Shteti ka ligje dhe strategji të mira në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, por nuk ka kapacitet për t’i aplikuar dhe kjo më së shumti ndihet kur bëhet fjalë për cilësinë e ajrit, mbrojtjen e ujërave si dhe menaxhimin me hedhurina. Ky është një nga konkluzionet në lidhje me ekologjinë në vlerësimin për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që dalin nda Raporti i Komisionit Evropian për vitin 2019, i cili është publikuar të mërkurën, shkruan Meta.mk. Në rekomandimet e KE-së në pjesën për mjedisin jetësor dhe ndryshimet klimatike qëndron se vendi duhet t’i aplikon masat për përmirësimin e cilësisë së…
Author: Hamdi Kumanova
Raporti pozitiv nga Komisioni Evropian me rekomandimin drejtuar Këshillit të Ministrave për hapjen e negociatave për anëtarësim, ka rritur besimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut se pas shumë pritjeve vendi do të shënojë edhe një hap në drejtim të integrimit evropian. Kryeministri Zoran Zaev, thotë se data mund të mos caktohet në qershor për shkak të procedurave nëpër vendet e anëtare të BE-së, por ai është i bindur se kjo do të ndodhë në muajt e ardhshëm. “Është e qartë se qershori është vështirë i arritshëm, megjithatë pres që data për fillimin e negociatave të jepet këtë verë. Detyrat tona i…
El Cheka nëpërmjet një statusi në fejsbuk ka paralajmëruar funksionarët e BDI-së se ka video përgjime ku mund të shkatrohen familje për shkak të tradhëtive familjare. Ai u dergon porosi që të rin larg po deshen mos ta pësojnë. “Nuk dua të shkatrrohen familjet ku mund ta pësojnë fëmijët sepse ata nuk kan faj, prandaj disa njerëz të DUIT nga Kërçova i lus të mos i fusin hundët fell se do zbulojn për vajzat e tyre që i kan me “shkinat” fshehur nga gratë e tyre dhe fëmijve të vet! Ata din po deshin mos u bij në zemër le…
Policia e komunikacionit në Shkup ka kapur 62 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë. Nga policia njoftojnë se Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup dje nga ora 6.00 deri në orën 22:00 ka zbatuar aksion të përforcuar për zbulimin e vozitësve që tejkalojnë shpejtësinë në Shkup. Është vërtetuar se 62 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim dhe janë dënuar. Janë zbuluar edhe 46 shkelje tjera për çka ka pasur dënime të caktuara./Telegrafi/
Është një burim lehtësimi për tre familje nga Maqedonia e Veriut. Deri më 26 maj ato kanë pasur afat për t`u larguar nga teatri Tiroir në Laval dhe për të gjetur strehim gjetiu. Tani, puna është kryer, shkruajnë mediat franceze, përcjell Shtegu.com. Gjithashtu ka filluar një projekt solidariteti për një të porsalindur dhe prindërit e tij. Ata ishin vizituar disa herë nga oficerët policorë francez dhe pasi kryebashkiaku i Komunës Laval, pronarit të teatrit i kishte dërguar shkresë që të mos i strehojë më ata brenda. Tre familje verimaqedonase tani jetojnë në banesa të ndryshme në rrethinë. E para ka…
Rinia e Likovës me vetëdëshirë pastrojnë shtratin e lumit të Likovës para festës së BAJRAMIT TË FITRIT. E falënderojmë vendasin tonë Z.Mevlud Sherifi i cili kur e pa rininë në këtë aktivitet u intuazmua tepër, dhe që të gjithë i ftoi sonte në iftar, Allahu i dhasht bereqet dhe gjitha të mirat e kêsaj dhe asaj bote, ashtu edhe rinisë tua plotson dëshirat në jetën e tyre. Flm RINI (Hfz. Bajram Ajeti).
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në forumin e sotëm theksoi se pas dy viteve të formimit të Qeverisë dhe anëtarët e saj edhe shteti në tërësi kanë arritur që ta luajnë rolin e “gejm çenxher” jo vetëm lidhur me të ardhmen tonë por edhe me drejtimin që duhet të niset gjithë rajoni jonë. Para vetëm dy viteve, shtoi ajo, qytetarët dhe politikanët nuk kanë mundur të shprehin anëtarësimin në NATO. “Sot dy vite pas formimit të kësaj Qeveria, si shtet mund të themi se kemi bërë vlerësim të drejtë dhe të të duhur dhe e kemi kryer punën…
Me rastin e dy vjetorit të formimit të Qeverisë fjalime para audiencës së gjerë mbajtën kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrat Radmilla Shekerinska, Oliver Spasovski, Bujar Osmani dhe Koço Angjushev. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani thekson se raporti i Komisionit Evropian pasqyron në mënyrë të qartë punën e tij dy vjeçare në Qeverinë Zaev. Raporti im për dy vitet e para të mandatit është në fakt raporti i komisionit europian për vendin. Raporti më pozitiv deri më tani që ka marr vendi dhe raporti më i mirë ne rajon! #Llogaridhënie
Një vozitës i një kamioni me tabela të Maqedonisë ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në autostradën A3 në Kroaci. Siç bëjnë të ditur nga portali “index.hr“, kamioni është ndeshur me një autobus nga Bosnja dhe Hercegovina. Autoritete kroate njoftuan se vozitësi i kamionit ka humbur jetë, ndërsa në autobus ka 10-15 udhëtarë të lënduar. Po bëhet këqyrja e vendit të ngjarjes./Telegrafi/
Prokuroria Speciale Publike është duke i analizuar të ashtuquajturat “bomba” nga bisedat telefonike, të cilat të martën në mbrëmje u bënë publike në rrjetet sociale. Ndërkohë, nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se në koordinim me Prokurorinë, janë duke ndërmarre të gjitha masat që sa më parë të zbardhet ky rast dhe ndaj kryesit të veprës, do të ngrihet akuzë penale. “Tashmë është konstatuar se kush qëndron mbrapa profilit në Facebook, prej ku janë plasuar këto përmbajtje dhe për atë është njoftuar Prokuroria. Gjithashtu, është njoftuar edhe rrjeti social Facebook në lidhje me këtë. Pas pastrimit të plotë të rastit, MPB-ja do të…
Kryeministri Zoran Zaev në tribunën kushtuar për dyvjetorin e formimit të Qeverisë, tha se me rikonstruimin që do të bëhet tani, nuk do të përfshihen gratë që janë në pozitat e ministrave. Duke u përgjigjur pyetjet e të pranishmëve, Zaev tha se rikonstrum për gratë nuk do të ketë, për arsye se janë pak. Tani, në Qeverinë e përbëjnë 26 anëtarët, në poste ministrore janë katër gra, ministrja e Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska, ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska dhe ministrja pa resor për investime të huaja Zorica Apostollska./Telegrafi/
Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i tha Presidentit maqedonas Stevo Pendarovski se ai nuk duhet të merret me mënyrën se si Serbia do të zgjidhë problemin me Kosovën, që do të thotë të heshtë për Serbinë, ashtu siç po hesht për “Shqipërinë e Madhe”. Komenti i Vulin vjen pas deklaratës së Pendarovskit se ideja e korrigjimit të kufirit midis Beogradit dhe Prishtinës është e pakonceptueshme dhe e rrezikshme, raporton RTS. transmeton 24info.mk. “Nëse ideja e demarkacionit është ‘e zymtë dhe e padenjë për shekullin 21’ atëherë Pendarovski mund të tërheqë njohjen e Kosovës nga fillimi i shekullit 21 ose të dënojë…

