Meinistria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj Lulzim Alitit nga Kumanova për përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik nga neni 151 paragrafi 2 i Kodit Penal dhe neni 4 i ligjit për mbrojtje të privatësisë. Pas publikimit të ndaluar të përgjimëve joligjore në rrjetet sociale, Policia dhe Prokuroria e vendit është mobilizuar duke kallëzuar penalisht disa individ që po botojnë dhe po shpërndajne materiale joligjore, por kanë filluar edhe parandalimin e tyre. Jozyrtarisht, Lulzim Aliti është anëtar i Aleancës së Shqiptarëve të Ziadin Selës dhe ka qenë shofer i ish zëvendës ministrit për punë dhe politike sociale, Elmi Aziri. Njohësit e rrethanave implikojnë drejtpërdrejtë strukturat e ASH me publikimin dhe shpërndarjen e materialive ilegale si dhe thirrjet për protesta. Prokuroria dhe Policia e shtetit njoftuan që në bazë të Kodit Penal dhe Ligjit do të ngrisin procedura kundër të gjithë individëve që posedojnë publikojnë dhe shpërndajnë përgjime joligjore në rrjetet sociale.
Data 02.10.2026
Aktuale
- Kriza e banesave fundos qeverinë e Sánchez, Spanja përballë zgjedhjeve të parakohshme
- Mucunski ka kërkuar takim me ministren bullgare të Punëve të Jashtme, Petrova-Çamova
- Përfitimet e lëngut të panxharit për performancën sportive
- Petrovska: Po marr kërcënime serioze vetëm që të heshti dhe të mos kërkoj reforma në LSDM
- Petrovska: Po marr kërcënime serioze vetëm që të heshti dhe të mos kërkoj reforma në LSDM
- Punonjësi i shkollës së mesme sulmohet fizikisht nga kolegu i tij në Gazi Babë
- Trump: Evropa ka rënë dakord të nxjerrë sasi masive të rezervave të dizelit
- Shkarkimi i Blerim Isufajt: Një vendim i rëndësishëm për Prokurorinë Speciale




