Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në PThP janë dërguar padi penale për keqpërdorim të pozitës zytrtare për kryetarin e komunës së Pehçevës dhe Makedonskit Brod. Sipas MPB-së, kreu i komunës së Makedonski Brodit, në marrëveshje të arritur paraprake për prokurim publik mes komunës së Makedonski Brodit dhe një firmë nga Ohrit, ka paguar faturë prej 277.300 denarë firmës edhe pse nuk ka plotësuar detyrimet nga marrëveshja. I.P (45) nga Dellçeva në vitin 2017, si kryetar i komunës së Pehçevës, pa u zbatuar procedura për prokurim publik, ka arritur marrëveshje për servisimin e ndriçimit rrugor me dy persona fizik…

Lexo më Shumë

33 ditë, ose thënë në mënyrë popullore më shumë se një muaj, shërbimet e sigurisë së Maqedonisë së Veriut mundohen që ta zbulojnë lokacionin se prej ku është personi që publikon përgjime për funksionarët, nën emrin e njohur në opinion si “Ilija Gromovnik”, njofton Portalb.mk. Ai kohë pas kohe publikon ndonjë bisedë telefonike, më së shpeshti nga politikanët e njohur ose personat që në aspektin mediatik janë të ekspozuar, incizime për të cilat, të paktën shumica, kanë dalë se 100% janë të njëjta me ato që i ka në pronësi Prokuroria Speciale Publike. Të gjitha kompetentët për këtë problematikë për…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore vitin e kaluar ia ka dalë të inkasojë 40,5 milionë euro nga arkëtimi i pagesave rrugore në autostradat e Maqedonisë. Të dhënat e raporteve financiare të kësaj ndërmarrjeje publike, për vitin 2018, thonë se shteti ia ka dalë të tërheqë për 5% më shumë mjete nga qytetarët për taksa rrugore në krahasim me vitin 2017, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Plani i kësaj ndërmarrjes publike, për vitin e kaluar ka qenë edhe më ambicioz, ashtu që nga arkëtimi i shërbimit për shfrytëzim të autostradave ka qenë e planifikuar të mblidhen 44,6 milionë euro ose për 4,1 milionë euro…

Lexo më Shumë

Tabelat me emrin e ri të shtetit do t’i përpunojë kompania “Adrian Beverags” nga Ohri, që sipas dokumentimit të Regjistrit Qendror të Maqedonisë së Veriut, merret me shitje. Kjo kompani ka marrë tender në vlerë prej 1.205.000 denarë dhe ka obligim që të sigurojë tabela atëherë kur institucionet e shtetit do të kërkojnë një gjë të tillë. Këtë e vërtetoi edhe Sektori për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërsa sipas dokumenteve kjo kompani është formuar në vitin 2014. Bëhet fjalë për kompani që merret me shitje dhe se ka fituar në…

Lexo më Shumë

Reduktim ose ndërprerje të plotë të përfitimeve të funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar, kërkon Qendra për Liri “Civil”. Në kërkesën dorëzuar Kuvendit, potencohet që funksionarët të heqin dorë nga makinat luksoze, udhëtimet e shtrenjta, shpenzimet e rrugës orienditë luksoze, shpenzimet për tenderë, për procedurat e punësimit dhe të tjera.Përfitimet e larta, harxhimet e larta të cilat ne i kemi për apanazh, për pensione, për pensione të përjetshme, për të ardhura të tjera të cilat i shfrytëzojnë sipas ligjeve të cilat janë votuar në parliament gjatë viteve dhe dekadave të kaluara, vlerësojmë se duhet të rishikohen seriozisht dhe në pjesën…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski thotë se “afera Pavle Bogoevski dhe tregtia e tij me narko tregun e zi është më serioze se sa që mendojnë bashkëpartiakët e tij ta shfaqin”. Ai porositi se pushteti duhet në mënyrë serioze t’i qaset kësaj afere. “Pavle Bogoevski është në qendër të vëmendjes pas audio-materialit i publikuar në internet, ku ka dyshime se është përdorues i drogave, përkatësisht substancave psikotropike. Pavle Bogoevski pranon se ka qenë në kontakt me nëntokën kriminale”, thotë Stoilkovski duke vënë në pikëpyetje kredibilitetin e Bogoevskit si deputetit në Kuvend dhe se s’bëhet fjalë për përgjegjësi morale. Stoilkovski thotë…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski thotë se “MPB do ta trajtojë rastin me deputetin Pavle Bogoevski si çdo rast tjetër për për shkak se të gjithë jemi qytetarë të këtij shteti”. “Pa dallim nëse dikush ka funksion apo jo, kjo s’është asnjë përparësi për atë, përkundrazi ai ka më shumë përgjegjësi. Pët këtë shkak as unë, as kolegët nga MPB s’kemi asnjë arsye të mos veprojmë për këtë rast si çdo rast tjetër. Bëhet fjalë për ngjarje që është në hetim, por edhe opinioni e din se nuk bëhet fjalë për bisedë e përgjuar nga institucionet, por se…

