Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot e priti kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Në kumtesën e Kabinetit të Pendarovskit thuhet se kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Sela, e përgëzoi presidentin Pendarovski me rastin e shkeljes në funksion dhe i dëshiroi sukses në punën e tij. Në takim u bisedua për gjendjen politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe plotësimin e qëllimeve strategjike dhe detyrave në vigjilje të periudhës së rëndësishme për shtetin. Pendarovski bëri thirrje për qasje të përgjegjshme të të gjithë faktorëve relevant politik në drejtim të plotësimit të agjendës reformuese ndërsa…

Lexo më Shumë

Komisioni kuvendor për Çështje të Rregullores dhe të Mandatit dhe Imunitetit të enjten duhet të debatojë për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski. Seanca është caktuar me fillim në orën 11 me pikën e vetme të rendit të ditës Vërtetimin e Propozimit për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevski, për shkak të mungesës së paarsyeshme të deputetit më shumë se gjashtë muaj, ndërsa në bazë të Njoftimit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të dorëzuar më 15 maj të vitit 2019, nën nr.e arkivit 09-2845/1

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në takimin e parë nuk arritën marrëveshje konkrete për fshesën e paralajmëruar. Ata janë dakorduar për të vazhduar bisedimet midis tyre, por paraprakisht gjatë ditëve në vijim do të zhvillojnë konsulta brendapartiake. Lidhur me takimin është nxjerrë edhe një deklaratë për mediat, por duke mos dhënë detaje të tjera. “Me Ahmetin takohemi për të diskutuar rreth ndryshimeve në Qeveri. Edhe pse simbolika e takimit del nga fjala “fshesë”, bëhet fjalë për njerëz profesionist dhe të emëruar në pushtetin ekzekutiv”, theksoi Zaev para takimit, i cili ka paralajmëruar spastrime dhe ndërrime të…

Lexo më Shumë

Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe Këshilli Veriatlantik me 2 dh 3 qershor do të vizitojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut. Stoltenberg dhe anëtarët e Këshillit gjatë qëndrimit të tyre dyditor do të realizojnë takim me kreun e shtetit. Kjo është vizita e parë e Stoltenbergut dhe përfaqësuesve të lartë të NATO-s pas nënshkrimit të protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë, që deri më tani e kanë ratifikuar 13 nga gjithsejtë 29 vende anëtare. Pas ratifikimit të protokollit nga të gjitha vendet anëtare, Maqedonia Veriore edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30 e NATO-s.

Lexo më Shumë

Raporti financiar vjetor për vitin 2018 dhe planin vjetor për blerjet publike për vitin 2019, janë pika të rendit të ditës të seancës së 17-të të Komisionit për Antikorrupsion. Komisioni për Antikorrupsion, siç është njoftuar më herët, në seancë përveç debatit për lëndët nga fusha e parandalimit të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, do të debatojë edhe për vendimin për vlerësimin e të dhënave për shërbime sekrete, të dhëna të besueshme. Anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion do të shikojnë edhe njoftimin për realizimin e strategjisë kombëtare për luftën kundër mashtrimit për mbroje të interesave financiare të Bashkimit Evropian në vend…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugët shtetëtore në Maqedoninë e Veriut zhvillohet nëpër korsi të thata dhe pa ndalesa. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në kalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM informon se autostrada Milladinovcë – Shtip, pjesa Milladinovcë – Kadrifakovë – Milladinovcë, nuk është lëshuar për qarkullim. Ata apelojnë tek gjithë shoferët, që të mos e shfrytëzojnë këtë rrugë. LAMM gjithashtu rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës dhe respektim të sinjalizimeve rrugore, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot përmes një komunikate për media kanë njoftuar qytetarët për votimin e djeshëm të paketës së ligjeve me të cilat siç thonë, është përmbyllur reforma sociale e cila për qëllim ka përfundimisht të zhdukë varfërinë, përcjellë Zhurnal. Nga LSDM njoftojnë se shtesat e fëmijëve dhe shtesat arsimore janë rritur për 20fish më tepër fëmijë. Siç thonë, shtesate fëmijëve që deritani kishin shfrytëzuar 3200 fëmijë, prej tani do t’a shfrytëzojnë 73.500 fëmijë derisa shtesa arsimore do të marin 64.136 fëmijë, ndërsa deri tani kanë marë 3800 fëmijë. Nga LSDM njoftojnë gjithashtu se ndihma sociale për familjet…

