Një grua e moshës mbi 45 vjeçare ka humbur jetën mbrëmë, pasi është përplasur nga një veturë në fshatin Sllupçan. Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për grua të moshës 45 deri 50 vjeçare nga ky fshat, e cila është përplasur nga një veturë e drejtuar nga një person nga fshati Vaksincë, transmeton Gazeta Lajm. Tragjedia ka ndodhur pas iftarit, respektivisht pas orës 10, në kohën e namazit të teravisë. Në vendngjarje ka dalur policia për të kryer hetime, mirëpo MPB ende nuk ka dalur me kumtesë zyrtare për këtë rast.
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski , sot e priti ambasadoren e Republikës së Serbisë, Dushanka Divjak -Tomiq. Në takim, njoftoi kabineti i tij, të dy bashkëbiseduesit biseduan për marrëdhëniet bilaterale midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Serbisë si dhe për gjendjet aktuale në rajon. Pendarovski shprehu bindje se miqësia tradicionale midis dy vendeve edhe më tej do të përforcohet dhe se Republika e Maqedonisë së Veriut është e orientuar drejt ndërtimit të marrëdhënieve të afërta dhe pozitive me Republikën e Serbisë. Lidhur me proceset evropiane integruese për vendet nga rajoni, Pendarovski theksoi se…
Gjatë fundjavës ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup u përballën me rritjen e dukurisë të hedhjes së parregullt të mbetjeve pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit. “Një numër i madh i bashkëqytetarëve tanë kishin vendosur që mbetjet e tyre të vëllimshme – mobiliet e vjetruara, aparatet elektrike dhe elektronike t’i hedhin në sipërfaqet publike, duke shkelur kështu Ligjin për pastërti publike”, thuhet në kumtesën e N.P. “Higjiena Komunale”. N.P. “Higjiena komunale” – Shkup i informojmë qytetarët se mbetjet e tyre çdo ditë të javës, nga ora 07:00 deri në ora 19:00, mund t’i hedhin në Qendrat për selektim…
Filloi rikonstruimi i rrugës rajonale Kumanovë – fshati Opajë, e cila i lidh dy komunat fqinje Kumanovë dhe Likovë në rajonin verilindor. Rruga ka gjatësi prej gjashtë kilometrave dhe e gjerë 5.5 metra, ndërsa 670.000 euro për riparim janë siguruar përmes Bankës Evropiane për rinovim dhe zhvillim. Rikonstruimi do të zgjasë gjashtë muaj, shkruan Sdk.mk, transmeton Portalb.mk. “Përmirësimi i infrastrukturës është prioritet i lartë i Qeverisë tonë. Dua të potencoj se ky rajon i Kumanovës është mjaft i rëndësishëm sepse i lidh dy korridoret evropiane 8 dhe 10. Në rajoni seriozisht investohen në infrastrukturë, rreth 60 milionë euro në rrugë, hekurudha dhe në…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Koço Angjushev sot deklaroi se të gjithë funksionarët shtetërorë duhet të jenë të vetëdijshëm se një ditë do ta lëshojnë funksionin, duke theksuar se është i relaksuar në lidhje me rekonstruimin e paralajmëruar në Qeveri. “Është nder që të jesh anëtar i Qeverisë, por gjithashtu secili i cili ka marrë funksion shtetëror duhet të jetë i vetëdijshëm se një ditë atë funksion edhe do ta lëshojë dhe unë këtu nuk shoh tragjedi të madhe në gjithë këtë. Unë personalisht jam i relaksuar për këtë çështje dhe mendoj se kushdo që përgjigjet në këtë pyetje përveç kryeministrit…
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski vlerëson se kryeministri Zoran Zaev ka të drejtë t’i lirojë nga detyra të gjithë nënkryetarët e LSDM-së. Sipas Spasovskit, askush nuk e kundërshtoi vendimin. Por, ministri i Brendshëm nuk u përgjigj nëse do të konkurronte përsëri për rizgjedhjen pozicionin e njëjtë në parti. “Ky është vendimi i kryetarit të partisë i cili i propozoi zyrtarët, por kjo nuk ka rëndësi fare. Është e rëndësishme që të gjithë u pajtuam që ne duhet të ndryshojmë, t’i përmirësojmë, forcojmë strukturën e partisë. Ju e dini që këtë rrallë bën ndonjë parti që është në pushtet dhe që…
