Me 03.06.2019 në ora 03.05 min në SPB Shkup është lajmëruar se ditën e njëjtë rreth orës 02.30 në bulevardin “Serbia” në pompën e benzinës është prishur rendi publik gjatë rrahjes midis A.D.(42) nga Republika e Shqipërisë dhe S.P.(30) nga Shkupi, transmeton Almakos. Është shënuar procesverbali me konstatime të shkeljes së ligjit.
Author: Hamdi Kumanova
Reisi Sulejman Rexhepi ka blerë dy apartamente afër Liqenit të Ohrit për gjysmë milion euro nga kompania e afërt me Bozho “Remis”! Njeriu i parë i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, këtyre ditëve është bërë aktual me orën e dorës që iu është dhënë dhuratë nga pronari i hotelit “Gorica” në Ohër. Sipas të dhënave nga institucionet kompetente, aksionar i shumicës së aksioneve të ShA” Ineks Gorica” është biznesmeni nga Ohri Bozho Iloski, i cili njëherit është edhe pronar i kompanisë ndërtimore “Remis”. Njëherit ai ka lidhje të ngushtë familjare me njeriun e parë të kompanisë “Gradezhnik”, Toni Iloski,…
Një autobus që ka bartur nxënës në ekskursion është djegur në rrugën rajonale Shtip-Negotinë. Persona të lënduar nuk ka. Policia njoftoi se ngjarja është paraqitur në orën 10:10 nga Njësiti territorial kundër zjarri – Shtip. Në autobus ka pasur rreth 40 nxënës të klasës së tretë që kanë shkuar për mësim në natyrë në fshatin Piperovë. Mësimdhënësit dhe vozitësi kanë vërejtur se autobusi tymoset, me çka menjëherë kanë dalë nga autobusi dhe është janë thirrur zjarrfikësit./Telegrafi/
Agjenda intensive e kryeministrit Zoran Zaev dhe festa e nesërme e zgjasin takimin me partnerin kryesor të koalicionit Ali Ahmeti. Ata duhet të dakordohen për detajet e fundit për ndryshimet kadrovike në kabinetin e tij qeveritar. Zaev sot ishte nikoqir i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, ndërsa nesër dhe pasnesër është Bruksel. Ahmeti në ndërkohë është i zënë edhe me përgatitjet për ditëlindjen e partisë të mërkurën. Sipas kësaj, pritet që Zaev dhe Ahmeti bisedimet për emrat e reja në qeveri t’i përfundojnë në fund të kësaj jave. Ndryshime pritet të ketë te katër apo gjashtë ministri, ndërsa kryeministri Zaev…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të ndërmarrë të gjitha aktivitetet për gjuhën e urrejtjes që u përdor dje gjatë kremtimit të marrjes së titullit nga Klubi i Hendbollit “Vardari” në qendër të Shkupit. Nga ana tjetër Qyteti i Shkupit ka ndarë 40 mijë euro shtesë vetëm për udhëtim çarter të lojtarëve, për shkak se udhëtimi tjetër ka qenë në orët e vona, e për ditë tjetër nuk ka mundur të shtyhet kremtimi, transmeton Portalb.mk. “Deri në mëngjes nuk është denoncuar asnjë rast. Ne sigurisht se jemi informuar nëpërmjet mediave, por do të ndërmarrin të gjitha aktivitetet për rastin e djeshëm.…
MPB njofton se dje rreth orës 22:05, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Luboten të Shkupit rreth orës 21:20 personi F.B. (38) nga fshati Luboten kishte gjetur të vdekur personin M.D. (24) shtetas i Shqipërisë. MPB njofton se sipas gjitha gjasave personi ka vdekur nga goditja e rrufesë. Me urdhër të prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.
