Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “tërheqja nga funksioni i deputetit të deputetit të Pavle Bogoevskit paraqet akt moral dhe ndjesi të përgjegjësi personale para qytetarëve që për VMRO-DPMNE-në mbetet kategori e panjohur”. “Dorëheqja e deputetit Bogoevski është për shkaqe morale që hapi çështjen më të rëndësishme: A do do të shfaqin përgjegjësi morale dhe të japin dorëheqje, deputetët nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët akuzohen në procese gjyqësore”, thonë nga LSDM. Ata pyesin nëse deputetët e VMRO-DPMNE-së do të ndalojnë ta mbrojnë krimin e Nikolla Gruevskit dhe se a do të votojnë për marrjen…
Author: Hamdi Kumanova
Vjedhjet nëpër shtëpi dhe banesa nuk janë të rralla në rajonin e Gostivarit. Vjedhësit më së shpeshti duan të arrijë në ar, ndonjë zbukurim tjetër të vlefshëm dhe para, por vjedhin edhe telefona celularë, kompjuterë dhe televizorë. Sipas të dhënave vjetore të Stacionit Policor në Gostivar, vjen në rajonin e Gostivarit ka pasur 272 vjedhje. Policia ka arritur të zbardhë mbi 50 për qind të rasteve. Në total 128 prej vjedhjeve të rënda kanë qenë në banesa, shtëpi, 15 në shitore, ndërsa tre në objekte fetare, kisha dhe manastire. Pjesa më e madhe e vjedhjeve janë kryer me hyrje të…
Raporti i fundit i UNICEF tregoi se rreth 61 për qind e fëmijëve të moshës 3 deri 6 vjeç në shtet nuk vijojnë arsim parashkollor, e kjo sipas ekspertëve ka ndikim të madh në cilësinë e gjeneratave të ardhshme, shkruan REL. Fakti që pothuaj 41.000 fëmijë, të moshës parashkollore në vend, nuk vijojnë arsim parashkollor duhet të na shqetësojë dhe t’i detyrojë kompetentët seriozisht të angazhohen për të siguruar kushte për rritje dhe zhvillim më të mirë të secilit fëmijë, thonë njohësit e rrethanave, pasi raporti i fundit i UNICEF-it tregoi se gati 61 për qind e fëmijëve në Maqedoninë…
Gjasat janë të vogla që blerësit të fitojnë moblije të stofit, pasi që ndërmarrja serbo-ruse për mobilje “Nefa Mebel” dje pa paralajmërim i ka mbyllur të gjithë dyqanet në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut. Kompania ruse “Split” e cila e prodhon mobiljen që e shet “Nefa”, përpara dy ditëve natën ka ikur nga Vranje dhe Samobor dhe ka lënë borxhe dhe 550 punëtorë pa punë në fabrikë dhe 34 dyqane nëpër Serbi, njoftojnë mediat serbe, transmeton Portalb.mk. “Nefa mebel” në Maqedoni ka dhjetëra shitore në mbarë vendin. Dyqani i fundit në Shkup, në QTQ, është hapur përpara saktë një viti,…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se numri i kandidatëve që kalojnë me të parën testin e vozitjes është i vogël. Sipas të dhënave të MPB-së, pjesa praktike e testimit të vozitjes, është problemi më i madh i kandidatëve që aplikojnë për lejen e vozitjes. Nga MPB thonë se numri i kandidatëve që kalojnë me të parën është i vogël dhe për këtë shkak duhet të kontrollohet cilësia dhe mënyra e zbatimit të planit për marrjen e lejes së vozitjes. “Kandidatët më së shpeshti nuk kalojnë pjesën e dytë praktike. Në këtë pjesë vërtetohet nëse kandidati ka marrë njohuritë…
Qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit me automjetin e tyre kanë shpenzim shtesë për kartonin e gjelbër dhe lejevoztijen ndërkombëatre. Kartoni i gjelbër i Maqedonisë së Veriut është i i shtrenjti në rajon, ndërsa vozitësit shpesh herë e nxjerrin vetëm kur kanë nevojë, përkatësisht kur dalin jashtë shtetit. Çmimi i kartonit të gjelbër për një muaj është 30 euro, ndërsa për një vit është 60 euro. Në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit, çmimi i kartonit të gjelbër është rreth 10 euro, që shkon së bashku me sigurimin e brendshëm dhe merret me vetë regjistrimin e automjetit. Edhe pse…