Klubi Feminist që funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor pranë UEJL, tani disa javë është duke punuar në projektin e titulluar “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë”. Projekti është parashikuar të zgjat 3 javë radhazi, ku javën e parë me datë 27.04 (E Hënë) do mbahet tryezë e rumbullakët me temë “Diskriminimi gjinor në arsimin e mesëm dhe të lartë.” me panelist të ftuar si Besa Arifi, Sibel Halimi, Ahmed Qazimi dhe Safet Neziri. Gjatë debatit pritet të shpalosen rezultatet e anketës të realizuar në kuadër të projektit, ku bëhet e ditur se të anketuar…
LSDM në Këshillin e djeshëm qendror mori vendime të shkëlqyera dhe pres që të mbahet Këshill i ri qendror, në të cilin do të ekuipohet udhëheqësia e re, deklaroi sot në Kumanovë ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili dje u shkarkua nga funksioni nënkryetar i partisë së bashku me pesë nënkryetarët tjerë. Duke u përgjigjur në pyetjen nëse sërish do të kandidohet për nënkryetar, Spasovski theksoi se ky është vendim i kryetarit të partisë. “Ky është vendim i kryetarit të partisë, i cili i propozon funksionarët, por kjo nuk është fare e rëndësishme. Është me rëndësi se…
Në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, dje (26-maj) rreth orës 11.00, vetura e tipit ,,Shkoda oktavia,, me targa të Ohrit, drejtuar nga 48-vjeçari B.N. nga Struga, i cili ka aksidentuar një vajzë 5 vjeçare (këmbësore). Vajza e lënduar me autoambulancë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për dhënjen e ndihmës mjeksore. Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes dhe po punohet në përcaktimin e shkakut, si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident.
Republika e Maqedonisë së Veriut pret të marrë dritë jeshile nga BE dhe këtë vit të fillojë negociatat për anëtarësim, kështu tha shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në intervistë për “Fajneshëll Tajms”. Ai konsideron se Brkseli duhet ta njohë tregimin e suksesshëm dhe të mos i hedhë aspiratat e Shkupit për eurointegrimet, sepse në të kundërtën do të rrezikohej ta humb ndikimin e Ballkanit dhe do t’i forconte rivalet në rajon, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk. “Kur ekziston shembull i mirë (për negociatat për anëtarësim), ai duhet të njihet dhe shpërblehet. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë fuqia e BE-së dobësohet, tha Dimitrov duke theksuar se…
Ministria e Shëndetësisë së bashku me Shoqatën për luftë kundër kancerit “Borka” sot me panel-diskutim e filloi Fushatën për ngritjen e vetëdijes për kancerin në vend. Në panel-diskutimin, që do të mbahet në Shtëpinë e ARM-së – Strumicë, do të flitet për rreziqet, sfidat, zgjidhjet e mundshme dhe hapat dhe aktivitetet e ardhshme që do të ndërmerren nga Ministria e Shëndetësisë për uljen e numrit të të sëmurëve nga kanceri dhe për krijimin e një popullate të shëndoshë. Mes folësve të tjerë, është paralajmëruar edhe fjalimi i ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se qëllimi i…
Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) me në krye me kryetarin Zoran Zaev kanë bërë ndryshimeve drastike në kryesinë dhe në anëtarësinë e ngushtë të partisë, duke ndryshuar kryetarët e degëve dhe nënkryetarët e partisë së bashku me sekretarin Aleksandar Kiracovski. Nënkryetarët e ndryshuar janë Petre Shilegov, Frosina Tashevska-Remenski, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski, Muhamed Zekiri dhe Bllagoj Boçvarski. Kanë reaguar edhe nga VMRO-DPMNE-ja opozitare që kanë kritikuar mos marrjen e përgjegjësisë nga Zoran Zaev “Veç Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska shkëlqejnë. Vetëm ata nuk janë fajtor për korrupsionin, krimin dhe pengimin e reformave në Maqedoni. Gjithë tjerët kanë vjedhur nëpërmjet…