Në një kumtesë të lëshuar nga Civil – Qendra për liri ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të mos jenë pre e provokimeve dhe në mënyrë të qetë dhe dinjitoze ta festojnë kthimin e kampionëve evropianë. “U bëjmë thirrje hendbollistëve ta dënojnë ashpër çdo tentim për nxitje të gjuhës së urrejtjes dhe dhunës”, thonë nga Civil. Ata kërkojnë nga institucionet të reagojnë me kohë dhe të mos lejojnë edhe një “kremte të urrejtjes” dhe të marrin masa urgjente, t’i hetojnë këto raste dhe urgjentisht ta ndëshkojnë nxitjen e dhunës dhe urrejtjes ndëretnike. “U bëjmë thirrje qytetareve dhe qytetarëve dhe i…
Në gjithë angazhimin tim profesional të punës jam udhëhequr nga ideja të ndihmojë në proceset që sot e sollën shtetin deri te anëtarësimi i plotfuqishëm. Ju siguroj se si president i Maqedonisë së Veriut në mua dhe ekipin tim keni partner dhe mbështetës të gjithë asaj që do të jetë prioritet rajonal dhe global i Aleancës”, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm në Shkup me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me Këshillin Veritatlantik. Shefi i shtetit ka shprehur kënaqësi siç tha nga fakti që Këshilli Veriatlantik vjen në vizitë historike dhe periudhë të rëndësishme për…
Me vizitën e Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe të Këshillit Veriatlantik, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe zyrtarisht u vendos flamuri i Aleancës. Para ndërtesës së Kuvendit, bashkë me flamurin shtetëror tani valëvitet edhe flamuri i NATO-s, ku pritet që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet vendi anëtar i tridhjetë. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, mbrëmë ishte mikpritës i gjithë udhëheqësisë së NATO-s, të paraprirë nga Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg. Ai shprehu kënaqësi që është mikpritës i Këshillit Veriatlantik, që për shtetin tonë është një lloj mirënjohje dhe konfirmim se…
Është për të ardhur keq, kur një grup tifozësh, edhe duke festuar për fitoren e ekipit të tyre, shfrytëzojnë rastin për ti fyer shqiptarët dhe për të nxitur urrejtje ndëretnike. Sjellja e Komitëve tregon një mentalitet primitiv dhe të pakuptimtë, sepse në vend t’i gëzohen fitores së ekipit të tyre ata i shajnë shqiptarët! Ky fenomen ndodh gjithmonë, si në rast humbje dhe fitoreje, për vite me radhë. Madje shpesh herë ky grup i tifozëve kanë goditur dhe dhunuar shqiptar të pafajshëm dhe kanë shkatërruar prona shqiptare dhe për çudi, asnjëherë askush nuk ka mbajt përgjegjësi. Kjo vazhdimisht ka ndodhur…
Do të punojmë në përforcimin e potencialit njerëzor dhe kapaciteteve teknike për shkak të identifikimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve moderne, paralajmëroi drejtori i ri i Agjencisë së zbulimit. Flet gjuhën angleze, italiane dhe franceze, ndërsa biografia e tij e punës në tërësi është e përkushtuar ndaj gjuhës së sigurisë. Pas diplomimit në Fakultetin e Sigurisë, karriera e tij profesionale ka nisur në MPB, ndërsa vazhdon në Agjencinë e Zbulimit, ku gjatë dy dekadave të fundit ka qenë në pozita të ndryshme- inspektor kryesor, ndihmës i drejtorit të Drejtorisë për punë operative, drejtor i Drejtorisë për zbulim të terrorizmit ndërkombëtar dhe…
Një grua në Suharekë është sulmuar nga kunata e saj. Një grua është sulmuar fizikisht nga kunata e saj në Suharekë. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima pas sulmit ka pranuar tretmant mjekësorë derisa rasti është duke u zhvilluar në procedurë të rregullt. “Viktima femër K-Shqiptare ka informuar se ishte sulmuar fizikisht nga kunata e saj, e dyshuara femër K-Shqiptare. Viktima me 01.06.2019 ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raport. /Lajmi.net/

