Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov duke komentuar mos marrëveshjet në aspektin historik, konkretisht për identitetin e Goce Dellçevit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë tha se nesër do të udhëtojë për në Sofja, ku do të takohet me përfaqësuesit e Bullgarisë. Dimitrov u shpreh i bindur se fal miqësisë së mirë mes dy shteteve do të gjendet zgjidhje. “Kryesia e Bullgarisë me Këshillin evropian, ka ndihmuar shumë që vëmendja e Evropës të jetë në regjionin dhe pas plotë 15 viteve në Sofja të mbahet samiti me Ballkanin Perëndimor”. “Si fqinjë që nënshkruam marrëveshje…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria e Shkupit nuk është e kënaqur me vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit me dënimin prej 38 viteve burg ndaj Besir Belës dhe Skendër Demirit, shkruan KOHA. Sipas burimeve të gazetës KOHA, Prokuroria e Shkupit, e udhëhequr nga shefi i tyre Sasho Rajçev, pas pranimit të aktgjykimit për vdekjen e të riut Nikolla Sazdovski, deri te Gjykata e Apelit ka parashtruar ankesë për vendimin e shkallës së parë. Maksimumi i dënimit që GJPSH- mundej t’ua shqipton të akuzuarve Bela dhe Demiri ishte nga 20 vite burg. Megjithatë, mosha e tyre, siç tha gjykatësja e lëndës gjatë shqiptimit të aktgjykimit…
Më datë 25-qershor rreth orës 15 e 30 minuta, në Stacionin policor -Gostivar, 66-vjeçari B.R. nga Dibra, ka denoncuar vepër penale ,,Shantazh,, të cilën e ka kryer 35-vjeçarja R.Z. nga fshati Rostushë, sipas denoncimit ajo i ka kërkuar 3000 euro, në të kundërtën do të publikoj fotografitë dhe videot e përbashkëta me përmbajtje eksplicite dhe komprometuese. Tridhjetë e pesë veçarja R.Z. është arestuar në Stacionin policorë Gostivar, dhe pas dokumentimit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj saj do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot takoi kampionin më të ri të Evropës, Besir Alili. Në vazhdim ua sjellim postimin e plotë të kryetarit Gashi në Facebook: Sot isha në vizitë të Klubit të Mundjes “Liria” për t’i takuar dhe përgëzuar trajnerët, mundësit dhe kampionin më të ri të Europës, Besir Alili. “Liria” ka qenë dhe mbetet metaforë jo vetëm e mundjes si sport, por edhe e “Lirisë” për të dalë përtej kufizimeve e për t’u ngjitur në majë. Sot sinonim i “Lirisë” është Besir Alili. Urime për të dhe për trajnerët e tij.
Analistët politikë në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë se problemet në administratën shtetërore, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me korrupsionin si dhe reformat që kanë të bëjnë me sundimin e drejtësisë, nuk duhet neglizhuar, sepse këto segmente mund të paraqesin pengesa për caktimin e datës për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e vendit në Bashkim Evropian. Këto komente vijnë pas qëndrimit të prerë të diplomatëve të huaj të akredituar në Maqedoninë e Veriut se caktimi i datës për fillimin e bisedimeve në tetor do të varet edhe nga procedimi i rezultateve për çlirimin e administratës nga politika dhe sundimi i…
Kryeministri Zoran Zaev, nuk mundet të jetë njëkohësisht edhe ministër i Financave, por mund të udhëheq me resorin, sqaron për “Fokus” kryetarja e Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Antikorrupsioni), Biljana Ivanovska, njofton Portalb.mk. “Ligji për antikorrupsion është i qartë dhe qartë parasheh se kryeministri njëkohësisht nuk mundet të jetë ministër dhe se këto dy funksione janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Megjithatë, Ligji për Qeveri i lejon që të udhëheq me disa resorë në periudhë të caktuar në kushte të caktuara”, thotë Ivanovska. Përndryshe, ligji 33 nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konflikt të interesave thotë: Funksionet president i…
