Author: Hamdi Kumanova

Edhe krahas realizimit të dobët të investimeve kapitale dhe krahas paralajmërimit të kryeministrit Zoran Zaev se këtë verë do të bëhet rishikimi i buxhetit, Ministria e Financave edhe më tej bën analiza nëse për momentin ka nevojë për rishikim të arkës shtetërore. Ministri i financave, Dragan Tevdovski pohon se ka mendimin e njëjtë si të kryeministrit, por shton se për momentin performancat e ekonomisë janë të mira. Edhe pse të dhënat për shpenzimet buxhetore tregojnë se për tre muaj janë realizuar vetëm 6.2% nga 400 milionë eurot e parapara për investime kapitale, Tevdovski thotë se ka përmirësim në realizim. Numri…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, apelon deri tek qytetarët e Tetovës dhe të Gostivarit se në raste të paraqitjes së shiut intensiv, të mos i parkojnë veturat e tyre mbi kapakët e kanalizimeve atmosferike. Kjo për shkak se, të mundësohet kontrollimi i papengueshëm i funksionimit të rrjetit të kanalizimit, dhe nëse është e nevojshme, që të mundë me shpejtësi dhe efikasitet të intervenohet, gjegjësishtë të pastrohet. Krahas kësaj, qytetarët këshillohen, të mos i parkojnë veturat në afërsi të pemëve të larta, për arsye se, gjatë erërave të forta është e mundëshme që të biejnë degë dhe të shkaktojnë dëme…

Lexo më Shumë

“Presim që në qershor vendet anëtare të Bashkimit Evropian të japin drejtë të gjelbër për vendin tonë. Pres që Brukseli më në fund ta shpall dhënien e datës për bisedime me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Vendi ynë për një periudhë të shkurtër tregoi se është model i suksesshëm në Ballkanin Perëndimor dhe shfaqi se nuk duam të flasim me konflikte të ngrira, por treguam se në fakt ekzistonin konflikte të ngrira dhe se me ato konflikte i shndërruan në miqësi”. Këtë e tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, para fillimit të forumit “Përforcimi i integrimit evropian të…

Lexo më Shumë

“Gjykata dhe Prokuroria Publike duhet t’i zbardhin ngjarjet e pakëndshme në Bashkësinë Fetare Islame (BFI), pasi Komisioni për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze ishte pjesë e të apostrofuarve për sulm dhe tentim të çfarëdo ndryshimi në BFI. Ky as nuk ka qenë e as nuk do të jetë qëllimi jonë”. Këtë e theksoi sot drejtori i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare Darijan Sotirovski, i cili tha se e respektojnë BFI-në dhe se ajo është institucion serioz dhe partner i shtetit. “Apeloj tek Prokuroria Themelore dhe gjykata që të zbardhin në tërësi këto ngjarje, që të shohim se…

Lexo më Shumë

Shefi i delegacionit të BE-së ambasadori Samuel Zhbogar sot, pas takimit me presidentin e ri Stevo Pendarvskin, u takua edhe me Gordana Siljanovska-Davkovën, e cila në zgjedhjet presidenciale ishte kandidate e përkrahur nga VMRO-DPMNE-ja. “Ma Siljanovskën u pajtuam se e ardhmja e vendit është në BE. Ende duhet që të punohet shumë që BE-ja të hyjë në jetën e përditshme  të njerëzve. Unë dhe zyra ime do t’i përkrahim të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut  që të arrijnë këtë qëllim”, shkroi Zhbogar pas takimit me Siljanovskën.

Lexo më Shumë

Pothuaj 72 për qind nga nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët nga Shkupi pajtohen se mirëqenia e një shoqërie varet nga ajo se sa jemi tolerantë mes vete, dhe sa i respektojmë vlerat fetare dhe pikëpamjet e personit nga religjioni tjetër, ndërsa nëntë për qind nuk pajtohen me këtë. Mbi 21 për qind kanë besim të vogël në kishat dhe bashkësitë fetare, 15,5 për qind kanë besim shumë të vogël, mbi 24 për qind shumë besim të madh, ndërsa 34,6 për qind besim të vogël. Këtë e kanë treguar rezultatet nga hulumtimi me të cilin janë përfshirë 1.202 të…

