Komunikimi përmes gjuhës së artit dhe forcës së tij, edhe këtë vit i bëri bashkë studentët dhe pedagogët e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës, Universitetit të Tiranës dhe Universitetit të Tetovës, në edicionin e njëmbëdhjetë të aktivitetit të përvitshëm artistik. Pika e takimit këtë vit ishte Tirana, ku në ambientet e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tiranës, më 10 dhe 11 qershor 2019 u bë hapja e aktivitetit tradicional kulturor “Ura me tri harqe”. Përmes këtij emërtimi, “Ura me tri harqe”, nismëtarët e projektit gjetën simbolikën që e mbart në vetvete aktiviteti, si: afirmimin, bashkëpunimin dhe lidhjen…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë në Bruksel për EUROACTIV, kërkon që Maqedonia të mos trajtohet në bllok me Shqipërinë, por veçmas. Droja e tij është se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen, atëhere “pakoja dyshe” do të dëmtojë Maqedoninë. Pendarovski ka theksuar se shkëputja nuk është një gjë e mrië, por është e vetmja rrugë përpara. “Problemi më i madh tani është veçimi me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita ka dalë jashtë institucioneve dhe vjen duke u tensionuar. Çfarë mund të themi në këtë rast? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni edhe më parë,…
Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, e vizitoi SHB “Logos-A”, ku u prit nga drejtori, Adnan Ismaili. Me këtë rast ambasadorja Erkal Kara e përgëzoi drejtorin Ismaili për botimet e vlefshme dhe cilësore, duke u ndalur sidomos në botimet që janë realizuar në gjuhën turke, që mund të mos jenë shumë në numër, por janë vepra shumë të rëndësishme për mbarë kulturën turke. Ajo i vuri në pah edhe përkthimet nga turqishtja në gjuhën shqipe, që Logos-A i ka realizuar ndër vite, me çka ka ndihmuar drejtpërdrejt në njohjen e ndërsjellë mes popullit turk dhe shqiptar,…
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një letër urimi drejtuar Presidentit Pendarovski shkruan se “sot dy kombet janë më afër se kurrë më parë”. “Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht Maqedoninë e Veriut, e cila mori vendin e saj të duhur në institucionet perëndimore dhe veçanërisht shpreson të mirëpres Maqedoninë e Veriut së shpejti si aleati ynë i 30-të i NATO-s. Marrëveshja historike e Prespës është një shembull i guximshëm që përforcon siguri dhe prosperitet për popullin e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë rajonin. Angazhimi i vendit tuaj ndaj parimeve demokratike, sundimit të ligjit, llogaridhënies së qeverisë dhe luftës kundër…
Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror për Evropë dhe Euroazi dhe ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) , Filip Riker ka deklaruar se Uashingtoni është i bindur se RMV-ja është në rrugën e duhur për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe se, procesi i marrjes së datës për nisjen e negociatave është duke lëvizur në mënyrën të mençur, transmeton Portalb.mk. “Çështja për caktimin e datës duhet të shqyrtohet në parlamente dhe qeveritë e vendeve anëtare, por jam i bindur se ky proces është duke lëvizur në mënyrë të mençur”, tha Riker në intervistën…
Në ditët kur më është më se e qartë se nuk kemi datë për nisjen e bisedimeve me UE-në, edhe atë kur është më se qartë se arsyeja është moskryerja e reformave nga ana e qeverisjes aktuale, me të cilën u demaskuan edhe njëherë fjalët dhe premtiemt boshe të qeveritarëve aktual, ndodhi edhe një skandal në vazhdën e skandaleve të shumta që ndodhin në këtë shtet, dhe pët të cilët si zakonisht askush nuk mbart asnjë përgjegjësi, që do të duhej të ishte akti më demokratik dhe moral në një shtet normal. Konkretisht, bëhet fjalë për futbollistin me renome botërore,…
Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vllatko Gjorçev për emisionin “Otvoreno Studio” në “1Tv” tha se Republika e Maqedonisë po hyn në vitin e fundit të sundimit të Zaevit dhe LSDM-së dhe se do të ketë një qeveri të “Përzhinos”. “Në shumë faqe ka premtuar Zaevi. Ai është në një situatë që për një kohë të gjatë në një kohë të gjatë për më shumë vite i ka thënë gjithkujt atë që ka dashur ta dëgjoj. Ai i premtoi të gjithë, por më e rëndësishmja, si kryeministër, gënjeu qytetarët dhe popullin. Nuk ka punë për të cilën nuk është mashtruar”, tha Gjorçev./Telegrafi/
Në Berlin më nuk ka dilema rreth progresit të Maqedonisë drejt BE-së. Gjithnjë e më e sigurt është se Shqipëria, për shkak të krizës politike, do të bie nga paketa, shkruan agjencia gjermane e lajmeve DPA. Siç publikoi sot Dojçe vele në gjuhën maqedonase edhe krahas kritikave të CDU-së konservative, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Hajko Mas edhe më tej angazhohet për hapjen e negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Më pas ai thekson se vendimi në këtë temë nuk do të sillet në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së javën e ardhshme. “Dëshirojmë…
Veprimtari kërçovar, Gafurr Adili i njohur si ish-shefi politik i AKSH-së, ka folur lidhur me largimin e ish-deputetit të BDI-së, Hajrullah Misini nga radhët e kësaj partie. “Zgjohuni shqiptarë e shqiptare! Shembullin e këtij patrioti (Z. Hajrulla Misini – Komandant Shpatit) duhet ta ndjekin të gjithë ata/ato anëtarë e anëtare të ndershëm e patriotë/e të BDI-së, që siç e kam thënë disa herë (gjatë këtyre dy dekadave për vetëdijësimin e shqiptarëve), janë të shumtë/a: Edhe para një jave unë apelova që shqiptarët e shqiptaret e ndershme ta braktisin BDI-në, njejtë siç në vitet 90-të shqiptarët e shqiptaret në ish RSFJ-së…
Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Shkup-Kosovë, shkruan Almakos. Rruga Shkup-Kosovë është e bllokuar dhe nuk dihet se për sa kohë do të zhbllokohet. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të shkaktuara materiale./Almakos/
Në shkollat e mesme të hënën dhe të martën, 17 dhe 18 qershor fillon afati i parë i regjistrimit në vitin e parë të arsimit për vitin shkollor 2019/2020 në afatin e qershorit. Konkursi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës siguron 35.690 vende të nxënësve, prej të cilave 24.581 në gjuhën maqedonase, 10.123 në gjuhën shqipe, 952 në gjuhën mësimore turke dhe 34 në gjuhën mësimore serbe. Në gjimnaz janë parashikuar 10.713 vende të lira. Për arsim profesional në kohëzgjatje prej katër viteve janë siguruar 18.365 vende të lira, për arsim profesional në kohëzgjatje trevjeçare 5490, ndërsa për arsim profesional…
Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, thonë burime të larta nga LSDM-ja. “Të dielën kemi mbledhje të bordit qendror të partisë, ku do të vendosim për hapat e ardhshëm, por zgjedhjet nuk janë më opsion, sepse data është e sigurt në tetor”, thonë nga burimet e larta të LSDM-së për “TV21”. Kjo ishte përgjigjja në pyetjen se cili opsion do të aktivizohet nga kryeministri pas konfirmimit të djeshëm se as në qershor ose korrik nuk do të ketë vendim që Maqedonia e Veriut të marrë një datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Përndryshe, rreth një…

