Kopshti Zoologjik i Shkupit është vjedhur mbrëmjen e djeshme. Vjedhësit kanë hyr brenda nga hyrja zyrtare dhe kanë arritur të marrin gjësende të ndryshme. Nga Kopshti kanë konfirmuar se ka pasur vjedhje. Rastin e kanë denoncuar në polici dhe ekip i tre ka dalë në teren. Pritet që hetimi të tregoj sa është dëmi material i shkaktuar. Kopshti Zoologji gjatë kohës së festave ka punuar me orar të plotë.
Author: Hamdi Kumanova
Një person i moshës 46 vjeçare mbrëmë ka humbur jetën në aksident që ka ndodhur tek pishina e qytetit në Kumanovë.. “Është den0ncuar se në parkingun në rrugën ‘Pirinska Makedonija’ para pishinës së qytetit, ai duke drejtuar motoçikletën ka huumbur kontrollin dhe ka goditur në mburojën e rrugës, pas çka është rrëzuar dhe ka vdekur në vendngjarje”, thonë nga policia
Deputetët e Partisë Liberale Demokratike (PLD) do të propozojnë ndryshim të Ligjit për tregti me të cilin do të sigurojë që të dielat dhe festat të jenë ditë jopune edhe për të punësuar në tregtinë e vogël, siç janë shitësit, shitoret dhe qendrat tregtare të mëdha, njoftoi sot në konferencë për media, deputetja Julijana Nikollova, transmeton Portalb.mk. Siç sqaroi Nikollova, me këtë bëhet përpjekje që të rritet produktiviteti i punëtorëve. “Në këtë mënyrë do të rritet produktiviteti i punëtorëve, do të ulen detyrimet dhe shpenzimet e punëdhënësve, por edhe do të pamundësohet konkurrencë jolojale. Propozimi vjen nga Forumi i Grave i PLD-së, sepse dua të…
Në rrugën “Pero Nakov”, në Shkup, mëngjesin e sotëm një veturë e llojit “BMË 320”, e drejtuar nga 34 vjecari A.J është përplasur një shtyllë elektrike, shkruan gazeta KOHA. Si rezultat i këtij aksidenti lëndime të lehta ka marrë bashkudhëtarja e shoferit, e moshës 16 vjeçare. Menjëherë pas këtij aksidenti të lënduarit me Ndihmën e Parë janë dërguar në Qendrën Klinike “Nëna Tereza”. Ndërkohë, në vendngjarje ekspertizë kanë kryer ekipe të Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup. Nga ana tjetër dëshmitar okular kanë njoftuar se për nxjerrjen e të lënduarve nga vetura ekipe të zjarrfikësve është dashur të përdorin…
Sipas VMRO-DPMNE-së, Maqedonia nuk do të merr datë për fillim të bisedimeve as këtë qershor. Nga partia më e madhe opozitare maqedonase, vendi është në fundin e listës në luftën kundër korrupsionit dhe për këtë arsye nuk mund të shpresoj të anëtarësohet në BE. “Ky është çmimi që qytetarët e paguajnë për gënjeshtrat e Zoran Zaevit dhe argatit të tij Stevo Pendarovski. I humburi Stevo Pendarovski i cili asnjëherë për asgjë nuk ka sjellë vendime është zgjedhur nga Zoran Zaev për ta mbrojtur dhe mbuluar krimin”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga VMRO-DPMNE shtojnë se Maqedoni ka nevojë për një lloj të…
Naum Stoikovski nga OBRM-PDUKM nëpërmjet një konference për shtyp tha se “Stevo Pendarovski dëshiron të bëhet kryetar shteti, dhe ikën nga ballafaqimet në televizion me qytetarët, ikën nga pyetjet e opozitës, ikën nga publiku”. “Ai dëshiron të jetë kryetar i cili paraqitet në tribuna, me pyetje të porositura, dhe nëse ndonjë tjetër ka mundësi për pyetje të vërtetë, ia hekë mikrofonin”, tha Stoilkovski. Ai kërkoi nga Pendarovski të përgjigjet pse nuk e ka dënuar dhe nuk është tërhequr nga privatizimi dhe cili ka qenë roli i tij si Shef i analitikes gjatë ngjarjeve të Gostivarit në vitin 1997. Stoikovski pyeti…
