Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, sot ka pritur në takim kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi. Siç njoftojnë nga kabinetit i Pendarovskit, Xhaferi në takim e ka uruar për marrjen e postit të kryetarit të shtetit dhe i ka dëshiruar sukses në pesë vitet e ardhshme. “Presidenti Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, kanë këmbyer mendime për gjendjen aktuale në Maqedoninë e Veriut. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar rëndësinë e institucioneve relevante në shtet për periudhën e ardhshme, në mënyrë që t’i drejtojnë kapacitetet për realizimin e hapave drejt integrimeve evropiane për Maqedoninë – marrjen e…
Author: Hamdi Kumanova
Në komunën e Kumanovës numri i nxënësve shqiptarë ka shënuar rritje në krahasim me ato maqedonas, edhe përkundër fluksit të madh të emigrimit. Këtë e kanë pohuar nga autoritetet komunale. “Në 10 vitet e fundit po ndryshohet struktura në bazë kombësisë dhe vazhdimisht po rritet numri i nxënësve shqiptarë dhe po zvogëlohet ai i nxënësve maqedonas. Numri në këtë moment në shkollë është përgjysmë. Paralelet në bazë të ligjit mund të jenë nga 24-34 nxënës dhe gjithashtu ligji parasheh që klasa mund të funksionojë edhe me një numër më të vogël të nxënësve. Në rastin konkret për shkak të rritjes…
Ndryshime dhe plotësime të Ligjit për disiplinë financiare në vend janë në procedurë të Kuvendit. Po zvogëlohet kompensimi për vonesë dhe po transferohet mbikëqyrja ndaj zbatimit të dispozitave për transaksione afariste nga ana e operatorëve ekonomikë nga sektori privat nga Drejtoria për të ardhura publike në Inspektoratin shtetëror të tregut pranë Ministrisë së Ekonomisë. Shkak për ndryshimeve të propozuara, siç qëndron në elaborimin e propozuesit, është harmonizimi i mëtejshëm me direktivat e BE-së, respektivisht risaktësohet se debitori duhet t’i plotësojë të gjitha detyrimet që i ka me para në afatet e kontraktuara pa përkujtim paraprak dhe vërejtje nga ana e…
Në shtator, e quajtëm atë “Dr. K.” duke shmangur përhapjen e përgjithshme, sepse hetimet vazhduan dhe ndoshta, kush e di, duke pasur parasysh edhe moshën relativisht të re, 27-vjeçare. Tani jemi këtu për të thënë se ai, Dr K., apo Klodian Nikolli, me origjinë shqiptare, hajdut apartamentesh, i cili thoshte se ishte diplomuar për mjekësi në Boçoni. Në shkurt ai u vu nën arrest shtëpie dhe menjëherë u zhduk. Pas tre muajve në arrati, ndoshta duke bastisur sërish shtëpitë e italianëve, u arrestua përsëri. Në shtëpinë e tij në periferi të veriut, Nikolli shfaqi një jetesë luksoze, piktura të shekullit të njëzetë, unaza diamante etj.…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska shpreson se deri në fund të këtij muaji të kalojë në Kuvend pakoja e ligjeve sociale. Ajo në një intervistë për Evropën e Lirë theksoi se pagesa do të fillojë nga muaji qershor. “Ulja e varfërisë është prioritet i kësaj Qeverie, prandaj jam e sigurtë që ligjet me të cilat mundësohen reforma në sferën sociale do të miratohen gjatë këtij muaji, ndërsa muajin e ardhshëm do të fillohet me pagesat”, theksoi Carovska. Sipas saj, sikurse çdo reformë tjetër, edhe kjo kërkon bisedime dhe kërkon të dëgjohen të gjitha palët e prekura. “Ulja…
Rruga magjistrale Prilep-Resnjë e cila për shkak të rrëshqitjes u ndalua për komunikacion për afër dy muaj, sot nga ora 12:50 është lëshuar për komunikacion, njoftojnë nga LAMM. Për shkak të rrëshqitjeve të tokës në këtë rrugë tek rrethi në Manastir, ishte tërësish e ndaluar për komunikacion të automjeteve, ndërsa komunikacioni u transferua nëpërmes qytetit të Manastirit.
