Author: Hamdi Kumanova

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për lëndën “Talir” të PSP-së që ka të bëjë me financimin joligjor të partisë VMRO-DPMNE. Seanca e kaluar ishte shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarit Leko Ristoski. Gjykata poashtu nga ana e mbrojtësit Donço Nakov më 27 maj ka dorëzuar parashtresë me përgjigje ndaj kërkesës së Kuvendit, me të cilën kryetarin e Kuvendit e njofton Shoqata e avokatëve se kërkesa për interpretim autentik të ligjit të PSP-së dorëzuar nga Prokurori publik Lubomir Joveski ka arritur më datë 13.02.2019 në kabinetin e kryetarit të Kuvendit ku është proceduar dhe…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015, paraqesin rrezik të lartë për shtetin e Maqedonisë së Veriut. Kjo mund të shihet edhe në pamjet e Klan Maqedoni, të cilët kanë siguruar se si bëhet transferimi i tyre në burgun e Idrizovës. Ministria e Punëve të Brendshme nën masa të rrepta të sigurisë, duke përfshirë disa njësite speciale, helikopterë dhe policë në uniformë, bën transferimin e tyre në burgun e Idrizovës. Sipas Klan Maqedoni, aksioni për transferimin e “Grupit të Kumanovës” në burg është mbajtur në fshehtësi dhe…

Lexo më Shumë

Qindra udhëtarë kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Shkupit. Turistët të cilët kanë pasur të paguara aranzhmane për në Egjipt, kanë mbetur të bllokuar në aeroport për shkak se siç thonë turistet aeroplani nuk ka ardhur për këtë desitinacion, njofton 24 vesti. Turistët thonë se agjencitë i kanë njoftuar se ka pasur problem teknik me aeroplanin por presin që të arrij një avion tjetër. Turistët është dashur që të fluturojnë për në destinacionin e tyre një orë pas mesnate, por për shkak të problemeve teknike nuk kanë udhëtuar, ndërkaq sipas informatave të fundit fluturimit do të realizohet sot në…

Lexo më Shumë

Departamenti i arsimit pranë “ALEANCËS PËR SHQIPTARËT” vazhdon të informoj opinionin për skandalet që e kanë kapluar ministrin Ademi dhe MASH-in në përgjithësi. Këto skandale janë bërë të përditshme saqë ndonjëherë edhe nuk mund ti ndjekim. Kësaj herë u informojmë për skandalin në inspektoratin shtetëror të arsimit ku kolegët e punësuar në këtë institucion për rastin e njëjtë bien vendime të kundërta. Menduam se vetëm shkollat na i shndërruan në parlamente, me pozitë e opozitë, porse që ky sistem i rëndësishëm shtetëror do të arrijë që edhe inspektorati i arsimit, hallkë kryesore  kontrollit të procesit edukativo-arsimor, të katandisët deri në…

Lexo më Shumë

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO nesër do të jetë para deputetëve estonezë. Dokumenti është vendosur në rend dite të seancës së Parlamentit të Estonisë, i cili do të jetë vendi i 17-të që do ta ratifikojë Protolkollin, pasi këtë javën e kaluar e bëri Bundestagu gjerman. Gjashtëmbëdhjetë nga 29 vende-anëtare e zyrtarizuan inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në unionin më të madh ushtarak-politik në botë. Autoritetet në vend, por edhe përfaqësuesit e lartë të Aleancës shpresojnë se tërë procesi do të përfundojë deri në dhjetor, kur pritet Samiti i NATO-s në Londër. Në Samitin e dhjetorit,…

Lexo më Shumë

Nga Klinika Universitare e toksikologjisë informojnë se për momentin janë hospitalizuar 11 pacientë si rezultat i zjarrit të djeshëm në Kisella Voda të Shkupit. “Të gjithë pacientët janë në gjendje të përgjithshme të qëndrueshme. Të gjitha procedurat diagnostike janë kryer në përputhje me protokollet e trajtimit dhe rezultatet e hetimeve, pacientët do të hospitalizohen. Pjesa më e madhe e pacientët kanë vështirësi në frymëmarrje, kollitje, teshtitje dhe simptoma të ngjashme”, njofton, Natasha Simonovska nga Klinika e toksikologjisë. Ndër pacientët e hospitalizuar ka 4 zjarrfikës. Pacienti më i vjetër është 74 vjeç, ndërsa më i ri është i moshës 26 vjeçe.…

