Në Sektorin për punë të Brendshme të Tetovës dje është lajmëruar se nga e shtuna, 18 maj është zhdukur një fëmijë. Banor i Prilepit ka lajmëruar se në Tetovë është zhdukur fëmija i tij gjashtë vjeçar. “Njëzet e nëntë vjeçari E.M nga Prilepi, dje (20 maj) në ora 11 e 30 minuta në SPB Tetovë ka lajmëruar se më 18 maj rreth orës 21 derisa ka luajtur në parkun zbavitës të Qendrës rekreative në Tetovë përnjëherë është zhdukur fëmija i tij gjashtë vjeç”, informon Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë. Banori i Prilepit në polici ka thënë se nga e…
Author: Hamdi Kumanova
Midis Universitetit të Tuzllës, Bosnjë e Hercegovinë dhe Universitetit Shën Cirili dhe Metodi (UCIM) është nënshkruar marrëveshje që nënkupton jo vetëm bashkëpunim në fushën e mobilitetit të mësimdhënësve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve, por edhe punë në disa projekte të përbashkëta shkencoro-hulumtuese. Për këtë na informoi rektorja e Universitetit të Tuzllës Nermina Haxhigrahiq e cila ka ardhur në Shkup me rastin e përvjetorit të themelimit të UCIM-it dhe shënimit të ditës së patronatit. “Midis Universitetit të Tuzllës dhe Universitetit të Shkupit, kemi nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim, dhe se shpresojmë se ka bashkëpunim do të zgjerohet në disa fusha, dhe se takime të…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot ka bërë thirrje që në Maqedoni të Veriut të ketë një proces të ri ligjor në vend përmes të cilit do të verifikohej e kaluara profesionale dhe etike e pjesëtarëve të sistemit të ligjit dhe rendit siç edhe po ndodhë në Shqipëri, e madje edhe më shumë se në vendin fqinj. Çështjen e nevojës së “vettingut” Ahmeti sot e ka biseduar me Drejtorin e Institutit Republikan (Amerikan) Ndërkombëtar (IRI) për Evropë, Pol Makarti dhe me drejtorin rezident të programit, Oven Paun. Sipas komunikatës për mjetet e informimit nga BDI-ja, Ahmeti ka kërkuar që ky…
Në kuadër të vizitës në Bukuresht me rastin e pjesëmarrjes në takimin joformal të ministrave të Mjedisit Jetësor të BE-së, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki realizoi takim bilateral me homologët rumunë, ministren e Mjedisit Jetësor, Graciala Leokadia Gavrilesku dhe ministrin për Ujëra dhe Pyje, Joan Denesh. “Më pas, jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e jashtëzakonshme të mjedisit jetësor për shëndetin dhe mirëqenien e gjeneratës së tashme dhe të ardhshme, ata nënshkruan Memorandum mirëkuptimi midis Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Ministrisë së Ujërave…
Në rast se Propozim-Ligji për Prokurorinë Publike nuk miratohet deri në publikimin e raportit të progresit nga Komisioni Evropian, të paktën duhet publikuar marrëveshja mes pushteti dhe opozitës për këtë ligj. Kryeministri Zoran Zaev druan se mos arritja e konsensusit me opozitën mund të ndikojë keq edhe në procesin pas publikimit të raportit të progresit. Unë besoj se të paktën duhet të arrimë marrëveshje dhe ta publikojmë ligjin që më pas Kuvendi ta verifikojë. Kjo do të jetë shumë me rëndësi sepse e dini edhe ju se raporti do të jetë pozitiv, por nuk guxojmë si shtet që të lëmë…
Kryetari i ri i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, ka nënshkruar dekretin për shpallje të 21 ligjeve, të cilët nuk u nënshkruan nga presidenti Gjorge Ivanov. Në mesin e dekreteve të nënshkruar është edhe për Ligjin për agjenci teknike-operative, Ligjit për regjistrin qendror të popullsisë, Ligjit për ndihmë financiare të investimeve, Ligjit për sport dhe Ligjit për praktikantë. Pendarovski thekson se këto ligje dhe zbatimi i tyre në të ardhmen janë me interes të veçantë për qytetarët e vendit. Pendarovski ka nënshkruar dekretet e Ligjit për agjencinë teknike-operative, Ligjit për sistem një-sportel dhe për udhëheqje të regjistrit tregtar dhe regjistrit…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Daniela Barishiq. Siç kumtojnë nga kabineti i presidentit, dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, me ç’rast është konstatuar se janë miqësore, pa çështje të hapura, transmeton MIA. Presidenti Pendarovski është falënderuar për mbështetjen e Republikës së Kroacisë për fillimin e negociatave inkuadruese me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në saborin kroat. Ai ka shprehur bindjen se mbështetja do të vazhdojë edhe…
Me 20.05.2019 në rrugën lokale midis fshatrave Brailovo-Dollneni, Komuna e Dollnenit, në stacionin hekurudhor Brailovo, vetura e tipit “Ford Galaksi” pa targa, e drejtuar nga D.V.(45) nga fshati Senokos, Prilep, e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanalizim, transmeton Almakos. D.V. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Spitalin në Prilep ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Prilep.
Me 20.05.2019 në ora 16.20 në fshatin Kadino, Shkup, vetura e tipit “Folksvagen” me targa nga Shkupi e drejtuar nga I.V.(43) nga fshati Kadino, e ka goditur këmbësorin G.G.D.(60) nga Republika e Bullgarisë, transmeton Almakos. Nga goditja G.G.D. është lënduar rëndë dhe është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku iu është dhënë ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot realizoi takim me presidentin e sapozgjedhur të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Në këtë takim kryetari Gashi e uroi presidentin Pendarovski për detyrën e re dhe shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në përmbylljen e procesit euro-integrues të vendit.
Me 20.05.2019 rreth orës 13.50 në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë, në fshatin Dobrenoec, ka ndodhur një aksident trafiku midis veturës “Suzuki Maruti” me targa nga Kërçova, e drejtuar nga J.S.(58) nga fshati Lacvani, Kërçovë dhe veturës së tipit “Folksvagen Pasat” me targa nga Kërçova e drejtuar nga S.S.(30) nga Kërçova, transmeton Almakos. Në vendin e ngjarjes ka vdekur shoferi J.S. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i Stacionit Policor në Kërçovë. Trafiku në drejtimin rrugor “Kërçovë-Ohër”( në dy drejtimet) ka qenë i ndaluar nga ora 13.50 deri në ora 15.20.
Me 20.05.2019 në ora 11.30 në rrugën lokale në fshatin Pirok, Tetovë, vetura e tipit “Mercedes” me targa nga Tetova, në pronësi të Ndërmarrjes Publike Komunale Sharri, e drejtuar nga A.F.(55) nga fshati Bogovinë, e ka goditur këmbësorin O.M.(40) nga fshati Bogovinë, i punësuar në ndërmarrjen e njëjtë, transmeton Almakos. Nga goditja O.M. ka vdekur në vend. Kontroll në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB Tetovë. Me urdhrin e Prokurorit Publik trupi i të vdekurit është dorëzuar për obduksion.