Lexo më Shumë

Një trembëdhjetë vjeçar nga Shkupi është sulmuar para një byrektore në Çair të Shkupit në orët e vona të 20 majit. Siç njoftojnë nga MPB, para objektit në rrugën “Emin Duraku”, 13 vjeçarin e kanë sulmuar fizikisht persona të panjohur, me çka njëri prej sulmuesve me objekt të mprehtë shkaktoi plagë në shpinë dhe në dorën e majtë. Ai është dërguar në spitalin e përgjithshëm të Shkupit në “Shën Naumi i Ohrit” ku i është dhënë ndihma mjekësore. Policia po ndërmerr masa për zbardhjen plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar bashkëpunimin me komandën kibernetike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas informacionit të ditës së hënë se Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë masa kundër sulmeve të internetit (kibernetike) ndaj demokracisë dhe institucioneve demokratike në disa shtete të Evropës Lindore, në mesin e të cilave është edhe Maqedonia e Veriut. Në Ministrinë e Mbrojtjes thonë se bashkëpunimi me komandën kibernetike amerikane ka nisur në vitin 2018, me qëllim që t’u ndihmohet subjekteve kompetente nga Ministria e Mbrojtjes për arritjen e standardeve të NATO-s në këtë sferë. “Me ndihmën e ekspertëve është shqyrtuar…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se janë aktivizuar vendimet për kthimin e drejtorëve të shkollave në Gostivar në pozitat nga të cilat ishin shkarkuar në mënyrë të paligjshme. Bëhet fjalë për zgjidhje që u tërhoqën në interes të përpjekjeve për të mbajtur zgjedhjet presidenciale. “Të udhëhequr nga parimet e respektimit të ligjit, drejtësisë dhe transparencës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës e ka për obligim dhe detyrë për të vepruar në përputhje me kompetencat e saj, në çdo situatë, duke përfshirë edhe rastin konkret ku janë konstatuar disa shkelje të rregullave ligjore nga Komuna e Gostivarit në lidhje me shkarkimin…

Lexo më Shumë

Pas pauzës prej disa muajve me konkurset për punësime në organet shtetërore dhe ndërmarrjet, për shkak të zgjedhjeve presidenciale, sot Ministria e Mbrojtjes e ka “thyer akullin” dhe ka hapur konkurs për pranim të personelit civil në shërbim të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njofton Meta, transmeton Portalb.mk. Në konkurs kërkohen kandidatë për punësim në kohë të pacaktuar, në vendet e punës psikolog në garnizonet e ARM-së në Tetovë, Shtip, Kërçovë, Prilep dhe Veles, por edhe për vendet e punës këshilltar për mbrojtje dhe siguri në punë, udhëheqës të shërbimit për termo-energjetikë dhe dy instruktorë të gjuhës angleze në garnizonin në Shkup.…

Lexo më Shumë

Spiro Ristovski, ish-ministri për Arsim, do të qëndrojë në paraburgim në burgun e Shkupit, pasi që Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën e tij dhe e ka konfirmoi vendimin e Gjykatës Penale për vazhdimin e masës së paraburgimit, konfirmojnë nga Gjykata e Apelit për “Telma”. Spirovski i cili është një prej të akuzuarve për organizatorë të ngjarjeve të “27 prillit”, javën e kaluar në seancën publike kërkoi nga gjyqtarët që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit dhe deklaroi se ai nuk do të arratisej. Si organizatorë të ngjarjeve të “27 prillit”, përveç Ristovskit prokuroria ndjek edhe Nikolla Gruevskin dhe agjenti Nikolla…

Lexo më Shumë