Author: Hamdi Kumanova

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani për emisionin “360 Gradë” tha se Maqedonia do të marrë datë për bisedime me BE-në këtë vit, por vendi ynë dëshiron që ajo të jetë deri në korrik dhe jo në tetor, për shkak të paparashikimit të ngjarjeve që mund të ndodhin më vonë. Ndër të tjera, Osmani, si një nga arsyet, përmendi edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi më 7 korrik. Sipas rezultateve të zgjedhjeve të fundit evropiane dhe vendore, duhet të fitojë opozita Demokracia e Re kundër SYRIZA-s të kryeministrin në detyrë Alexis Tsipras me të cilin u arrit marrëveshja…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë po varfërohet çdo ditë. Tendat e punëtorëve të “Eurokompozit” para qeverisë kujtojnë një të kaluar të errët. Dhjetëra punëtorë nga Prilepi, për shkak të ngërçit të cilët i zhyti Zaevi, tani po qëndrojnë para qeverisë, thonë nga VMRO-DPMNE. “Sa e suksesshme është politika ekonomike e Zaevit shihet edhe mbushjes së autobusëve me të rinjtë që largohen nga Maqedonia”, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë se nëse Maqedonia shkon përpara fëmijët e sëmurë do të trajtohen me parat e FSSH-së, dhe jo me mesazhe SMS. “Rritja e pretenduar prej 4.1% është një tjetër gënjeshtër e madhe. Rritja…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot mbajti fjalim në konferencën rajonale për sëmundjet e shpejta, që po mbahet në Strugë, organizuar nga shoqata e qytetarëve për sëmundje të rralla “Jeta me Sfida”. “Ministria e Shëndetësisë është veçanërisht e angazhuar për t’u kujdesur për njerëzit me sëmundje të rralla. Në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm jemi me shoqatat që investojnë në këtë fushë dhe punojmë së bashku për trajtim më të mirë të sëmundjeve të rralla. Me Programin për Sëmundje të Rralla ne japim vazhdimësi të aktiviteteve që shteti ndërmerr për blerjen e terapisë mjekësore për trajtim për pacientët me sëmundje…

Lexo më Shumë

Me 07.06.2019 në ora 21.35 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën “Kozle” ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë vetura e tipit “Opel Astra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.B.(35) nga Shkupi dhe biçikletës së drejtuar nga G.G.(59) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë shoferi i biçikletës ku është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Me 07.06.2019 në ora 11.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në rrugën ‘Dimitrie Cupovski’ vetura e tipit “Folksvagen golf” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.A.(28) e ka goditur këmbësorin M.A.(72) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë këmbësori i cili për shërim mjekësor është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit.

Lexo më Shumë

Me 07.06.2019 në ora 16.25 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin “ASNOM” vetura e tipit “Hjundai aksent” me targa nga Shkupi e drejtuar nga Z.S.(22) nga Shkupi e ka goditur këmbësorin N.D.(82) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident është lënduar rëndë këmbësori i cili është dërguar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza” për ndihmë mjekësore. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Me 07.06.2019 në ora 18.20 në SPB Shkup është lajmëruar se në bulevardin ‘Aradhat partizane’ vetura e ka goditur një këmbësor, një vajzë 14 vjeçare nga Shkupi e cila është lënduar rëndë dhe është dërguar për shërim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, transmeton Almakos. Vetura menjëherë pas aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup ku po punohet për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

MPB ka arrestuar 223 persona pas incidenteve të djeshme në parkun e qytetit, kur erdhi deri tek një konflikt në mes tifozëve të Polonisë. Nga Ministria thonë se kundër tyre janë paraqitur parashtresat e duhura para gjykatës kompetente për kundërvajtje. Tifozët dje janë përleshur, pak para fillimit të ndeshjes së futbollit në kuadër të kualifikimeve për “KE 2020” midis kombëtareve të Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë. Policia ndërhyri dhe të arrestuari për procedim të mëtejshëm me autobusin e NTP u dërguan në stacionet e policisë në Gazi Babë, Kisella Voda, Karposh dhe Gjorçe Petrov./Telegrafi/ https://youtu.be/-MyuO5MyYKA

Lexo më Shumë

BE-ja duhet të qartësojë se vendi nuk ka synim të bëhet anëtare në qershor apo në korrik, por se dëshiron t’i fillojë negociatat. Ky do të jetë motivim dhe stimulim shtesë që të punojmë më shumë, më guximshëm, më mirë dhe më suksesshëm, tha kryeministri Zoran Zaev në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno Studio” në TVM. Sipas tij, nëse BE-ja nuk ndan datë për fillimin e negociatave, do t’i dekurajojë edhe vendet e tjera, ndërsa do të nxisë edhe kthim të sërishëm të strukturave nacionaliste që në të vërtetë nuk na nevojitet. Evropa ka përgjegjësi, duhet të vendosë seriozitet ndaj atyre…

Lexo më Shumë

Për mëse 100.000 vjet, 120 shtylla mbresëlënëse prej guri bëjnë roje në fshatin e vogël Kuklica, afër Kratovës në Maqedoni. Sipas një legjende lokale, këta janë dasmorë të ngurtësuar. Në fakt, një djalë meqë nuk mund të vendoste se me cilën prej dy vajzave që i donte të martohej, kishte ndarë mendjen që të martohej me të dyjat, madje në të të njëjtën ditë dhe që asnjëra të mos e merrte vesh kurrë se ai i kishte dy nuse. Mirëpo, një gjë e tillë i kishte shkuar huq, sepse njëra nga vajzat e kishte parë atë se si po martohej…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski mbështet iniciativën e disa partive politike, të paraqitura në periudhën e kaluar deri tek kabineti i tij, duke iu referuar reformës së modelit zgjedhor duke ndryshuar Kodin Zgjedhor. Nisma, siç njoftojnë nga kabineti i Presidentit, ka për qëllim krijimin e një modeli proporcional me lista të hapura dhe reduktimin e numrit të njësive zgjedhore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Presidenti Pendarovski u bënë thirrje të gjitha partive politike, si në qeveri dhe opozitë, që të marrin në konsideratë reformën e sistemit zgjedhor me ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe konsensus politik për të arritur marrëveshje…

Lexo më Shumë

Raporti pozitiv nga Komisioni i BE e ka rritur besimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut se pas shumë pritjeve vendi do të shënojë edhe një hap në drejtim të integrimit evropian. A do të marrë Maqedonia e Veriut datë për negociata me BE-në për anëtarësim në Bashkim Europian? Kjo çështje është tema kryesore në Maqedoninë e Veriut (RMV). Kryeministri i RMV Zoran Zaev pas vizitës në Bruksel deklaroi, se Maqedonia e Veriut ka marrë vendime shumë të rënda dhe me të drejtë pret që kjo të shpërblehet, por nëse ndodh e kundërta, që vendi të mos i nisë bisedimet…

Lexo më Shumë