“ Nuk dua të flasë për partitë tjera, por mendoj se tash më disa vite, shihet se BDI nuk ka kapacitetet që të ketë riformatim apo reforma të brendshme”, ka theksuar kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në intervistën dhënë për Zërin e Amerikës.
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut,Radmilla Sheqerinska, sot tha se për katër muaj më shumë se gjysma e shteteve anëtare e kanë ratifikuar protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke shtuar se ky është sinjal i qartë për vendin. Ajo tha se fokusi është kontakti me vendet që nuk e kanë filluar procesin e ratifikimit, ndërsa nuk pret të ketë probleme me Turqinë “Ju e dini që në Turqi tani do të ketë përsëritje të zgjedhjeve lokale në disa komuna. Na thanë që sapo parlamenti i tyre të vazhdojë të funksionojë në mënyrë të zakonshme, do…
Sipas Regjistrit Qendror, BFI ka një pjesë në agjencinë e udhëtimit Darusselam – IVZ, e regjistruar në adresën e selisë së BFI-së. BFI gjithashtu ka një pjesë në kompaninë e shërbimeve funerale Erhakatu dooel, shkruan Rel, transmeton Almakos. Reisi Sulejman Rexhepi, i cili ka autorizim të pakufizuar në tregtinë e brendshme dhe të jashtme, është regjistruar si menaxher i agjencisë së udhëtimit. Ndërsa themeluesi është i regjistruar BFI me kapital bazë nga depozita jo-monetare në vlerë prej 7.5 mijë euro. Sipas llogarive përfundimtare për 2018 dhe 2017, agjencia e udhëtimit është e padobishme, sepse nuk ka raportuar ndonjë të ardhur…
Me 10.06.2019 në ora 16.15 në autostradën “Nënë Tereza” në eterin e fshatit Bukoviq, ka ndodhur një aksident trafiku ku ka marr pjesë vetura e tipit “Fiat Seicento” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga A.D.(43) nga fshati Trubarevo, Shkup, veturës së tipit ‘Folksvagen Golf” me targa nga Tetova, e drejtuar nga A.S.(26) nga Novo Selo, Tetovë dhe veturës së tipit “Pezho Biper” me targa nga Shkupi e drejtuar nga J.D.(44) nga Shkupi, transmeton Almakos. Në aksident tre shoferët si dhe bashkëudhëtarja e veturës ‘Pezho Biper’, E.R.(36) nga Shkupi janë lënduar. J.D. dhe A.D. janë lënduar rëndë dhe me veturn…
Me 10.06.2019 në ora 17.30 në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është lajmëruar se tek to është dërguar personi B.M.(58) nga Shkupi me lëndime të rënda të krijuara nga aksidenti i trafikut që ka ndodhur në rrugën ‘Sava Kovaceviq’, transmeton Almakos. B.M. është goditur nga vetura e tipit “Pezho 406” me targa nacionale bullgare në pronësi të A.A.(56) nga Shkupi. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB Shkup.
Me 11.06.2019 në Shkup në bulevardin “Kuzman Josifovski Pitu”, gjatë legjitimit të personit K.K.(34) nga Republika e Serbisë, janë gjendur lëndë të vjedhura, transmeton Almakos. Personi është arrestuar në Stacionin Policor në Aerodrom për procedurë të mëtutjeshme.
Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Alternativës Afrim Gashi është pritur edhe nga kryetari i Komunës së Bergenit në Garfield të New Jersey-t, Richard “Riggs” Rigoglioso. Përveç diskutimit dhe shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit, kryetari i Bergenit, Rigoglioso, e ka nderuar kryetarin e Alternativës edhe me “Çelësin e Garfieldit”, duke ia dhuruar në mënyrë simbolike edhe një çelës. Gashi e ka falënderuar kryetarin Rigoglioso për takimin, si dhe për nderin e madh që i bëhet me këtë dhuratë simbolike.
Shkupi dhe Athina arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët, arritën kompromis për kontestin e emrit. Ju si shtet e bërët tuajën, organizuat referendum, e ndryshuat emrin, e ndryshuat Kushtetutën, zbatuat reforma, ndërsa tani politikanët evropian të cilët premtuan se pasi të bëni këtë do të hapen negociatat me BE-në, patjetër ta mbajnë premtimin. Këtë e porositi sot në Shkup, kryeministri çek Andrej Babish në pres konferencën e përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev i cili dha premtimin se Çekia do të bëjë çmos vendi të merr datë për fillim të negociatave. “Tani është momenti kryesor për RMV-në dhe shpresoj se Këshilli…
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 102, ka konstatuar dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga posti i deputetit. Gruevski është dënuar me dy vjet burg në rastin “Tanku” të Prokurorisë Speciale dhe për këtë arsye u arratis në Hungari, ku edhe fitoi azil politik. Ish-kryeministri Gruevski, dorëheqjen nga posti i deputetit e dorëzoi për mes aktit noterial, ndërsa sot Kuvendit vetëm e konstatoi. Në seancën e sotme Kuvendi gjithashtu konstatoi edhe dorëheqjen e deputetit të LSDM-së, Pavle Bogoevski. Ndryshe, në vend të Nikolla Gruevskit do të vijë deputeti Gjoko Kamçev.
Në funksion janë gjashtë auto-ambulancat e reja të Shërbimit për ndihmë të shpejtë pranë Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, të realizuar me furnizimin e automjeteve mjekësore përmes Ministrisë së Shëndetësisë. Nga Shtëpia Shëndetësore Shkup bënë të ditur se për herë të parë pas një periudhe të gjatë në Shkup do të ketë në dispozicion 14 automjete. Pas përfundimit të punëve administrative – teknike, gjatë ditës së djeshme të gjitha gjashtë auto-ambulancat janë regjistruar dhe janë pajisur me pajisje të nevojshme mjekësore dhe janë në funksion të nevojave të qytetarëve të Qytetit të Shkupit dhe vendeve përreth, që janë nën kompetencë…
Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) ka dalur me rekomandime për konsumim të sigurt të ushqimit në pragun e verës, kur me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet potenciale nga dukuria e helmimit me ushqim. Nga AUV thonë se temperaturat e larta janë rrezik potencial edhe për shëndetin e kafshëve nëse për to nuk ndërmerren me kohë masa për sigurimin e sasive të mjaftueshme dhe ujë të pijshëm. “Që të parandalohet dukuria e mundshme e helmimit me ushqim, është e domosdoshme të bëhet zgjedhje e duhur dhe furnizimi i saj, të sigurohet transport adekuat dhe kushte për ruajtjen e ushqimit.…
Gjoko Kamçev është deputeti që do të ulet në vendin e Nikolla Gruevskit. Ai ka lindur në Vallandovë dhe është politolog i diplomuar. Sot në rend dite në komisionin kuvendar është raporti i Komisionit për Çështje Mandati dhe Imuniteti, i cili i ka propozuar Kuvendit marrjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevskit, për shkak të mungesës gjashtë mujore pa arsye. Për t’u votuar ky vendim janë të nevojshme 80 vota të deputetëve, gjegjësisht shumicë prej dy të tretave. Ndryshe, seanca në të cilën do të konstatohet dorëheqja nga posti i deputetit të Nikolla Gruevskit, është shtyrë për në orën 12:30.