Lexo më Shumë

“Rasti i Jahi Jahiut nuk është rasti i parë, e me siguri nuk do të jetë as rasti i fundit që tregon se Klani i Zajazit kumanovarët dhe likovasit i përdor si mish për top. Çdo her kur janë në zor, topin e hedhin në Kumanovë e Likovë. Herë me incidente, herë me arrestime, herë me vrasje, herë me luftëra të përgjakshme. Nuk kursehen aspak, sepse ka mjaft djem Kumanova e Likova për raste të montuara. Viktima nuk mund të gjejnë as në Shkup, as në Tetovë, as në Gostivar, as në Strugë, e aq më pak në Kërçovë, sepse…

Lexo më Shumë

Marrëveshje për bashkëpunim nënshkruan sot Fondi për sigurim pensional dhe invalidor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Departamenti për pensione pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Kosovës. Marrëveshja ka për qëllim të sigurojë ndihmë dhe mbështetje gjatë këmbimit elektronik të të dhënave në sferën e sigurimit pensional dhe invaldor pa ndërprerje për shfrytëzuesit e pensionit në këto dy vende. “Marrëveshja për bashkëpunim do të mundësojë këmbim elektronik të të dhënave në sferën e sigurimit pensional dhe invalidor midis Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Departamentit për pensione pranë Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Ish-shefi i Agjencisë së Inteligjencës, Viktor Dimovski, u emërua drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare, njofton “Fokus”. Ai është një doktor i shkencave politike dhe ka një karrierë 20-vjeçare si diplomat. Dimovski në periudhën e kaluar ishte ambasador në Serbi dhe Mal të Zi dhe gjithashtu në Izrael. Nga viti 2007 deri në 2009, Dimovski ishte shef i Agjencisë së Inteligjencës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Ndërmarrja Publike  “Rrugët e Maqedonisë” u ka ndarë më shumë se 325 milion denarë kompanive private në 3 sezonet e fundit për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit. Megjithëse e ka detyrimin për të ruajtur infrastrukturën rrugore, mekanizimi i kësaj kompanie është në gjendje të amortizuar, njofton META. “Sa më shpejtë dhe urgjentisht duhet të jepet ndihmë dhe mbështetje në pjesën e mekanizimit dhe punësimit, për shkak të rrezikut në të cilin hyjmë me vetëdije për të përmbushur detyrat, ndërsa s’mund të parashikojmë pasojat edhe për punonjësit (mekanizimi – mosfunksionim i plotë i tij, pa mundësi për riparuar), thuhet në raportin financiar…

Lexo më Shumë

Agjencia për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe për shkak të buxhetit të ulët dhe zgjedhjeve presidenciale ka pasur pengesa që të funksionojë si duhet. Buxheti i ndarë për agjencinë është 8.425.000 denarë, prej të cilave 6 milion shkojnë për rroga dhe 2 milion për projekte, njoftoi sot drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Ylber Sela, në tryezën e rrumbullakët që u mbajt në Universitetin e Evropës Juglindore me temë: „Ngritja e vetëdijes publike për zbatimin e Ligjit të përdorimit të gjuhëve“, transmeton Portalb.mk. Sela tha se Agjencia për Zbatimin e Gjuhës Shqipe nuk ka për detyrë…

Lexo më Shumë

Ish-drejtori i DSK-së, i akuzuari kryesor për përgjimin e paligjshëm të mbi 20 mijë qytetarëve në rastin Target-Fortesa, Sasho Mijallkov pohon se dëshmitarët kryesor, Gjorgji Llazarevski dhe Xvonko Kostovski kanë marrë para për të nxjerrë bisedat e përgjuara nga DSK-ja. Mijallkov në tentativë për ta diskredituar  Kostovskin, pyeti nëse ai posedon aksione në vlerë mbi 40 mijë euro, dhe nëse Gjogji Llazarevski ka patur mbi 100 mijë euro në llogari bankare. Sasho Mijallkov, i akuzuar “Keni thënë se nuk ju kanë paguar për ti nxjerrë bisedat e përgjuara, por a e dini se në llogari të Llazarevskit dhe anëtarëve të…

Lexo më Shumë