Author: Hamdi Kumanova

Një tridhjetë e njëvjeçar nga Velesi, i cili po drejtonte një motoçikletë të vogël, ka humbur jetën pasi goditi një veturë në autostradën Shtip-Sveti Nikollë afër fshatit Krividol në Shtip, njofton zëdhënësja e SPB Shtip, Gordana Panajotova. Sipas saj, makina që u përplas me biçikletën ishte me targa të Shkupit,ndërsa në aksident morën pjesë edhe dy automjete të tjera. Lëndime të lehta trupore morën shoferi, i cili drejtonte veturën “Mercedes” dhe dy shokët e tij, të cilët janë të mitur. Ata me ndihmën e ndihmës së shpejtë janë transferua në Spitalin Klinik në Shtip. Sipas dëshmitarëve okularë, aksidenti ka ndodhur…

Lexo më Shumë

Pas një ftese zyrtare nga State Departament-i i SHBA-ve, këto ditë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, po qëndron në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po realizon disa takime të rëndësishme. Kështu sot ai ka takuar Jason Steinbaum – Drejtor i Stafit Demokrat në Dhomën e Përfaqësuesve dhe anëtar i Komisionit për Politika të Jashtme, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet më të fundit në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast kryetari Gashi e ka njoftuar Steinbaum-in për zhvillimet më të reja politike në Maqedoninë e Veriut, veçmas me ato që kanë të bëjnë me procesin e…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi i kryeministrit Zoran Zaev për rënien e Qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare nëse nuk hapen negociatat me Bashkimin Evropian për anëtarësim, sipas njohësve të çështjeve politike, nënkupton fytjen e Maqedonisë së Veriut në një krizë të re politike. Zgjedhjet, sipas analistit, Petar Arsovski do t’i shërbenin Zaevit për të parë nëse ka ose jo mbështetjen e qytetarëve. “Është e vërtetë se Maqedonia (e Veriut) po hyn në tensione apo krizë të re politike nëse data për negociatat jepet të paktën në korrik. Qeveria mund të bie pasi Zaev mund të humbë shumicën në Kuvend. Ai fillimisht kishte më pak deputetë…

Lexo më Shumë

Në disa shkolla sot do të zhvillohet procesi arsimor, si mbulim i orëve të parealizuara për shkak të ardhjes së Papa Françeskut më 7 maj. Por, të njëjtën dit do të organizohet protestë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SANK). Protesta do të fillojë në ora 16:00 nga Porta Maqedonia, ndërsa do të vazhdojë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ora 16:30. Punëtorët e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët e kulturës dhe shkencës, do të protestojnë për paga më të larta për 25%, përmirësimin e statusit të punëtorit dhe respektimin e ligjit.

Lexo më Shumë

llovakia fuqishëm e mbështet zgjerimin e BE-së dhe hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut, ka thënë ministri sllovak për punë të jashtme Mirosllav Lajçak në takimin me ministren për Mbrojtje, Radmilla Shekerinska në Bratisllavë. Lajçak ka theksuar se Sllovakia do të bëjë çmos të çojë porosinë se hapja e negociatave me vendin do të ishte veprim strategjik i duhur i BE-së. Ministri sllovak me ministren Shekerinska i ka ofruar përvojat autentike integruese të vendit përmes ndihmës së ekspertëve në gjitha sferat e procesit integrues të Maqedonisë së Veriut në BE. Ministrja Shekerinska është falënderuar për këtë siç tha, “moment…

Lexo më Shumë

Price Waterhouse Coopers është kompania e cila është përzgjedhur nga Elem Turs për të bërë analizën financiare duo diligence dhe studimin e fizibilitetit me model për partneritet privat-publik si dhe propozim model për shitje, transmeton Portalb.mk. Drejtori i Elem Turs, Xhemail Jusufi, njoftoi se është përzgjedhur kompania Price Waterhouse Coopers për të bërë analizën financiare dhe studimin e fizibilitetit. “Pas nënshkrimit të kontratës kjo kompani ka për detyrë që të bëjë edhe analizën financiare duo diligence por edhe studimin e fizibilitetit. Për të parën nevojiten një muaj kohë kurse për të dytën tre muaj”, tha Jusufi. Ashtu si ka lajmëruar edhe më parë,…

