Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov vlerëson se nëse BE-ja nuk i jep dritë jeshile Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim, atëherë kjo do të kishte ndikim negativ dhe do ta dëmtonte seriozitetin e Unionit në rajon. Në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard”, ministri Dimitrov vlerëson se pranimi i progresit të Maqedonisë së Veriut do ta përforconte ndikimin evropian në rajon dhe do të dërgohej porosi deri te shtetet tjera se shpërblehen vendimet e guximshme dhe rezultatet. Ai thekson se Maqedonia e Veriut tashmë 14 vite është në pritje për BE dhe se tani shteti…
Author: Hamdi Kumanova
Maqedonia Veriore është e përfshirë në mënyrë aktive në zbatimin e Partneritetit të hapur qeveritar nga viti 2018- 2020 në fushat e qasjes në drejtësi. Me miratimin e Ligjit për ndihmë juridike falas nga ana e Qeverisë, si dhe zhvillimin e shërbimeve ligjore në nivel lokal është përmirësuar dukshëm aksesi në drejtësi për qytetarët më të rrezikuar. Këtë e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska e cila me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës DaMEDIALn Mançevski marrin pjesë në Samitin e gjashtë global për partneritet për hapur qeveritar në Otavë, Kanada. “Si Qeveri që kujdeset për të…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni ka shkruar Ligjin e ri për dhënie të shërbimeve shëndetësore, me të cilin i jepet shumë më shumë siguri dhe kredibilitet mjekut në detyrë,shkruan Telegrafi Maqedoni. Nga ministria në fjalë për arsyetimin e ligjit thotë se është kërkesë e Dhomës së mjekëve të Maqedonisë, ku nga atje kërkojnë siguri më të madhe gjatë punës së mjekëve. Sipas këtij propozim-ligji mjeku e ka për detyrë që t’i shërbejë pacientëve me urgjencë ndërsa pacientët tjerë do të kontrollohen nga mjeku sipas listës së pritjes. Mjeku, sipas këtij propozim ligji, ka të drejtë mos t’i shërbejë personit që…
Kundër ish-kryetarit të komunës së Vasilevës, 52-vjeçarit V.S është parashtruar padi penale për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim”, transmeton MIA. Ai dyshohet se në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2017 pa vendim paraprak të Këshillit të komunës së Vasilevës ka dhënë vendime për shpenzim të karburanteve për udhëtime private dhe zyrtare të punësuarve dhe personave të cilët nuk kanë qenë të punësuar në komunë, me automjete udhëtimi të cilat nuk kanë qenë pronë e komunës. Me këtë ai e ka dëmtuar buxhetin e komunës për 303.900 denarë.
“Centrali” i NATO-s për dy ditë, të dielën dhe të hënën do të shpërngulet në Shkup. Kjo tregon se jemi duke e marrë vendin tonë të merituar si vend anëtar e ardhshëm i 30-të i Aleancës. Në kuadër të vizitës do të ketë takim të përbashkët të NAK-ut me Komitetin për integrim në NATO, të cilin e kryeson kryeministri Zoran Zaev. Në këtë takim do të diskutohet procesi i integrimit tonë në NATO, dhe ky do të jetë konfirmimi final politik për anëtarësimin tonë të sigurt të ardhshëm. Këtë e paralajmëron Dane Taleski, këshilltar i posaçëm i Punëve të Jashtme…
Bisedimet e koalicionit të partnerëve LSDM-BDI rreth rikonstruimit të Qeverisë janë në rrjedhë dhe sipas paralajmërimeve të kryeministrit Zoran Zaev, ndryshimet e para priten të ndodhin deri në mes të qershorit, shkruan Nova TV, transmeton Portalb.mk. Ai tani për tani nuk zbuloi emra, por siç paralajmëroi, e di se kush mund të vendoset në vendet e atyre që do të përfshihen në “fshesën” e Qeverisë dhe në institucionet tjera. “Tashmë bisedoj me njerëz të ri që duhet të vijnë në pozitat që do të ndryshohen, bisedimet rrjedhin. Çdo kohë të lirë do ta shfrytëzoj që të bisedoj me ata njerëz që të…
