Zv. ministri për Mjedis Jetësorë dhe Planifikim hapësinorë, Jani Makraduli ka paralajmëruar se ekologjia mund të shkaktoj probleme në anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Në intervistën e tij për Radio Evropën e Lirë, Makraduli thotë se standardet ekologjike mund të jenë pengesë në rrugën drejt BE-së. Sipas tij, të gjitha ministritë kanë gjithsej 22 milionë euro për projekte të mbrojtjes së mjedisit jetësor. Mirëpo Makraduli shprehet se këto para nuk janë të mjaftueshme për të kënaqur standardet e BE-së për pengimin e dëmeve nga emetimet në ajër, dhe se për këtë gjë nevojiten qindra miliona euro.
Author: Hamdi Kumanova
Dy rrahje grupore kanë ndodhur në Maqedoni, një në komunën e Pllasnicës dhe një tjetër në atë të Ohrit. Në Pllasnicë ka ndodhur një rrahje familjare, kur M.S dhe A.S, babë e birë, janë përleshur fizikisht me E.N dhe N.N, gjithashtu babë e birë. Policia ka ndërmarrë masat për ndriçimin e rastit për të proceduar më tutje me procedurat e duhura ligjore. Rrahja tjetër ka ndodhur në Ohër, kur personat F.R dhe D.B janë përleshur fizikisht me personat B.M dhe S.D. Të përfshirët në rrahje janë arrestuar dhe ndaj tyre do të ngriten procedurat e duhura ligjore.
Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës (SHMMP) me rastin e 28 prillit- Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës ngrit iniciativë për mbjelljen e 33 fidanëve në nder të 33 personave që kanë humbur jetët në vendet e tyre të punës në vitin 2018. Në ngjarjen do të marrin pjesë anëtarë dhe partnerë të SHMMP-së, ndërsa do të promovohet edhe Raporti vjetor i rregullt për fatkeqësitë e ndodhura në vendet e tyre të punës gjatë vitit 2018. Në raport janë përfshirë numri i fatkeqësive më të rënda në vendet e punës në vitin 2018, të ndarë sipas aktivitetit,…
Një grua e moshës 50 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në hyrje të Tetovës. Sipas informacioneve të para, gruaja ka qenë bashkëudhëtare në makinën “Mercedes”, ndërsa janë përplasur me një makinë tjetër e llojit “Golf”. Në afërsi të rrethrrotullimit gjatë hyrjes në Tetovë ka ndodhur aksidenti, ndërsa pas përplasjes me golfin, mercedesi ka vazhduar me vozitjen e pakontrolluar duke goditur një shtyllë. Në golfin ka pasur dy persona, një mashkull dhe një femër, të cilët janë lënduar gjatë përplasjes dhe janë dërguar në qendrën klinike në Tetovë. Ekipe të policisë dhe SPB Tetovë…
Një 43-vjeçar shqiptar, i dënuar me 25 vite burg në mungesë për vrasjen e një fermeri në Shqipëri, ka mundur të shfrytëzojë lirinë me kusht për t’u zhdukur, duke lënë të habitura autoritetet e drejtësisë britanike. Hektor Mahmutaj, 43 vjeç, ka hyrë në Britaninë e Madhe i fshehur në një kamion, ndërkohë që në Shqipëri ka një dënim në mungesë për vrasje. Në tetor të vitit të kaluar, gjykatësi Tan Ikram vendosi që ai të ekstradohej në Shqipëri. E pavarësisht se Mahmutaj kishte një sërë dënimesh në ishull, përfshi për zotërim armësh zjarri, ai u lirua me kusht. Duke qenë…
Kryetari Menduh Thaçi sonte zhvilloi takim me shtabin e degës së Tetovës ,ku pasi i falemenderoi për angazhimin dhe votën për kandidatin e përbashkët qeveritar për president, vuri në pah se tani duhet një angazhim maksimal nga të gjithë ne dhe në kontakte të drejtëpërdrejta me qytetarët të sqarohen dhe të binden për votimin e kandidatit të përbashkët qeveritar për president sepse me këtë përfundimisht parandalojmë influencën e politikave të Rusisë në këtë shtet. Më tutje kryetari z.Thaçi theksoi se ne qartë jemi përrcaktuar për aleancë me SHBA, BE dhe NATO, prandaj me një votë masive të shqiptarëve dhe qytetarëve…
