Author: Hamdi Kumanova

Phiilip Reeker dhe senatori Ron Johnson në takimin e sotëm me ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska potencuan se hapat e guximshëm të Maqedonisë së Veriut meritojnë të shpërblehen menjëherë. Ndihmës sekretari shtetëror i ShBA-ve, Reeker, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish ambasador i ShBA-ve në vendin tonë theksoi mbështetjen e ShBA-ve për perspektivën tonë evropiane. “Maqedonia e Veriut në hapat e saj vendimtare dhe të guximshme meritoi anëtarësim në NATO dhe perspektivë të qartë evropiane”, ka deklaruar Reeker. Reeker shpreson se këtë verë, Maqedonia e Veriut do të marr përgjigje pozitive nga Këshilli i Evropës, përkatësisht nisjen e bisedimeve…

Lexo më Shumë

Bundestagu Gjerman ratifikoi Protokollin e Anëtarësimit në NATO. Gjermania u bë kombi i 16-të në 29 shtete anëtare që formalizuan bashkimin me aleancën më të madhe ushtarako-politike në botë, njofton Meta.mk. Qeveria e Gjermanisë është e bindur se pranimi i Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin në zonën euroatlantike. Për ratifikimin e anëtarësimit, ata kundërshtuan alternativën populiste për Gjermaninë (AfD) dhe të Majtën. Më parë, edhe Norvegjia ratifikoi protokollin e pranimit të vendit në NATO.

Lexo më Shumë

Drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët shtetërore”, Zoran Kitanov duke u përgjigjur në pyetjen rreth mundësisë së shtrenjtimit të pikëpagesave deklaroi se asnjë pikëpagesë nuk do të shtrenjtohet. “Nuk ka asnjë rritje, ka ulje të çmimeve. Për 10 ditët e ardhshme do t’i lëshojmë pikëpagesat elektronike nga korridori 10. Secili do të përdor kartelë, do të ketë bonus varësisht prej shumës. Posaçërisht për kamionët”, tha Kitanov. Ai vërtetoi edhe një herë se pikëpagesë do të ketë në Smokvicë duke sqaruar se si gjithkund në botë pagesa e autostradës bëhet në mënyra të ndryshme. “Çmimet tona janë më të ulëta në rajon.…

Lexo më Shumë

Ish drejtori ekonomik i Klinikës për Gjinëkologji, Valon Bela që u shkarkua ditë më parë nga detyra, ka dorëzuar sot në Prokurori katër kallëzime penale lidhur me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga ana e drejtoreshës mjeksore të këtij institucioni. “Shpresoj se prokuroria të merret seriozisht me këto çështje sepse përmbajnë shkelje të ligjeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për autorizime të paligjshme, ku mua si drejtor ekonomik më është pamundësuar shkarkimi i sektorëve dhe reparteve nga ana e drejtoreshës mjeksore Viktoria Jovanovska, sepse atje çdo dokumentë duhet të përmbajë dy nënshkrime”, tha për mediat Valon Bela, pasi…

Lexo më Shumë

Asociacioni për Edukim “Penda” organizon mbrëmje solemne për grumbullimin e fondeve për të mbështetur studentet e suksesshëm! Deri më tani, Penda ka gjeneruar të ardhura në mënyre të pavarur nëpërmjet të donacioneve individuale dhe nga udhëheqësia e saj. Qëllimi ynë është që të zgjerojmë veprimtarinë tonë dhe të risim numrin e studentëve që mbështesim. Për këtë nevojitet mbështetje më e gjërë nga shoqëria! Një sasi e caktuar e fondeve do të grumbullohen nga shitja e biletave, kurse të pranishmit mund të kontribujnë me donacione shtesë. Gjithashtu, në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe bursistët e Pendës të cilët i…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev beson se “qershori dhe korriku, janë të arritshëm”, për të marrë datë për negociatat me BE-në. Në të kundërtën ai thotë se nuk mund të garantojë që shumica parlamentare do të jetë stabile. “Nëse dikush e meriton të anëtarësohet në BE, ajo është Maqedonia e Veriut. Këtë e tregojnë të gjitha vendet anëtare. Unë i kuptoj aspektet regjionale, këto ditë janë shumë të rëndësishme. Javën e ardhshme do të kem takim me Angela Merkelin. Ne jemi partnerë seriozë dhe besoj se do të ketë vendime pozitive”, tha Zaev. Ai shtoi se kancelarja Merkel mund ta konsiderojë si…

