Kryeministri Zoran Zaev përmes facebookut ka sjellur lajmin e madh për familjet e rrezikuara sociale. Zaev ka bë të ditur se ndihma sociale do të rritet më shumë se 300 për qind, kurse si shembull ka marrë një familje katëranëtarëshe, shkruan Gazeta Lajm. “Një familje katër anëtarëshe me rrezik social do të marrë kompensim mujor prej 10.600 denarëve, në vend të 3.029 denarëve të deritanishme. Fjala është fjalë, i kthejmë paratë te qytetarët”, ka shkruar Zaev në Facebook. Videon mund ta percillni ne kete Link.
Author: Hamdi Kumanova
Shkolla në të cilën ka punuar mësuesja Lindita Preteni që sot ndërroi jetë tragjikisht kanë shkruar një lajmërim prekës për vdekjen e mësimdhënëse. Përmes Facebook, nga Shkolla” Fazli Greiçevci”, kanë lajmëruar për rastin, derisa kanë shkruar se mësuesja Lindita Preteni me padurim po e priste festën e abetares. “Ajo ishte nje engjull, me vyrtyte te larta ku beri per vete te gjithe stafin dhe komunitetin. Ende spo besojme…LINDA do mbetesh e paharrueshme per ne! Per nxenesit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares…”, shkruhet në njoftimin e shkollës, përcjellë “Bota sot”.
“Shpresoj për bashkëpunim të suksesshëm me presidentin Stevo Pendarovski në ditët dhe muajt e ardhshëm, për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian”. Këtë e tha sot ambasadori i Britanisë së Madhe në Shkup, Samuel Zhbogar, i cili realizoi takim me kryetarin e ri të shtetit Stevo Pendarovski. “Pata takim me presidentin Pendarovski. I kam përcjellur urimet nga kryetari i Këshillit të Evropës Donald Tusk dhe kryetari i Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker, të cilët shprehin gatishmëri për bashkëpunim më të afërt për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe ndërtimin e Evropës së përbashkët”, tha Zhbogar. Ai tha…
Dhe Ramadani përshëndet për çdo ditë … Në më shumë se 80 raste kundër mashtrimit të popullatës, është identifikuar Ramadan N. (68), ndër të tjera për mashtrim dhe vjedhje. Gjatë muajit janar, policia gjermane e kishte bastisur banesën e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut në rrugën “Manteuffelstrasse” në Kreuzberg dhe me këtë rast ka gjetur mallra të vjedhur dhe 3000 euro para të gatshme. Mirëpo, nuk ka pasur arsye për arrestim, shkruajnw mediat gjermane, percjell Shtegu.com. Pasditen e së enjtes, Ramadan N. ia kishte vjedhur të hollat një turist 25-vjeçar nga Berlini, me disa bashkëpunëtorë. Viktima ishte joshur rreth orës…
Ministri i Arsimit Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp tha se në lëndën e muzikës për klasat e pesta, gjashta, shtata, teta dhe të nënta, do të fillojë zbatimi i programit, i cili sipas tij, do tt promovojë multikulturalizëm me njohje dhe respektim të dallimeve. Sipas kësaj, çdo nxënës do të mësojë për kulturën muzikore dhe traditat për komunitetin që i përket, si dhe do të kenë mundësi të mësojnë për kulturën dhe traditën e qytetarëve të bashkësive tjera. Programet janë përgatitur nga një grup pune profesionistësh, kështu që këto programe, sipas Ademit, do të lehtësojnë punën e mësimdhënësve…
Në prag të manifestimeve tradicionale të maturës, të cilat gjatë kësaj jave do të fillojnë në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, Sektori për punë të brendshme Tetovë, së pari apelon deri tek maturantët, që ti përmbahen shfrytëzimit të veturave deri te objektet hotelerike dhe anasjelltas, e veçanërisht nëse nuk kanë kaluar testin për patentë shoferi, ose nëse nuk posedojnë leje valide. Maturantëve ju bëhet me dije, gjithashtu, pa dallim se a posedojnë patentë shoferi apo jo, të mos ulen përpara timonit në gjendje të alkoolizuar, dhe transportin deri tek objekti hotelerik dhe anasjelltas, ta kryejnë në mënyra tjera më…
Muaji maj dhe qershor janë muajt me shpenzime më të larta për familjet që kanë semimaturantë dhe maturantë. Madje, vitet e fundit shpenzimet e tyre janë të përafërta me ato të dasmave dhe arrin mbi 500 euro. Disa prej nxënësve të anketuar thanë se nuk duhet kursyer për këtë natë, ndërsa shumë të tjerë bashkë me prindërit e tyre janë të mendimit se duhet bërë përgatitje modeste dhe jo shpenzime të kota. Psikologu Musa Musai e cilëson si shqetësues dukurinë e shpenzimeve marramendëse për mbrëmjen e maturës dhe thotë se është jashtë çdo norme pedagogjike dhe psikologjike, shkruan Alsat. “Për…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë, me ftesë të homologut të tij, Kryetarit të Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, Volfgang Sobotka. Siç njoftojnë nga kabineti i tij, Xhaferi është i shoqëruar nga deputetë, anëtarë të Grupit për bashkëpunim me Republikën e Austrisë, Rexhail Ismaili – kryetar i Grupit për bashkëpunim dhe Meri Lazarova, anëtare e Grupit për bashkëpunim si edhe Cvetanka Ivanova, Sekretare e përgjithshme e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Sipas agjendës, parashikohet që delegacioni të realizojë takim me Volfgang…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa, nëpër korsi të lagura. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM informon se autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë. Apelohet tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të…
Kryeministrja britanike Thereza Mej ia uroi Stevo Pendarovskit marrjen e detyrës president i Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Urime për inaugurimin tuaj si president i Maqedonisë së Veriut. Unë isha dëshmitar i lidhjes së fuqishme midis Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe gjatë vizitës time vitin e kaluar dhe shpresoj për bashkëpunim edhe më të afërt midis vendeve tona”, shkroi në Tuiter, Thereza Mej në urimin për Pendarovskin.
Shkupi po përgatitet për afrimin e stuhisë “Andrea” e cili pritet të sjellë reshje prej 50 deri 80 milimetra në metër katror, çka detyroi qendrën e krizave të mblidhet në një takim urgjent të drejtuar nga Dushko Veskovski, drejtori i NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi”. Në takim janë hedhur hapa për koordinimin e aktiviteteve dhe janë caktuar detyrimet mes ndërmarrjeve publike, brigadës së zjarrfikësve, shërbimeve inspektuese dhe komunat e tjera dhe institucionet shtetërore. Përpara fillimit të stuhisë, thonë burime në kryeqytetin maqedonas, po kontrollohen pusetat dhe kanalet e drenimit, ndërsa banorët janë këshilluar të mos parkojnë poshtë pemëve, e po kështu,…
Presidenti Ilir Meta mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të betimit të Presidentit të ri të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Pas ceremonisë së betimit, Presidenti Meta u prit në një takim të veçantë nga Presidenti Pendarovski, të cilin e përgëzoi edhe njëherë për fillimin e detyrës. Gjatë takimit, Presidenti Meta vlerësoi mbylljen e suksesshme të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në një frymë të qetë dhe demokratike në të dy raundet, si dhe mesazhet dhe qëndrimin e Presidentit të ri Pendarovksi si gjatë fushatës, edhe pas përfundimit të procesit elektoral. “Vlerësoj qëndrimin e Presidentit të zgjedhur…

