Korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha në vend, por edhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Kështu deklaroi Freek Janmaat, përfaqësues i BE-së, i cili porositi autoritetet se patjetër duhet të vazhdojë me reformat në luftën kundër korrupsionit. “Unë mendoj se korrupsioni është njëri nga problemet më të mëdha dhe sfida më e madhe për fillimin e negociatave aderuese me BE-në. Punët kanë filluar të bëhen më konkrete. Kur e mbyll një kapitull i sheh punët të cilat janë realizuar. Unë shpresoj se hapja e negociatave do të jetë stimulim për proceset reformuese”-tha…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Zoran Zaev i cili së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev merr pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor që organizon ‘Financial Times’ deklaroi se “Republika e Maqedonisë së Veriut, njihet si vend atraktiv për investime dhe ekziston interes i madh nga kompani me renome për investim”. “Kemi mundësi unike që së bashku me zëvendëskryeministrin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe delegacionin tonë nga sektorët ekonomik të marrim pjesë në forumin biznesor që e organizon ‘Financial Times’ në Londër dhe bashkorganizator BERZh për shqyrtimin e mundësive investuese në Ballkanin Perëndimor”, tha Zaev. Ai shtoi se e…
Këshilli Gjyqësor, me propozimin e një anëtari të Këshillit, vendosi të hap procedurë për të përcaktuar nëse kishte përgjegjësi për ish-kryetarin e Gjykatës, Vlladimir Pançevski, lidhur me abuzimet e sistemit AKMIS. Sipas procedurës, Odat e Gjyqtarëve formoi një komision të informuesve për të mbledhur prova dhe duke u bazuar në të për të paraqitur një raport nëse kishte punë jo etike dhe të paligjshme nga Pançevski. Pançevski ishte kryetar i Gjykatës Penale në një kohë kur, sipas raportit të përgatitur nga komisioni i pavarur i Ministrisë së Drejtësisë, u konfirmuan parregullsi në sistemin AKMIS, në vend se në mënyrë elektronike,…
Cilët ministra do të mbeten pa funksione do të mbetet sekret deri të premten, kur pritet që kryeministri Zoran Zaev edhe zyrtarisht ta dorëzojë listën me ministrat e rinj në Kuvend. Zyrtarisht akoma nuk është njoftuar asgjë, por emri i ri në kabinetin e kryeministrit pritet të jetë Goran Millevski, kryetari i Partisë Liberal-Demokrate. Ai nuk ka komentuar këtë informacion, ndërsa në një deklaratë për Kanal5 ka thënë se partia e tij pret që të ketë ministri pa resor. “Nuk dua të komentoj. Vendimin për funksionarët e rinj është korrekte t’i publikojë mandatari Zoran Zaev. PLD pret që të marrë…
Qeveria dhe opozita që tre muaj nuk mund të dakordohen rreth miratimit të ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilën do të dihet fati i PSP-së. Takimi i fundit zyrtar në mes negociatorëve u mbajt para pesë javëve me çka negociatat janë ndërprerë. Të dyja palët thonë se takimet nuk caktohen sepse ato kanë qenë joproduktive. Miratimi i ligjit gjithnjë e më shumë po bëhet i paqartë, duke pasur parasysh atë se në fillim të gushtit mbarojnë punimet në Kuvend për shkak të pushimit veror. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska dje tha se pret për përgatitje më të madhe jo…
Ministri i jashtëm i Hungarisë është shprehur pro hapjes së negociatave të dy vendeve me Bashkimin Evropian. Në një intervistë për gazetaren e ABC Neës Erisa Zykaj në Bruksel, ministri hungarez ka shprehur shqetësimin e se shtetet e mëdha nuk janë akoma gati për të thënë qëndrimin pro Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Cili është qëndrimi i Hungarisë mbi paketën e zgjerimit sot ? Peter Szijjarto, ministër i jashtëm i Hungarisë: Hungaria ka një qëndrim pro zgjerimit të Bashkimit Europian. Ne jemi fqinjët e Ballkanit Perëndimor, ndaj e kuptojmë shumë mirë rëndësinë e zgjerimit dhe të vendimit që do merret sot lidhur…