Lexo më Shumë

Këshilli Veri-Atlantik, trupi suprem politik i NATO-s, në qershor do ta vizitojnë vendin, paralajmëroi Shtabi i Përgjithshëm gjeneral nënkolonel, Vasko Gjurçinovsi, njofton Portalb.mk. Kjo do të jetë vizita e parë e trupit më të madh të Aleancës në Shkup. Në nëntor të vitit të kaluar, Maqedoninë e Veriut për herë të parë e ka vizituar Komiteti Ushtarak, trupi më i lartë ushtarak i Aleancës. Këshilli Veri-Atlantik është trup suprem politik i NATO-s, e cila i miraton vendimet. I vëzhgon proceset politike dhe ushtarake lidhur me çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë, të cilat kanë të bëjnë me tërë Aleancën. I bashkon…

Lexo më Shumë

Avokati Naser Raufi, i cili përfaqëson disa të dënuar për ngjarjet në Kumanovë, pas seancës së sotme në Gjykatën e Apelit, tha se të dënuarit që janë futur nga Kosova në Maqedoni, nuk janë terroristë, por luftëtarë për të drejta. Ai deklaroi se aktakuza për “terrorizëm” është e gabuar për shkak se nuk janë plotësuar parakushtet për këtë vepër, gjegjësisht nuk ka pasur asnjë viktimë ose të lënduar nga popullata civile. “Në asnjë rast të dënuarit nuk do ta pranonin atë kualifikim si terrorist, por si luftëtarë për të drejta. Nuk mund të bëhet fjalë për terrorizëm, pasi në atë…

Lexo më Shumë

Në Sheshin “Maqedonia” rreth 1.000 maturantë morën pjesë në manifestimin tradicional “Parada e maturës 2019”, ku e kanë luajtur kuadrilin. Përveç në Shkup, parada e maturantëve u mbajt edhe në Ohër, Strugë, Gjevgjeli , Strumicë dhe Vallandovë. Organizatori i ngjarjes Nikolla Gligorov nga Drejtoria për kulturë dhe art, tha se është i kënaqur nga organizimi i sivjetshëm. “Jam i kënaqur që edhe këtë vit për të 13-tën herë arritëm ta mbajmë këtë manifestim. Interesi te maturantët prej viti në vit po rritet. Veçmë u bë i njohur manifestimi. Po mbahet në rreth 60-70 qytete nga Evropa Juglindore”, tha Gligorov. Kryetari…

Lexo më Shumë

“Nuk përbën diskriminim, ndalimin i regjistrimit dhe pranimit të fëmijëve të pavaksinuar me MRP nëpër kopshte dhe shkolla”, kështu vlerëson Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi. I nxitur nga parashtresat e qytetarëve dhe qëndrimet e thëna publikisht në mediume, Komisioni solli mendim të përgjithshëm sipas të cilit kërkesa për vërtetim se një fëmijë është vaksinuar me MRP gjatë regjistrimit në kopshte apo shkolla nuk paraqet diskriminim në asnjë bazë, përfshirë bindjen, gjendjen shëndetësore, mbrojtjen sociale dhe qasjen drejt shërbimeve. Komisioni vlerëson se masa për ndalesë korrespondon me nevojat reale dhe është proporcionale me efektet që duhet të arrihen. “Nuk ekziston diskriminim…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot i priti ambasadoren e Japonisë, Keiko Haneda dhe ambasadorin e Mbretërisë së Holandës, Vilem Vauter Pllomp. Dy ambasadorët e uruan presidentin për marrjen e funksionit, i dëshiruan punë të suksesshme dhe shprehën bindje për avancimin e raporteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me shtetet e tyre në periudhën që pason”, kumtoi kabineti i shefit të shtetit. Në takim me ambasadoren Keiko Haneda, presidenti Pendarovski e theksoi rëndësinë e Japonisë për stabilitetin, prosperitetin dhe zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  dhe rajonit më të gjerë. Si vend që është mik…

Lexo më Shumë