Katër muaj radhazi në Maqedoninë e Veriut secilën ditë regjistrohen raste të reja me fruth. Menjëherë pas rasteve të para në çerdhe në Radishan në dhjetor të vitit të kaluar, në territorin e Shkupit u shpall epidemia ndërsa më vonë epidemia u shpall në gjithë territorin e Shkupit. Për këtë periudhë për katër muaj, MRP vaksinën e kanë amrrë 12.848 fëmijë deri në moshë 14 vjeçare, ndërsa në fillim kishte 16.360 fëmijë të pavaksinuar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në intervistë për “Nova Makedonija” thotë se kanë paralajmëruar se epidemia e fruthit mund të zgjerohet në gjithë territorin e Maqedonisë…
Author: Hamdi Kumanova
Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente e koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE dje në Ohër porositi se de-legjitimimi i pushtetit mund të realizohet vetëm përmes rrugës institucionale, duke cekur se ajo që është jo-legjitime mund të de-legjitimohet vetëm në mënyrë institucionale, në procedurë, e jo në rrugë. “Pas premtimeve të pambajtura njerëzit kanë dyshim, pas presioneve njerëzit kanë frikë, pas ndryshimit jokushtetues të emrit njerëzit nuk duan të dalin kudo duke menduar se me atë e delegjitimojnë vendimin e tillë… Me pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të gjithë qytetarët ta bojkotojnë dhe delegjitimojnë pushtetin, ndërsa me zgjedhje të parakohshme parlamentare të…
Pesëdhjetë e një vjeçari S.E. nga fshati Simnicë e Gostivarit, dje (29-prill) ka denoncuar se rrethë orës 10.00, ai dhe djali i tij kanë qenë të sulmuar fizikishtë nga 55-vjeçari A.M. nga po i njëjti fshat. Gjatë sulmit personi A.M. ka përdorur edhe mjet të mprehtë-sëpatë, kështu që i njëjti është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar. Nga policia thonë se po punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Kryetari Menduh Thaçi takoi shtabet e partisë të degës Bogovinë dhe të degës Bervenicë-Çellopek. Thaçi vuri në pah se shqiptarët janë përcaktuar për miqësi të përjetëshme me SHBA si dhe me BE,prandaj dalja sa më masive në raundin e dytë dhe votën për kandidatin e përbashkët qeveritar për president jo vetëm që rrumbullaksojmë procesin e aderimit në NATO dhe njëkohësisht parandalojmë influencën e politikës së Rusisë e cila sigurisht është në kundërshtim me interesat tona dhe mund të shkaktojë destabilizim në këto hapsira.
Kryetari i ri i Forumit Rinor, të BDI-së, Avni Rustemi, u zgjodh në kuvendin e dheshëm zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe e trashëgoi këtë post nga ish-kryetari i deritanishëm Hisen Xhemaili. Në fjalimin e tij, kryetari i ri forumit rinor të BDI-së, përshëndeti kryetarin e partisë, z.Ali Ahmeti, mysafirin dhe njëherit kryetarin e bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj si dhe anëtarët e kryesisë së rinisë me të cilët do të udhëheq gjatë mandatit të tij. “Shumë i dashur Kryetar i joni z. Ali Ahmeti, i nderuar z. Erion Veliaj, Ju faleminderit për pjesëmarrjen tuaj, e nderuara kryesi…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Talat Xhaferi dje në emisionin “Click Plus” ka hedhur poshtë pretendimet se po bëhet gati për president të RMV-së, me çka ka ftuar qytetarët që të dalin më 5 maj dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. “Jo nuk po bëhem gati për president”, tha Xhaferi, duke u përgjigjur në pyetjen se “a po bëhet gati për ta ushtruar postin e presidentit?”. Xhaferi ka bërë thirrje që në rrethin e dytë të zgjedhjeve, 5 maj 2019, qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. “Qytetarët duhet të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën…
Prokuroria Themelore e Gostivarit ka dorëzuar aktin prokuror kundër tre personave të cilët dyshohen se janë të përfshirë në vrasjen e tre anëtarëve të një familje në Dibër. Siç njoftojnë nga Prokuroria, janë siguruar dëshmi se e akuzuara e parë ka kryer veprën “vrasje”, ndërsa dy të akuzuarit tjerë kanë kryer veprën “ndihmë gjatë kryerjes së vrasjes”. “Më 26.08.2018 në shtëpinë familjare në Dibër, e akuzuara duke gjuajtur me pistoletë të kalibrit 7.65 mm, së pari ka vrarë nënën dhe babain e saj, ndërsa më pas edhe motrën minorene. Dy të akuzuarit tjerë me paramendim e kanë ndihmuar në kryerjen…
Dyzet e katër vjeçari A.Sh. nga fshati Gradec i Gostivarit dje (29-prill) rreth orës 08 e 25 minuta duke kryer punë ndërtimore së bashku me dy persona tjerë në një objekt në rrugën ,,Vëllezrit Bllazhevski,, në Gostivar e ka humbur ekuilibrin dhe nga një lartësi mbi 3,5 metra, është rrëzuar në dyshemenë prej betoni. Gjatë rrëzimit personi A.Sh. ka marrur lëndime të rënda trupore dhe pas dhënies së ndihmës mjeksore në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar si rast urgjent është transferuar në klinikat e Shkupit. Nga policia thonë se është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe se…
Mediat në Maqedoninë e Veriut nga sonte në mesnatë nuk kanë të drejtë të publikojnë anketa lidhur me rejtingun e kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 majit. Sipas rregullores dhe afateve të KSHZ-së rezultatet e anketave mund të publikohen vetëm pesë ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve. KSHZ deri nesër më së voni do të duhet të dorëzojë materialin zgjedhor deri tek komisionet komunale zgjedhore.
Gjatë katër ditëve në Shkup kanë ndodhur 36 aksidente rrugore ku lëndime trupore kanë marrë 3 persona dhe 2 janë lënduar më lehtë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 automjete që s’kanë qenë të regjistruara. Sipas njoftimit të SPB Shkup, me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara kanë lëvizur 22 vozitës. Për parkim jo të rregullt janë shqiptuar 61 dënime.
Kjo është rruga për Matkë, vendi i cili çdo ditë vizitohet nga mijëra turistë të vendit dhe të huaj. Rruga është në gjendjen siç e shihni në foto, për vite me radhë. Turistët por edhe banorët që kalojnë çdo ditë kërkojnë riparim/sanim të kësaj rruge e cila është turp për institucionet pavarësisht kompetencave që kanë qoftë Komuna e Sarajit ose Qyteti i Shkupit.
Fillimi i Samiti të Berlinit është bërë temë e analizës nga mediat gjermane. Me analiza të ndryshme për gjendjen e Ballkanit Perëndimor, ata komentojnë për gatishmërinë e përafrimit drejtë BE-së, raporton “Deutsche Welle”. Sipas të përditshmes “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Maqedonia e Veriut është i vetmi vend nga Ballkani Perëndimor që meriton të shpërblehet me datë për fillim të bisedimeve me BE-në. “Vendet e rajonit edhe më tej meritojnë përkrahjen, por përafrimi i mëtejshëm drejt BE-së për momentin do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim, Maqedonia e Veriut ka një Qeveri të orientuar drejt reformave, që bëri kompromise të…