Partia për prosperitet demokratik të Romëve (PPDR) ka vendosur që në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar shteti të mbështesë Stevo Pendarovskin. Këtë e paralajmëroi Aksel Ahmedovski, kryetar i PPDR-së, përmes një konference shtypi. Sipas tij, deri te ky vendim ka ardhur pas takimit me nënkryetarin e LSDM-së, Oliver Spasovski, por edhe pas konsultimeve me degët komunale të partisë në fjalë. Me këtë rast, Ahmedovski u bëri thirrje përkrahësve të tij, anëtarësisë dhe të gjithë romëve që ta votojnë Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor për kryetar shteti./Telegrafi/
Në dy vjetorin e ngjarjeve në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, gjuha e kandidatëve për president është ashpërsuar. Kandidati i pavarur i shumicës i mbështetur nga 31 parti të majta Stevo Pendarovski është hedhur në sulm dhe ka kërkuar nga kundërshtarja e tij të dënojë sulmin e dy viteve më parë në parlamentin e vendit. “Maqedonia e Veriut është shteti i vetëm në Evropë në të cilin ka ndodhur një akt si 27 prilli.VMRO-DPMNE-në dhe Gordana Siljnovska Davkova, nuk kanë të drejtë të flasin për drejtësinë, përderisa ende nuk kanë guxim, edhe pas dy viteve, ta dënojnë politikisht ose edhe…
Bashkia e Shkupit ka reaguar ndaj akuzave të OBRM-PDUKM-së në lidhje me pohimet për kërcënime të kryeministrit Zoran Zaev ndaj të punësuarve në Bashki. Sipas tyre, koha e kërcënimeve dhe trysnive në administratën bashkiake ka përfunduar dhe është një e kaluar. Nga Bashkia thonë se nuk ka ndarje të të punësuarve sipas përkatësisë partiake dhe politike, por është e kundërta, pra i stimulon të gjithë ata që punojnë me profesionalizëm dhe nderë dhe me përkushtim e kryejnë detyrën që e kanë. Ky reagim erdhi pasi që Dimçe Arsovski nga OBRM-PDUKM-ja, në konferencë shtypi kishte akuzuar për kërcënime të kryeministrit Zaev…
Me 27.04.2019 në ora 04.40 në Stacionin Policor në Manastir, A.C.(22) nga Manastiri, ka lajmëruar se me 27.04.2019 rreth orës 00.20 para postës së qytetit në Manastir është sulmuar fizikisht nga disa persona, transmeton Almakos. Po punohet për zbardhjen e rastit.
Me 26.04.2019 në ora 22.20 është lajmëruar se në Shkup në bulevardin ‘Aradhat partizane’ në një kazino tre persona kanë kryer një vjedhje ku i kanë marr paratë nga qarkullimi ditor, transmeton Almakos. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
Për tri ditë në Prishtinë është mbajtur “Panairi i Karrierës”, ku nxënësit e klasave të 9-ta të shkollave fillore kanë pasur mundësi të informohen për shkollat e mesme profesionale që janë në kryeqytet. Qëllimi i “Panairit të Karrierës” është që nxënësit të informohen për shkollat profesionale dhe të orientohen nga aftësimi profesional, si një mundësi më e madhe për qasje në tregun e punës. Në Qendrën e Karrierës në Prishtinë, tetë shkolla profesionale kanë prezantuar drejtimet që ato ofrojnë, kushtet dhe praktikat që ata i ofrojnë. Lis Muriqi nxënës i klasës se 9-të në shkollën fillore “Gjergj Fishta”, së bashku…