Lexo më Shumë

Mickoski nuk di ekonomi, matematikisht të sakta: rritja e ekonomisë është 4,1 për qind! Të dhënat zyrtare nga institucionet shtetërore i përgënjeshtron të gjitha lajmet e rreme dhe trillimet e Hristian Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së së tij. Ka dallim. Matematikisht të sakta, rritja e ekonomisë në tremujorin e parë të vitit është 4,1 për qind dhe është rritje më e lartë në dy vitet e fundit. Shkalla e papunësisë arrin 17,8 për qind, që historikisht është  në nivel më të ulët. Ndoshta nëse do të ishte përkushtuar në mësimin e bazave të ekonomisë, në vend të biznesit  me hidrocentralet. Mickoski do…

Lexo më Shumë

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Zoran Atansov tha se “në tre muajt e para të këtij viti janë kryer rreth 50.000 kontrolle për sigurinë e ushqimit në vend dhe janë ngritur dy padi penale kundër operatorëve që kanë rrezikuar shëndetin e njerëzve me lëshimin e ushqimet të pasigurt”. Ai vlerësoi se në vend hahet ushqim i sigurt dhe se legjislacioni në këtë fushë për 88 për qind është harmonizuar me legjislaturën evropiane. Atansov theksoi se Agjencia përpunon programe të posaçme për praninë e kontaminimeve kimike, biologjike dhe fizike dhe se ligjërisht kjo drejtori është e obliguar të kryejë…

Lexo më Shumë

Shteti dhe Bashkimi Evropian të fokusohen në zgjidhjen e problemeve të të rinjve me qëllim që të ulet largimi i tyre nga pjesa lindore e Republikës. Ky është është një mesazh kyç të ciliN ambasadori Samuel Zhbogar e ka dërguar nga Maleshevia në suaza të info punëtorisë të cilin delegacioni i BashkimIt Evropian e ka mbajtur në Berovë si pjesë të fushatës “BE për Ty”. “Këtë që e vërejmë është se rinia dëshiron të largohet dhe kjo është diçka që fillimisht në nivel kombëtar duhet në mënyrë përkatëse të trajtohet dhe të përqendrohet shteti në të njëjtën por edhe në…

Lexo më Shumë

“Jemi të bindur që Franca do të njohë që, etja dhe puna jonë për të krijuar demokraci stabile dhe progresive në shtëpi, plotësisht përputhet me vizionin dhe përpjekjet e presidentit Makron për Evropë të forte, stabile dhe përparimtare”, deklaroi ministri i jashtëm Nikolla Dimitrov gjatë vizitës për punë në Paris bashkë me zëvendës kryeministrin Bujar Osmani. Ata, gjatë së vizitës, janë takuar me sekretarin shtetëror për çështje evropiane, Amelli de Monshalen në Ministrinë për punë të jashtme të Francës dhe Kleman Bon, këshilltar për Evropë në Kabinetin e presidentit Emanuel Makron, njofton Meta.mk. Bashkëbiseduesit kanë qenë detajisht të informuar për përparimin e realizuar në fushat kyçe të cilat…

Lexo më Shumë

Nga java e ardhshme në Regjistrin e Vetëm Elektroni Kombëtar do të vendoset një propozim-ligj për tejkalimin e problemeve të personave që jetojnë në vend, por posedojnë dokumente. Me këtë duhet të sigurohen kushte që ata të mund të realizojnë të drejta sociale, shëndetësore dhe arsimore por edhe në procedurë administrative t’u zgjidhet problemi i shtetësisë. “Më në fund të gjitha institucionet u ulën në tryezë dhe diskutuan për zgjidhje ligjore se si këta persona të fitojnë të drejtat themelore. Çështja e shtetësisë dhe zgjidhe përfundimtare e problemit me siguri në procedurë administrative zgjat më shumë se sa realizimi i…

Lexo më Shumë

Në disa shkolla nesër do të zhvillohet procesi arsimor, si mbulim i orëve të parealizuara për shkak të ardhjes së papa Franceskut në Shkup, më 7 maj, njofton Portalb.mk. Por, të njëjtën dit do të organizohet protestë nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SANK). Protesta do të fillojë në ora 16:00 nga Porta Maqedonia, ndërsa do të vazhdojë para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në ora 16:30. Punëtorët e çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme, punëtorët e kulturës dhe shkencës, do të protestojnë për paga më të larta për 25%, përmirësimin e statusit të punëtorit dhe respektimin e ligjit.

Lexo më Shumë