Vizita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Maqedoninë e Veriut dërgon sinjal të qartë – Aleanca është e gatshme t’i dëshirojë mirëseardhje vendit në familjen euroatlantike. Kjo është porosia që e dërgoi Stoltenberg në intervistën për MIA dhënë para vizitës në Shkup ku do të mbahet takimi i ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës. Thotë se me padurim pret përsëri të vizitojë Shkupin dhe ka porositur se ratifikimi i protokollit aderues mirë po përparon. Në intervistën për MIA, Stoltenberg madje flet edhe mbi mundësitë disa vende të mos e ratifikojnë protokollin, ndërsa sipas tij anëtarësimi i Maqedonisë…
Në provimin shtetëror të maturës sivjet do të testohen 15.553 nxënës në shtet. Para gjashtë vjetësh në vitin 2013 ky numër ka qenë 19.289 që tregon se këtë periudhë, numri i nxënësve që do të testohen është ulur për 3.736 maturantë. Në vitin 2015 ka pasur 17.600 nxënës, ndërsa në vitin 2016 – 16.859. numrat tregojnë se vazhdimisht bie numri i maturantëve, të cilët janë pjesë e sistemit të detyruar arsimor, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Prej nxënësve të sivjetmë, 7.629 janë gjimnazistë, 7.604 nga shkolla të mesme profesionale dhe 257 nga sistemi arsimor artistik, informojnë nga Qendra e Provimeve Shtetërore. “Në pajtim…
Pak para festës së madhe islame, Fitër Bajramit, “Zegin” dha donacion 5 ton djathë për familjet që i takojnë fesë islame. Donacioni iu është dhënë familjeve që jetojnë në kushte të rënda ekonomike, para dy ditësh. Për çdo muaj rreth 120 familje që i takojnë fesë islame dhe krishtere pranojnë donacione nga “Zegin” në formën e pakos bazike për shtëpi të përbërë nga mielli, ushqimi, mishi, mjete për higjienë, pelena. Kompania “Zegin” është e njohur për përgjegjësinë e saj shoqërore dhe për shumë donacione ndaj kategorive të ndryshme qytetarësh.
Papunësia tek të rinjtë është dyfish më e madhe nga shkalla e përgjithshme e papunësisë në vend dhe është 47 për qind. Vështirësitë e të rinjve që të kalojnë shpejtë prej shkollës në drejtim të punës është si rezultat i zbrazëtirës që paraqitet në aftësitë që ata i kanë dhe ato që i kërkon vendi i punës. Ekspertët thonë se kjo zbrazëtirë është aq e madhe sa që punëdhënësit parapëlqejnë të kenë punëtorë me ndonjë përvojë, në mënyrë që të ulin shpenzimin e integrimit të atij punëtori. Siç thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë, te papunësia e të rinjve…
Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani ka folur menjëherë dhënies së dritës së gjelbërt nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut që të fillohen bisedimet për anëtarësim. Ai ka thënë se raporti është tërësisht pozitiv dhe nuk ka asnjë kritikë, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nuk mund të gjejmë një vërrejtje në raportë është krejtësisht pozitivë si në çështjet politike ashtu edhe në të arriturat në reformat dhe mua më mbetet të faleminderoj komisionin për këtë vlersim objektiv por edhe institucionet për punën e pa lodhshme që e bëmë këto dy vite për të dhënë rezultatet me të cilat…
Rreth 6.000 persona të moshuar mbi 65 vjet të cilët nuk kanë burime të tjera për ekzistencë pritet të përfshihen me Ligjin për siguri sociale të personave të moshuar i cili tashmë ka hyrë në fuqi. Ata do të marrin sigurim social, gjegjësisht kompensim prej rreth 6.000 denarë. Të drejtë të kompensimit kanë të gjithë personat të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të paktën 15 vjet dhe nuk marrin pension pleqërie, duke i përfshirë edhe personat pa një ditë pune stazh. “Për amvisëritë ku edhe burri edhe druaja i përmbushin kushtet për shfrytëzim të sigurisë sociale,…

