Author: Hamdi Kumanova

Roja Bregdetare italiane njoftoi se ka bllokuar një gomone me rreth 400 kilogramë marijuanë e ka vënë në pranga dy trafikantët shqiptarë që ndodheshin në bord. Operacioni i zhvilluar në brigjet e Leçes u mbështet nga mjetet ajrore dhe Roja Bregdetare Evropiane. Sipas policisë italiane, trafikantët shqiptarë u ndoqën në det nga mjetet e lundrimit dhe nga ajri, me gomonen super të shpejtë rreth 6 metër të gjatë dhe u detyruan të ankoroheshin në Portin e Otrantos. Policia italiane tha se nëse droga do të shpërndahej në tregun kriminal rrjetet e trafikut do të përfitonin prej saj mbi 4 milionë…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative në Shkup ka mbajtur seancë publike për padinë e shtruar të VMRO-DPMNE-së e cila ka të bëjë me ankesën e refuzuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për qendrën e votimit 1789 në Novosellë. Vendimi do të publikohet edhe në faqen e Gjykatës Administrative. Shtruesi i padisë VMRO-DPMNE kërkoi që të anulohet votimi në vendvotimin me numër 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të Novosellës dhe votimi të përsëritet në afatin ligjor të përcaktuar me Kodin Zgjedhor. Në seancë u theksua se nuk ka pasur kundërshtime për procesin e votimit i cili zgjati deri në orën 19, por…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos si përfaqësues i qeverisë greke, do të marrë pjesë në inaugurimin e Stevo Pendarovskit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. “Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos, nesër 12 maj do të shkojë në Shkup që ta prezentojë qeverinë greke në inaugurimin e presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski”, kumtojnë nga MPJ greke.

Lexo më Shumë

Refuzimi i Interpolit të publikojë një urdhër arresti ndërkombëtar për ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe Nikolla Boshkovski krijoj bujë të madhe në Maqedoninë e Veriut transmeton DW. Aktualisht nga Interpoli kërkohen tre shtetas maqedonas. Jemsit Dehari Aqif Ajro dhe Shpëtim Bytyçi janë tre qytetarë maqedonas të cilët po kërkohen nga ana e orga.nizatës ndërkombëtare policore. 51-vjeçari Dehari i lindur në fshatin Gajre të Tetovës po kërkohet nga Gjermania. Atje ai është ak.uzuar për tre raste grabitje duke marrë pengje. Gjithashtu atë e kërkon edhe Hungaria në të cilin shtet ai ak.uzohet për vrasje. Urdhër arresti i Interpolit paralajmëron se Dehari…

Lexo më Shumë

Është gjetur një trup i mashkullit i pajetë i cili kishte qenë në fazë të dekompozimit. Siç lajmëruan nga MPB, ngjarjen e ka lajmëruar një person me iniciale B.C nga Prilepi, i cili e kishte gjetur trupin në hyrje të fshatit Sllupçë afër Manastirit “Sveti Nikolla”. Nga hetuesia është konfirmuar se bëhet fjalë për personin V.B (56) nga fshati Sekircë, i cili ishte larguar nga shtëpia para 7-8 ditëve, mirëpo i njëjti nuk është lajmëruar si i zhdukur.

Lexo më Shumë

Përpara Gjykatës Administrative në Shkup padia ka paraqitur partia opozitare VMRO-DPMNE lidhur me refuzimin e ankesave nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor për vendvotimin në Novo Sellë. Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski theksoi se ata po kërkojnë anulimin e votimit në vendvotimin numër 1789 në procedurën për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Novo Sellës dhe se votimi duhet të përsëritet në afatin ligjor të përcaktuar me Kodin Zgjedhor. Refuzimi i ankesave të VMRO-DPMNE-së i referohet procedurës për votim, tabelimin dhe përcaktimin e rezultateve në qendrën e votimit. “Kishte shkelje të Kodit Zgjedhor në këtë vendvotim, por edhe rrjedha e lëvizjes së…

