Në bazë të Kodit Penal dhe Nenit 151, Paragrafi 1 për “Përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik” si dhe nenit 4 të Ligjit për mbrojtje të privatësisë, Prokuria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë ngritur kallëzim penal për posedimin, publikimin dhe shpërndarjen e përgjimeve në rrjetet sociale. Sipas këtij vendimi të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, të gjithë ata individ që do të identifikohen si posedues, botues dhe shpërndarës të përgjimeve, do të kallëzohen për këtë vepër penale dhe ballafaqohen me dënim me…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgios Katrougalos thotë se ka pritur qëndrim më të qëndrueshëm të Evropës ndaj Maqedonisë së Veriut. Ai në intervistën e tij për “Efimerida ton sindakton”, i komentoi vendimet e Këshillit të Ministrave të BE-së për vendin tonë. “Ekziston rrezik i përgjithshëm për kredibilitetin e BE-së nëse thuhet se nuk i plotësohen vendimet ndaj vendeve siç janë Maqedonia e veriut që në mënyrë të plotë i përmbushën detyrat e tyre. Për këto arsye pritja qëndrim më të qëndrueshëm të Evropës për këtë vend. Por, edhe kështu, është e hapur rruga për nisjen e bisedimeve nga tetori”,…
Meinistria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj Lulzim Alitit nga Kumanova për përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik nga neni 151 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe neni 4 i ligjit për mbrojtje të privatësisë. Pas publikimit të ndaluar të përgjimëve joligjore në rrjetet sociale, Policia dhe Prokuroria e vendit është mobilizuar duke kallëzuar penalisht disa individ që po botojnë dhe po shpërndajne materiale joligjore, por kanë filluar edhe parandalimin e tyre. Jozyrtarisht, Lulzim Aliti është anëtar i Aleancës së Shqiptarëve të Ziadin Selës dhe ka qenë shofer i ish zëvendës…
Redaktori i televizionit 24 në Shkup, Sead Rizvanoviq ka reaguar pas publikimit të video materialit nga portali “Lider” ku siç thuhet kryetari i komunës së Shuto Orizarës, Kurto Dudush nga radhët e LSDM-së rrëmben dhe rrah një person. Gazetari boshnjak kërkon reagim të menjëhershëm të kryeministrit Zaev. “Regjistrim skandaloz, dhe nëse edhe për këtë nuk ka reagim, atëherë kryeministër Zaev po hyni në ujëra të rrezikshëm ku fundi është afër”, ka shkruar Rizvanoviq në facebook. Fotoja eshte montazh nga portalit LIDER
Komunikacioni në vend po zhvillohet nëpër korsi të thata ndërsa dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç se në vendkalimin “Bogorodicë” dhe “Tabanoc” ku pritja është diku rreth 30 minuta. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rregullave të komunikacionit, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “paga mesatare është rritur për 2.000 denarë, dhe për herë të parë në shtet kthehen para nga TVSh-ja për qytetarët”. “Për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejt nga Buxheti i qytetarëve kthehet një pjesë e tatimit të paguar të vlerës së shtuar”, thonë nga LSDM. Ata shtojnë se sipas Entit Shtetëror për Statistika, paga mesatare në muajin prill ka qenë 24.785 denarë dhe është për 3.5 për qind më e madhe se e prillit të vitit 2018. “Pas disa viteve varfërim dhe stagnim, për vetëm dy vite ekonomia përsëri rritet dhe zhvillohet,…
Një nga policët që është aksidentuar në fatkeqësinë e djeshme në qarkoren e Shkupit, është lëshuar në mjekim shtëpiak. Ashtu siç informoi udhëheqësi i Qendrës Urgjente Kirurgjikale, Albert Lleshi, polici tjetër ka ndërruar jetë. Vozitësi i legjitimuar, veturën e të cili e ka goditur kamioni, është në kujdes intensiv, por është në gjendje stabile, njofton Portalb.mk. “Pas 45 minutave, polici ka ndërruar jetë dhe në orën 19:45 është konstatuar vdekje. I lënduari më rëndë i cili është në Njësitin për Mjekim Intensiv, ka lëndime në kurriz, pjesën e djathtë të gjoksit dhe gjurin e djathtë dhe është në gjendje stabile”,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë ditës së nesërme pritet t’i dorëzojë në Kuvend propozimet për ministrat e ri për rikonstruim të Qeverisë. Pritet të ndërrohen rreth tetë ministra dhe zëvendësministra dhe 20 drejtorë të ndërmarrjeve publike. Sadulla Duraku pritet të udhëheq me Ministrinë e re për Sistem Politik ndërsa në vendin e tij në ministrinë e deritashme pritet të emërohet Naser Nuredini. Ndryshe, ndërrimi i ministrave vjen si pasojë e aksionit të paralajmëruar ‘fshesa’ që kryeministri Zaev e dha në zgjedhjet presidenciale.