Autostrada Miladinovc – Shtip, pjesa Miladinovc – Kadrifakovë dhe Kadrifakovë – Milladinovc nuk është lëshuar për qarkullim. Për momentin në autostradë kryhen kontrolle nga karakteri i sigurisë, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) dhe apelojnë tek të gjithë shoferët të mos e shfrytëzojnë autostradën Nga LAMM rekomandojnë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka mundësi për shembje. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë…
SPB Tetovë ka dorëzuar padi penale kundër një 18-vjeçarit A.Z. nga fshati Ozormishtë e Tetovës, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e shtatë veprave “vjedhje të rëndë”, njofton Portalb.mk. “Në periudhën prej 11.02.2019 deri në 07.03.2019 në zonën e Tetovës, i paraqituri ka kryer vjedhje të rënda në veturë dhe ka marrë pjesë, para dhe mjete të ndryshme, ndërkaq në Qendrën Klinike Tetovë me përdorimin e forcës ka hyrë brenda dhe ka marrë para dhe barna”, thuhet në kumtesë.
Në Podgoricë sot u mbajt mbledhja e parë e përbashkët e qeverive të Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut, ku u konkludua se hapja dhe besimi mes dy vendeve mundëson hapësirë të pakufizuar për përforcim të lidhjeve në të gjitha sferat e interesit të përbashkët. Dy qeveritë, informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, konkluduan se marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Republikës së Maqedonisë së veriut janë të mira dhe bazohen në parimet e miqësisë, , hapjes dhe besimit. Fakti se mes dy vendeve nuk ka çështje të hapura në bazë politike mundëson hapësirë të pakufizuar për…
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftojnë se “me reformën sociale avancohen të drejtat e personave me nevoja të veçanta, por edhe personat që kujdesen për to. Tani theks i veçantë do t’i kushtohet shërbimeve që përmirësojnë mbështetjen dhe kujdesin, por edhe që do ta rrisin pavarësinë e personave me nevoja të veçanta dhe përfshirjen e tyre në shoqëri”. “Vendosim pagesë të përhershme për prindin, që është kujdesur për fëmijën me nevoja të veçanta deri në moshën 26 vjeçare pa e dërguar në institucion. Të drejtë pagese kanë prindërit që janë të papunësuar dhe që nuk përdorin të drejtën…
Në vend të konstatimit të mungesës së deputetit Nikolla Gruevski për më shumë se gjashtë muaj nga Parlamenti, deputetët po përgatiten për seanca maratonike në të cilat do të diskutohet dhe votohet ndërprerja e mandatit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është arratisur në Hungari. Pavarësisht faktit se Kushtetuta parashikon ndërprerjen automatike të mandatit të deputetit që mungon pa arsye gjashtë muaj, deputetët kanë kaluar këtë pjesë dhe shkojnë në rrugën më të gjatë sipas të cilës fillimisht propozimi për shkarkim duhet të kalojë komisionin për çështje mandatesh e pastaj të shkojë në seancë plenare ku duhet ti japin…
Sindikata e Mbrojtjes dhe Sigurisë (SMB) kundërshton fuqishëm idenë e Ministrisë së Mbrojtjes që kazermat të sigurohen nga agjenci private në vend të vet ushtarëve. Kryetari i SMB, Risto Ajtov thotë se të gjithë të ardhurit në Ministrinë e Mbrojtjes që nuk kuptojnë sigurinë menjëherë duhet të lëshojnë pozicionet dhe në vendin e tyre të vinë profesionistë. Më herët, ministrja Sheqerinska zbuloi se po konsideron të formohet në kompani shtetërore për sigurim që do të përbëhet nga ish pjesëtarë të UShM-së me mbi 45 vite. Një pjesë e ekspertëve të sigurisë thonë se ushtarët profesional nuk duhet të sigurojnë por…