Lexo më Shumë

Edhe pse teknikisht nuk është mundur Zëvendës-Kryeministri Bujar Osmani është shprehur plot optimizëm se Maqedonia e Veriut do t’i çelë bisedimet e anëtarësimit kësaj vere. Osmani së bashku me ministrin e jashtëm Nikola Dimitrov kanë pasur dje takime në ministrinë jashtme të Francës për të biseduar me zyrtarët francez për vlerësimin pozitiv të reformave në vend nga Komisioni Evropian (KE) dhe propozimin që KE ua ka bërë vendeve të Bashkimit Evropian për të hapur bisedimet e anëtarësimit. « ..unë jam optimist nga ajo që dëgjoj, nga valorizimet, nga vlerësimet që marrim nga vendet anëtare përfshi këtu nga Parisi se kjo…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, sot ka thënë se të gjitha institucionet duhet të bëjnë veting mbi të punësuarit. Ai tha se në Ministrinë e Punëve të Brendshme “ka filluar procesi i eliminimit të njerëzve që kanë lidhje me strukturat kriminale”. “Është e rëndësishme që të gjitha institucionet e shtetit të kenë në mendje se realizimi i këtij vullneti politik për luftë kundër krimit të organizuar është e përbashkët dhe të gjithë duhet të ballafaqohemi me njerëzit që nuk duan t’i përmbushin detyrat profesionale”, tha Spasovski. Ai kërkoi nga institucionet që sa më parë të lirohen nga persona…

Lexo më Shumë

Bisedimet për “fshesën” e paralajmëruar në Qeveri ende po zgjasin dhe pritet që ditët e ardhshme kryeministri të del me qëndrim rreth kësaj çështje. Këtë e ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski, i cili është sekretari i ri i përgjithshëm i LSDM-së. “Mbrëmë ne kishim koordinim dhe konsultimet e kryeministrit Zoran Zaev me gjithë subjektet e tjera politike po vazhdojnë. Në ditët e ardhshme me siguri do të dilet me qëndrim konkret rreth datës dhe hapave konkrete dhe vendimet që do të ndërmerren. E gjithë kjo varet edhe nga çështjet e tjera lidhur me BE dhe me datën e…

Lexo më Shumë

Dorëheqjen e paralajmëruar nga pozita e deputetit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Hungari, e ka dorëzuar më 5 qershor (e mërkurë) në Kuvend. Pritet që të hënën në takimin koordinues mes kryetarit Talat Xhaferi dhe koordinatorëve të grupeve të deputetëve të shqyrtohet dorëheqja e Gruevskit dhe të vendosin nëse do të jetë në rend dite në seancën e radhës të caktuar për të martën. Talat Xhaferi në një deklaratë për AIM tha se dorëheqja ka arritur me akt noterial dhe vula adekuate të cilat konfirmojnë se bëhet fjalë për deklaratë personale të Gruevskit. “Kërkesa është pranuar…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut ka apeluar për kuptimin nga vendet anëtare të rëndësisë së vendimit që synon të arrijë këtë muaj Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Duke publikuar një intervistë të tij për “Politico”, Dimitrov thotë se qëndrimi evropian për çeljen e negociatave do të tregojë shumë se si e vizionojnë ata të ardhmen e Bashkimit Evropian marrëdhënien e tyre me BP. Megjithëse në një aksion politik e diplomatik për vendin e tij, kryediplomati maqedonas nuk e ka ndarë vendimin e pritshëm vetëm për Maqedoninë, në të njëjtën kohë që tregon me burime të besueshme lëvizjen e…

Lexo më Shumë

Këngëtarja Vesa Pollozhani nga Struga ka fituar çmimin e parë në festivalin për fëmijë ‘Fluturat’ të mbajtur në Kumanovë, shkruan Almakos. Kënga fituese e Vesa Pollozhanit ka qenë me titull “Dhuro Mirësi”. Juria që përzgjodhi këtë këngë është përbërë nga 5 anëtarë nga Tirana, Prishtina, Shkupi dhe Gjilani. Ky nuk është suksesi i parë dhe i fundit i këngëtares strugave./Almakos/

Lexo më Shumë