“Nuk e kam pasur të vazhduar licencën gjatë kohës kur e kam punuar ekspertizën por për asnjë moment nuk kam qenë i larguar nga regjistri i ekspertëve në faqen e Ministrisë së Drejtësisë”. Kështu është shprehur eksperti teknik Stoinko Zllatkovski, në seancën e sotme gjyqësore për rastin e Almirit, ku dëshmia e tij është bërë për të dytën herë, pasi që lënda tashmë është kthyer nga fillimi, raporton Shenja. Në dëshminë e tij para gjykatës, ai e hedh fajin tek institucionet gjegjësisht tek Ministria e Drejtësisë si institucion kompetent për licencë, pasi sipas tij ata kanë lejuar që të krijohet…
Me marrjen në pyetje të dëshmitarit Sasho Trajkovski, i punësuar në DSK, në Gjykatën Penale vazhdoi seanca gjyqësore për lëndën “Target-Fortesa” të PSP-së. Në pyetjen e prokurorit Artan Ajro, dëshmitari në lidhje me kapacitetet për ndjekjen e sistemit Verin dhe Najs gjegjësisht për mundësinë për shënimin e numrave, tha se për të parin nuk i kujtohet, përderisa, në Najs kapacitetin kishte 20.000 numra. “Duke pasur parasysh atë se ky sistem me operatorët e telefonisë lidhej me pajisje ndërmjetësuese dhe realisht ky numër ishte 2.500 targetë”, sqaroi Trajkovski. Dëshmitari tha se kishte marrë pjesë gjatë shënimit të numrave nga shënuesit dhe…
Në prag të përmbylljes së semestrit veror, në hapësirat e Fakultetit të Arteve të Universitetit të Tetovës, më 7 qershor 2019 u hap ekspozita e studentëve të këtij fakulteti, të përkrahur edhe nga profesorët e tyre. Të gjitha punimet e përzgjedhura në këtë ekspozitë janë punime të studentëve nga të gjitha programet studimore, pikturë, skulpturë, grafikë dhe dizajn grafik. Dekani i Fakultetit të Arteve, Prof. Mr. Nafi Jashari tha se kjo ekspozitë, përveç se është shndërruar në tradicionale, në formën më të bukur ekspozon punën e çdo studenti që ka realizuar brenda vitit akademik. Ai tha se studentët, që nga…
Mediat në gjuhën gjermane parashikojnë përfundim të paparashikueshëm të takimit të sotëm të shefave të diplomacisë së vendeve anëtare të BE-së në lidhje me datën për negociata me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell “Deutche Welle”. “Dritë të gjelbër për Maqedoninë e Veriut, të kuq për Shqipërinë?”, është titulli i portalit “Euroaktiv” në gjuhën gjermane. Portali vlerëson se nuk do të merret vendimi përfundimtar për hapjen e negociatave me të dyja vendet, sepse pritet votimi në Bundestagun e Gjermanisë. Por, diplomatët evropian thonë se ekziston konsensus “që t’i jepet dritë të gjelbër Maqedonisë së Veriut, ndërsa Shqipëria të luftojë për…
“Buxheti është likuid dhe të gjitha pagesat bëhen me kohë, ndërsa të ardhurat në buxhet për pesë muajt e parë janë rritur për 6.6 përqind”, deklaroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski. Ai tha se nuk duhet të ketë frikë për rrogat dhe pensionet dhe se gjithçka do të paguhet në kohë. “Buxheti i ynë është likuid. Ne arritëm ta stabilizojmë tërësisht gjendjen financiare. Do të thotë paguajmë me kohë, shumë më mirë se periudhën paraprake. Nuk duhet askush të druajë, të gjitha rrogat dhe pensionet dhe gjithçka tjetër që vijnë nga buxheti në kohën më të shpejtë paguhen. Nuk…
Vendi për vetëm një vit arriti ta korrigjojë stabilitetin e vet në Indeksin global paqësor për 23 vende. Avancimi i tillë në krahasim me vitin 2018, është rezultat edhe i Marrëveshjes së Prespës, mendon kështu zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Indeksi i cili i radhit vendet nga “më i sigurt” deri në “më pak i sigurt”, llogaritet në bazë të 23 faktorëve, midis të cilëve edhe konflikte të brendshme dhe të jashtme, shpenzime ushtarake, terrorizëm, vrasje dhe krim. Vendi, sipas listës, është mes pesë shteteve që e kanë përmirësuar rezultatin e tij. Ka bërë kërcim për 23 vende…