Drejtori i Institut për Shëndet Publik (ISHP), Shaban Memeti, por edhe udhëheqësi i sektorit për logjistikë dhe çështje juridike-financiare dhe referent për pagesa të kërkesave, kanë marrë padi penale nga Policia Financiare (PF),e cila i ngarkon se duke refuzuar të paguajnë borxhe, i kanë shkaktuar dëm ISHP-së për 40.71 milionë denarë,gjegjësisht mbi 660.000 euro, njofton Portalb.mk. Memeti, dhe udhëheqësi V.S., por edhe Z.B., në periudhën prej 2010 deri në vitin 2017-të nuk kanë ndërmarrë masa dhe veprime për pagesën e kërkesës së ISHP-së ndaj qytetarëve dhe ndërmarrjeve, dhe me atë i kanë shkaktuar dëm buxhetit të institucionit publik, thonë nga PF.
Shqiptimi i sotëm i dënimit për vrasësin e Almir Aliut, një masë shpërblyese për veprën e kryer, edhe një herë dëshmoi se Maqedonia e Veriut le që nuk i përmbush standardet europiane të drejtësisë, por me gjykime të këtilla etnike, ku shqiptarët për vrasje aksidentale dënohen me dënime të përjetshme, ndërsa maqedonasit për vrasje të qëllimshme gjykohen si për kundërvajtje në trafik, njëherazi flet edhe se drejtësia e vendit tonë mund të barazohet vetëm me vende si Koreja e Veriut. Alternativa, duke qenë edhe vet viktimë e drejtësisë së politizuar, e dënon këtë qasje etnocentrike të gjykatave në vend dhe…
Se ky pushtet godet edhe në asetin më të vlefshëm të një pupulli siç rinia e saj , flet edhe rasti i fundit i marrjen në biseda informative të rinistëvë te Aleancës për Shqiptarët Dega Gostivar, sipas gjitha gjasave për shkak grafiteve anti BDI Sektori i Ministrisë Punëve të Brendshme Gostivar i ka marrë në pyetje pesë aktivistë të Forumit Rinor të ASH Faton Abdullai, Azem Lazami Besir Memetin mesin e tyre edhe Vlerim Isenin Kryetar i ASH Dega Vërtok Gostivar. Bëjmë thirrje që sa më parë MPB Gostivar, por edhe Qeverisë Maqedonisë së Veriut, ti lirojë sa në shpejt…
Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi morri pjesë në promovimin e laboratorisë mobile, e pajisur me standardet më të larta dhe me instrumentet më të sofistikuara që do të masin nëntë karakteristikat e karburanteve të naftës dhe do të mundësojë inspektimin në vend të cilësisë së karburanteve dhe nëse ato do të jenë në përputhje me standardet e përshkruara evropiane. Ministri Bekteshi me këtë rast tha se “Nga ky laborator mobil, i cili disponon me paisje matëse të sofistikuara , presim: testim të shpejtë, të thjeshtë dhe efikas të cilësisë së karburantit në çdo stacion gazi, në secilin prej rezervoarëve të…