Në konferencën për media të Shtabit Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), që u mbajt sot në Shkup, Izet Mexhiti ka deklaruar se bojkotimi i rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale i ndihmon partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE-së, ndërkaq rrezikon procesin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) me NATO-n, Bashkimin Evropian (BE), barazinë gjuhësore dhe Marrëveshjen e Ohrit. Bojkoti i ndihmon opozitares VMRO-DPMNE. Bojkoti bart krizë presidenciale dhe parlamentare. Qëndrimi në shtëpi më 5 maj, e rrezikon anëtarësimin në NATO, e rrezikon datën për negociatat me BE-në, e rrezikon fqinjësinë me Uashingtonin dhe Brukselin, dhe përfundimisht e rrezikon barazinë…
Të gjithë gazetarët punojnë me të drejta të shkelura të punëtorëve, profesioni është i pasigurt, punojnë në kushte jo të rregullta, për shkak të së cilës nuk mund të pritet gazetari e rregulluar. Këtë mesazh e dërgoi sot kryetari i Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatikë, Xvezdan Georgiev në marshin e një majit, të cilin SPGM e organizoi së bashku me Sindikatën e shërbimit diplomatik të Maqedonisë së Veriut, Sindikatën e pavarur akademike dhe Sindikatën e kulturës. Marshi u mbajt me moton “Më 1 maj ku ndodhesh? Për të drejtat tua, je në rrugë” në sheshin “Kryengritja e…
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “kandidatja e Mickoskit, Gordana Siljanovska Davkova nuk i respekton qytetarët, nuk e respekton opinionin dhe nuk i respekton mediat dhe gazetarët”. “Siljanovska iku të përgjigje në pyetjet e parashtruara nga qytetarët në ‘Facebook’ faqen e AIM, iku nga ballafaqimi me gazetarët e Telmës në emisionin “Zheshko stollçe” dhe iku nga debati me aktivistët e revolucioni laraman”. Sipas tyre, Siljanovska përveç që ikën, ajo edhe hesht dhe kështu hesht për regjimin kriminal por edhe se sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së Igor Janushev është nën hetime. “Nga Gordana Siljanovska opinionim qytetarët nuk kanë dëgjuar asnjë…
“Kundërkandidatja ime ka qëllime të kundërta. Siljanovska haptazi flet se do t’i bllokojë edhe reformat e brendshme dhe integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV)në organizatat ndërkombëtare, ashtu sikurse tash po e bën Ivanovi”, kështu ka deklaruar sot kandidati i 30 partive politike për president të RMV-së, Stevo Pendarovski sot në Kumanovë, transmeton Portalb.mk. Kandidati për president të RMV-së, Stevo Pendarovski në Kumanovë Duke folur më tej, Pendarovski ka deklaruar se prioritet i tij është që të sigurojë kushte për zhvillim dhe avancim të shtetit dhe të gjithë qytetarëve të RMV-së “Si president prioritet do ta kem që të siguroj kushte për zhvillim dhe…
Me dhjetëra automjete dhe një numër i madh i njerëzve filloi marshimin protestues për të shënuar 1 majit, Ditën ndërkombëtare të punës. Kryetari i konfederatës, Marjan Risteski, tha se në protestën e sotme kanë dalë anëtarësi nga Shkupi, Tetova dhe Kumanova. Qëllimi i tyre është që para Qeverisë të takohen me kryeministrin Zoran Zaev dhe Këshillin social ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai shtoi se në këtë protestë nuk janë bashkuar me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë sepse me ato nuk ka qenë e mundur të arrihet marrëveshje. “Ne si organizatë sindikale në këtë objekt të madh s’kemi asnjë hapësirë”, tha…
Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së Dimçe Arsovski në konferencë për shtyp tha se dje kanë ngritur padi penale kundër 10 personave për parregullsi, përkatësisht për mbushje të kutive në vendvotimin 0716 në Zajaz. Në Zajaz, siç tha Arsovski, sipas raportit të KShZ-së në periudhën nga 15:00 deri në orën 17:00 në rrethin e parë kanë votuar 297 persona, përkatësisht tre herë më shumë se i personave që kanë votuar deri në orën 15:00. “Kjo është dëshmi se janë mbushur kutitë në këtë vendvotime dhe atë në secilën 24 sekonda nga një fletëvotimi është vendosur në kuti votimi”, tha Arosvskit duke thënë se…