Ministria për Shëndetësi njofton të gjithë të infermieret e interesuara, të cilat kanë interes të angazhohen dhe të punojnë për komisari nate të paraqiten deri më 30 qershor, me paraqitjen e një shkrese deri tek Ministria. Në përputhje me mbrojtën shëndetësore, siç thuhet në deklaratë, në thirrjen publike mund të paraqiten të gjithë infermieret e interesuara me arsim të mesëm, të lartë tre vjeçar, punë testuese dhe dhënien e testit profesional. Puna me kohëzgjatje gjashtë muajsh do të zbatohet në shtëpitë shëndetësore dhe spitalet e përgjithshme me aktivitete më të zgjeruara nga ajo e mbrojtjes shëndetësore primare. Për paraqitjen në…
Në mbledhjen e djeshme të këshillit komunal në Gostivar këshilltari i RDK-së ka lëshuar mbledhjen dhe si pasojë, mazhoranca lokale LSDM-BDI ka ngelur pa shumicën e votave, shkruan Fakte. Kjo si pasojë e acarimit të raporteve mes RDK-së dhe LSDM-së qeveritare, pasi kryeministri Zoran Zaev vendosi t’ia marrë ministrinë e pushtetit lokal partisë së Vesel Memedit. Gjatë ditës së sotme pritet edhe votimi i ministrave të rinj, ndërsa RDK ka paralajmëruar shpalosjen e qëndrimit zyrtar nëse plani i Zaevit realizohet. Burime partiake theksojnë se është pothuajse punë e kryes se nesër RDK do të tërheq të gjithë funksionarët e saj…
Arafat Muaremi, drejtori i Policisë Financiare, mbrëmë në emisionin “24 Otvoreno”, deklaroi se po hetohet se si ish presidenti Ivanov ka arritur deri tek banesat e reja. Kryetarja e Antikorrupcionit Biljana Ivanovska tha se nëse ata vërtetojnë se patundshmëria e një funksionari është rritur përnjëherë në krahasim me të ardhurat e tij, mund të hapet procedurë për hetim të gjendjes së pasurisë. “Është fakt që kemi obligim ligjor të bashkëpunojmë dhe nga Antikorrupcioni kanë kërkuar asistencë të ndihmojmë në pjesën e hetimit financiar dhe vërtetimin e dallimit të saktë të pasurisë që është paraqitur në mënyrë legale dhe pasuria që…
Me 25.06.2019 në ora 09.40 në vendkalimin kufitar në Jazhincë, gjatë kontrollit të veturës së tipit ‘Folksvagen golf’ me targa nga Kosova që e ka drejtuar L.P.(53) nga Kosova, është konstatuar se numri serik i veturës është falsifikuar, transmeton Almakos. L.P. është arrestuar, ndërsa vetura është konfiskuar. Më vonë ai është dorëzuar në SPB Tetovë për procedurë të mëtutjeshme.
Kryeministri Zoran Zaev sot në intervistë për Sitel zbuloi arsyen e vërtetë për dorëheqjen të ministrit të Financave, Dragan Tevdovski. “Arsyeja e dorëheqjes së ministrit Dragan Tevdovski është për shkak se hyj unë”, tha Zaev. Zaev vlerëson se Tevodvski dhe ministria e tij bënë reformat më të mëdha së bashku me reformat tjera që ndodhën në vend. “Falë asaj ministrie u rritën pagat minimale në shtet dhe u hoq taksa radiodifuzive”, tha Zaev./Telegrafi/
Edhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka ndarë mjete për titullin e kampionit evropian në mundje. Për Besir Alilin ka ndarë 1 milion denarë, e ndërkaq për Klubin e Mundjes “Liria” 300 mijë denarë, transmeton Portalb. Siç njoftoi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, vendimi për shpërblim është marrë në seancën e sotme të Qeverisë. Gjithashtu Agjencia për Rini dhe Sport ka ndarë 1 milion denarë shpërblim për titullin e kampionit evropian në mundje. 800 mijë denarë do të shkojnë për mundësin Besir Alili, e ndërkaq 200 mijë denarë për Klubin e Mundjes “Liria”. Këto sot u bënë të ditura…

