mbajtur mbledhjen me shefat e shtabeve të degëve për të koordinuar aktivitetet e radhës për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Shefi i shtabit qëndror z. Izet Mexhiti theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim, fuqishëm përkrah konceptin e kandidatit konsensual, dhe njëherit ftoj të gjithë strukturën të angazhohet për rrumbullaksimin e këtij procesi me sukses. April 27, 2019
Ekipet e Ndërmarrja Publike (NP) “Rrugë dhe rrugica” janë duke e gërryer shtresën e vjetër dhe do të vendosin asfalt te ri që të mos ketë vrima dhe gunga kur të kalojë Papa, njofton Portalb.mk. Në rrugën “Dimitrie Çupovski” në Shkup, te “Rekordi” po vendoset asfalt i ri, për Papa Françeskun i cili më 7 maj do të jetë në vizitë një-ditore në Shkup. Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” janë duke e gërryer shtresën e vjetër dhe do të vendosin asfalt te ri që të mos ketë vrima dhe gunga kur Papa me automjetin special “papamobili” do të lëvizë nga rruga Maqedonia…
Në fshatin Shipkovicë të Tetovës, në vitin 1981, në klasën e parë kanë qenë të regjistruar 130 nxënës, ndërsa për shkak të emigrimit në vitin 2018 vetëm 14 nxënës të klasës së parë. Sipas konkursit të shpallur për vitin shkollor 2019-2020, në pesë shkollat e mesme komunale në Tetovë ka 3.570 vende të lira, ndërsa ka vetëm 2.130 nxënës të cilët e përfundojnë arsimin fillor, njofton SDK, transmeton Portalb.mk. Komuna e Tetovës e ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsim të mesëm. Në pesë shkollat e mesme dhe në dy shkollat e mesme shtetërore ka vende të lira më shumë se…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, e ka komentuar sloganin e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska, e cila ka kërkuar besimin e qytetarëve duke u premtuar drejtësi. Sipas Dimitrov, është kontradiktore që pas publikimit të “bombave” drejtësi të premtoj kandidat nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk. “Jam duke shkuar për në takimin e mëngjesit dhe i shikoj billbordet “Drejtësi për Maqedoninë”. Në shikim kjo duket shumë kontradiktore që kandidatja e grupit, qëllimi themelor i të cilit që nga dita kur e dëgjuam bombën e parë e deri sot është të shmangë përgjegjësinë personale, qoftë edhe nëse kjo nënkupton sulm mbi Kuvendin…
Llokman Selimi është efektivi i Forcave Speciale të Maqedonisë nga Haraçina. Ai ishte komandanti i një skuadre të Focave Speciale të cilat i shpëtuan jetën mbrëmë deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë përballë dhunës së huliganëve pa bërë asnjë dallim nëse ishin deputetë maqedonas apo shqiptarë. Ai dhe trë pjestar shqiptar të asaj skuadre i plagosën duke marrë pla.gë në pjesë të ndryshme të trupit. Albeu arriti të kontaktojë me Llokman Selimin duke zhvilluar edhe një intervistë ekskluzive në të cilën ai rrëfen se si arritën të nxjerrin në një vend të sigurtë të gjithë deputetët. Por më parë ata duhej…
Para dy vitesh në këtë ditë kishim një nga episodet më të shëmtuara në historinë e Republikës së Maqedonisë moderne. Atë ditë është organizuar ndërhyrje në Shtëpinë më të lartë ligjvënëse ku partia e atëhershme në pushtet tentoi të pengojë transferimin e qetë të pushtetit. Partia që atëherë e organizoi këtë, VMRO-DPMNE dhe kandidati i saj për president Gordana Siljanovska as atëherë, as edhe në dy vitet e kaluara, nuk thanë asnjë fjalë për të dënuar aktin që turpëroi Maqedoninë dhe e renditi në vendet ku ato raste praktikohen në mungesë të paqes bazike dhe sigurisë për qytetarët. Këtë sot…
Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët (ASH), Bujare Abazi tha se qëndrimi i partisë së saj politike në lidhje me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale është që votuesit e tyre të vendosin sipas bindjeve personale, raporton Anadolu Agency (AA). ASH sot mbajti një konferencë për media para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të shënuar përvjetorin e dytë të ngjarjeve të 27 prillit 2017, ku nënkryetarja Abazi u pyet edhe rreth raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 5 maj. Ajo përsëriti qëndrimin e kryetarit të partisë, Ziadin Sela, duke thënë se qytetarët vetë duhet të…
Muahmed Zeqiri, deputeti i LSDM-së, i cili vazhdimisht kritikon partinë BDI, pjesë e qeverisë, flet për portalin MKD dhe thotë se kritikat shkaktojnë probleme në koalicion, por kjo paraqet demokraci. Sipas tij, qytetarët janë arsyeja që të gjithë ata janë pjesë e qeverisjes ekzekutive, ligjvënëse dhe vendore dhe se në rrethin e parë zgjedhor për president të shtetit, qytetarët e dhanë porosinë e tyre që politikanët duhet të kthjellohen, duke shtuar se ata dinë të vlerësojnë dhe ndëshkojnë. Zeqiri thotë se deklaratat e tij nuk bëjnë problem, duke theksuar se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev është njeriu më demokrat dhe…
Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë ka kallëzuar penalisht personat L.S (30) nga Kosova dhe S.S (23) nga Shqipëria, për shkak të dyshimeve për kryerje të veprës penale të “mashtrimit”. Në maj të vitit 2017, të kallëzuarit kanë treguar fakte të rrejshme dhe në këtë mënyrë i kanë mashtruar katër persona nga rajoni i Tetovës. Të kallëzuarit janë prezantuar si persona që kanë nevojë për ndihmë në para për shërim, ndërmjetësim për viza pune ose shitje automjetesh. Kështu, të kallëzuarit kanë përfituar rreth 984 mijë denarë (rreth 16 mijë euro) në mënyrë të paligjshme./Telegrafi/
Partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut LSDM-ja ka lëshuar sot një deklaratë kur rikujton ngjarjet e dy viteve më parë në Kuvend. Partia në pushtet vlerëson se edhe me koston e vrasjes së deputetëve dhe luftës civile regjimi i VMRO-DPMNE-së refuzoi të lejonte një transferim paqësor të pushtetit. “Atmosfera e nacionalizmit dhunës dhe linçimit që VMRO-DPMNE e ushqente prej muajsh rezultoi me një kërcënim terrorist ndaj sigurisë për të cilat tashmë ekzistojnë vendime gjyqësore efektive” theksohet në deklaratën e partisë. Më tej theksohet se në këto zgjedhje mbështetja për kandidaten e VMRO-së Gordana Siljanovska Davkova është përkrahje për dhunën…
ot, 27 prill 2019, bëhen dy vjet nga terrori i 27-prillit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), i cili parapriu me emërimin e kryeparlamentarit aktual, Talat Xhaferi, transmeton Portalb.mk. Hetimi tregoi, se ngjarja ishte organizuar nga udhëheqës të atëhershëm të institucioneve të sigurisë, nga funksionarë të lartë të ish partisë në pushtet për një dekadë, tash në opozitë, VMRO-DPMNE-ja, ndërkaq rezultoi me hyrjen në shtëpinë ligjvënëse të pjesëtarëve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila për 4 muaj protestoi rrugëve të Shkupit, kundër “Deklaratës së përbashkët të partive shqiptare” dhe kundër Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ziadin Sela, sulmi ne…