Një delegacion qeveritar, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, sot dhe nesër do të merr pjesë në Forumin ekonomik të Vjenës, “Biseda ekonomike të Vjenës – perspektiva të reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Siç kumtuan nga pres-shërbimi i Qeverisë, krahas diskutimeve për mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut, në kuadër të forumit, delegacioni i Qeverisë, në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministri i obliguar për çështje evropiane, Koço Angjushev, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski, do të realizojë takime me përfaqësues të kompanive austriake me renome. Pasdite, është paraparë…
Një fëmijë shtatëvjeçar është në gjendje kr.itike, pasi e ka për.plasur një automobil në afërsi të fshatit Batincë të Shkupit. Siç kumton MPB, mbrëmë në orën 20:35 në urën e fshatit Lubosh drejtë f. Batincë, një automjet udhëtimi “Nisan Navara” me targa italiane, i drejtuar nga T.S (32) nga fshati Cërnivërv , i Shkupit ka për.plasur një djalë shtatëvjeçar nga fshati Cvetov i Shkupit. Fëmija ka marrë lë.ndime të rë.nda trupore dhe është transferuar në Qendrën urgjente pranë kompleksit të klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku i është ofruar ndihmë mje.kësore dhe është mbajtur për trajtim të mëtutjeshëm dhe është…
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së djeshme ka ndaluar 5 persona, në mesin e tyre dhe një i mitur, për shkak të dyshimit se tek të njëjtit janë gjetur 1095.7 gram narkotikë të llojit ‘’Marihuanë’’. Sipas njoftimit nga Prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se, të dyshuarit B.H., H.K., F.SH., M.A., dhe i mituri L.A., më 18 maj 2019, rreth orës 20:30 minuta, në lagjen ‘’Muharrem Ibrahimi’’, në Gjilan, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes apo shpërndarjes kanë poseduar narkotikë, me ç’rast gjatë kontrollimit, në automjetin e tyre, të cilin e drejtonte i mituri L.A., janë gjetur 1095.7 gram…
Në magjistralen Strumicë-vendkalimi kufitar Novo Sellë, në mes fshatrave Dabille dhe Bosillov në orët e mëngjesit më 18 maj ka ndodhur një aksident i rëndë ku ka humbur jetën një 61-vjeçar nga fshati Bosillov. Siç njoftojnë nga MPB, 61-vjeçari ka drejtuar veturën e markës “Fiat Bravo” me targa të Strumicës, me çka për një moment ka dalë nga rruga kryesore dhe ka goditur një dru. Nga lëndimet e mara, shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes ekspertizë kanë kryer ekipet SPB Strumicë.
Shkëlqim Kastrati, 23-vjeçari nga Kosova, por që banonte në Tiranë, rezulton të jetë një prej personave “most Wanted” në Gjermani. Ai akuzohet për vrasje. Dy vite më parë, atëherë 21 vjeç, i riu është përfshirë në një sherr në një disko në zonën industriale të Donaueschingen. Pasi nuk u lejua në diskotekë për shkak se kishte “urdhër” ndalimi ndaj tij, Kastrati i njohur edhe si Kimi, qëlloi me armë në drejtim të një prej anëtarëve të stafit të sigurisë. Kjo i shkaktoi një plagë të rënda personit të plagosur, i cili ka humbur jetën. Menjëherë pas ngjarjes, i riu u…
Nuk është puna ime të bëjë analiza dhe t’i propozojë kryeministrit kush do të ndërrohet e kush jo, thotë zv/kryeministri për çështje ekonomikeKoço Angjushev i pyetur nëse pret të përfshihet me rikonstruimin e paralajmëruar të Qeverisë nga a e kryeministrit Zoran Zaev. Ai në konferencën e sotme për media lidhur me thirrjet e publikuara nga Programi për promovimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe stimulimin e efikasitetit energjetik në amvisëri, i pyetur për koment, tha se nuk mbajnë vlerësimet për dështimin në resorët ekonomik duke pasur parasysh numrat dhe raportet e publikuara nga Enti për Statistikë. “Ne si Ministri nuk…