Lexo më Shumë

Për katër ditë, të mërkurën, më 15 maj, do të lëshohet aksi jugor i Korridorit 10 drejt Maqedonisë së veriut dhe Greqis[ afër Grykës së Gërdelicës. Me hapjen e aksit afër Grykës së Gërdelicës, Serbia përmes Korridorit 10 tërësisht do të lidhet me 600 kilometra përgjatë autostradës nga kufiri i Maqedonisë së veriut deri në kufi me Hungarinë. Në aksin përmes Grykës së Gërdelicës të gjatë 26,3 kilometra, vozitësit nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të kenë mundësi të kalojnë nëpër dy tunele të reja dhe 33 ura të konstruuara. Korridori 10 është një nga korridoret më të rëndësishme…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq Kumanovë në kuadër të javë së Kryqit të Kuq dhe gjysmë muaji të së Kuqes do të shpërndajë paqeta me ushqime dhe mjete higjienike për kategoritë e qytetarëve të rrezikuar në komunat Staro Nagoriçane dhe Likovë. “Për nder të shënimi të kësaj jave, por edhe në aktivitetet e rregullta vazhdimisht organizojmë aksione humanitare në të cilat shpërndajnë prodhime ushqimore dhe higjienike për kategorinë e qytetarëve të rrezikuar”, deklaroi sekretari i organizatës komunale, Bojan Petrushevski./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Mot me vranësira dhe jostabil, me reshje, vetëtima dhe erë të fuqishme, do të jetë moti ditëve të ardhshme. Siç informoi DPHM, vendi do të ketë nën ndikimin e një serie valësh të lagështa. “Nesër pasdite dhe gjatë ditëve të ardhshme moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe jostabil, në më shumë vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe mbi 50 litra në një metër katror, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore dhe juglindore edhe mbi 70 litra. Në nivel lokal proceset do të jenë në formë të motit të ligë me vetëtima, erë të përforcuar dhe paraqitje…

Lexo më Shumë

Pas stilistit të njohur shkupjan Armend Ramadani, fushatës “EDHE E MESME EDHE E VLEFSHME – ZGJEDH ARSIMIN PROFESIONAL” të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe ministrit Arbër Ademi i është bashkangjitur në mbështetje edhe dizajnerja e këpucëve Martina Apostollovska. Ajo, në një prononcim drejtuar të rinjëve duke prezantuar suksesin me profesionin e saj ka porositur këta të fundit që të zgjedhin rrugën që mund të duron edhe suksese edhe dështime, në çaste të vështira të kenë njohuri në zanatin kurse në sukseset të kenë përvojën dhe se të dyja sëbashku do ti shpijnë më afër qëllimit të tyre çdo ditë…

Lexo më Shumë

Presidenti i sapozgjedhur Stevo Pendarovski sot mori vendimin nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor sipas të cilës ai është zgjedhur president i vendit. Pendarovski njoftoi reforma në Agjencinë e Inteligjencës dhe tha se nuk do të ketë vend për ata njerëz të cilët janë nën hetim nga Prokuroria. “Në raportin e Priebesë vërejtjet më të mëdha ishin abuzime të tmerrshme të sigurisë – aparatit të inteligjencës. Unë nuk jam vetëm unë kompetent, por unë kam kompetenca të veçanta në Agjencinë e Inteligjencës. Kam ndërmend të marrë pjesë në një reformë të plota të këtyre shërbimeve, sepse segmente të rëndësishme ende nuk janë…

Lexo më Shumë

Kjo qeveri siguroi kushte për ngritjen e zërit, dhe jo për heshtje. Çelësi është në duart e profesionistëve të gazetarisë, tha ministri pa resor përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë, Robert Popovski, në seancën e sotme të Komisionit të përgjithshëm për drejtësinë, çështjet e brendshme dhe bashkëpunimin e sigurisë së Asamblesë Parlamentare të procesit për bashkëpunim të Evropës Juglindore. Sipas Popovski, në dy vitet e fundit, për herë të parë që nga 10 vitet e mëparshme, ka më shumë tekste kritike në vend të atyre lavdëruese, tregime, sugjerime për punën e Qeverisë, liritë dhe të drejtat e mediave. Ai kujtoi…

Lexo më Shumë