Lexo më Shumë

Në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 13.00 në rrugën Tetovë – Jazhincë gjegjësisht afër Bollovishtit, zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë shoferin e veturës. ” Një i lënduar e nxorëm sepse këmbët i kishte të pështjellura nga metalet, por me intervenim dhe me mjete hidraulike ia dolëm të shpëtojmë falë edhe Ndihmës së SHpejt që na ndihmoi duke e transferuar në Spitalin e Tetovës” u shpreh Uka Aliti për TetovaSot. Ekipet e policiës kanë qenë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë të punojnë  për zbardhjen e aksidenti/TS/    

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski pritet të transferohet në Vilën Vodno tek presidenti i ri Stevo Pendarovski, me një detyrë të re. Sipas “Fokus”, Boshnjakovski do të lë kryeministrin Zoran Zaev dhe se tek kabineti i presidentit Pendarovski pritet emërohet në detyrën e shefit. Pra ai nuk do të merret me marrëdhëniet me publikun, por do të jetë shef i kabinetit të presidentit Pendarovski. Boshnjakovski i pyetur nga mediat as nuk ka pohuar dhe as nuk ka mohuar lajmin e lansuar.

Lexo më Shumë

106,545 shtetas të Maqedonisë ka pasur deri në fund të Dhjetorit të vitit 2018 në Gjermani, thonë të dhënat e DESTATIS, agjensionit të statistikave të këtij vendi të Bashkimit Evropian (BE). Mirëpo nga ky numër ndryshon shumë mënyra dhe leje-qëndrimet e tyre. Disa kanë leje-qëndrime të pakufizuara në kohë, disa të përkohshme, disa ndodhen me motive të përkohshme pune, disa përmes bashkimit familjar, disa për studime, disa si azilkërkues e kështu me radhë. Në këto shifra nuk mund të përllogariten ata që janë duke qëndruar në mënyrë ilegale e të cilët gjenden në Gjermani pasi që u ka tejkaluar afati…

Lexo më Shumë

Ndërtimi i kapaciteteve në zonën e kufirit të jashtëm duke hartuar masat për miratimin e legjislaturës të Shengenit dhe ndryshimin dhe harmonizimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e kapaciteteve njerëzore është qëllimi i projektit të binjakëzimit IPA 2016 “Harmonizimi i sistemeve kombëtare me kërkesat e BE dhe Shengen për menaxhimin e kufirit “. Në Qendrën e Trajnimit Idrizovo sot, në prani të Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski dhe ambasadorëve të Sllovakisë dhe Sllovenisë, Henrik Markush dhe Milan Jazec zyrtarisht u shënua realizimi i projektit, i cili filloi në shkurt të këtij viti. Projekti financohet nga fondet IPA në vlerë prej…

Lexo më Shumë

Sot bëhen tre muaj nga aksidentin tragjik i autobusit të firmës “Durmo Turs” në fshatin Llaskarcë, ndërkaq Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ende nuk ka ngritur aktakuzë për të njëjtën, ndërkaq gjuhën e profesoreshës, Biljana Vankovska ende është duke i verifikuar faktet. Të gjithë të lënduarit e aksidentit janë lëshuar nga spitalet, transmeton Portalb.mk. Prokuroria Themelore Publike (PTHP) njoftoi se gjashtë të dyshuar janë në arrest shtëpiak, ndërkaq njërit u janë parashtruar masë e kujdesit. Prokuroria Themelore Publike (PTHP). Foto: Borçe Popovski “Kolektif.mk” “Për lëndën për të cilën treguat interes, me vendim të Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjashtë të dyshuarve për veprën penale – Vepra…

Lexo më Shumë

Ish-Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov, pasi dje bëri pranim-dorëzimin e funksionit president i shtetit drejt kryetarit të ri, Stevo Pendarovskit, i cili fitoi në zgjedhjet e fundit presidenciale. Megjithatë ish-presidenti që dje u pensionua, akoma figuron si president i shtetit në web faqen oficiale. www.pretsedatel.mk. Megjithëse kabineti i kryetarit të ri të shtetit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, që dje ka filluar të shpërndajë njoftimet deri tek mediumet për aktivitetet e djeshme dhe ato të ardhshme të tija, sigurisht bëhet fjalë për ndonjë lëshim teknik dhe kanë harruar që të përditësojnë web-faqen oficiale.

Lexo më Shumë