Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska mori pjesë në Forumin e Brukselit të Fondit Marshall Gjerman, ku paneli qasjen e vendosi në inovacionet dhe qasja e re drejt sigurisë foli për NATO-n, reformat e brendshme dhe proceset e demokratizimit të shoqërisë, por edhe qasjen e re dhe mënyrën e të menduarit të liderëve. “Mënyra e re dhe e ndryshme e të menduarit politik dhe sjelljes ka ndryshuar rrjedhën të cilën e kishte vendi im. Kur ne u zgjodhëm si një qeveri e re, dy vjet më parë, ishim të bindur se ne duam të ndryshojmë status-quon dhe se do të prezantojë…

Lexo më Shumë

Në letër, vendi ka krijuar një kornizë mjaft të gjerë politike, ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, por sistemi nuk është i suksesshëm, theksojnë nga “GRECO”, një grup vendesh kundër korrupsionit në rrethin e pestë të zhvillimit të vendit. “Edhe pse Prokuroria Speciale ka formuar raste në gjykatë për disa raste të korrupsionit të nivelit të lartë që dalin nga skandali i përgjimeve, prokurorët në përgjithësi nuk ndjekin penalisht raste sistematike të profilit të lartë ose rastet e ndjeshme politike. Vlerësohet se përparimi në këtë fushë varet fort nga fakti nëse gjyqësori në vend mund të fillojë…

Lexo më Shumë

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, i përfaqësuar nga studentët Anila Pollozhani dhe Leonora Osmani mori pjesë në trajnimin e fundit në kuadër të Projektit Youth Erasmus + KA2 (IFCHEESE), me titull Fokusi inovativ i djathërave malorë të kombinuar me bimë aromatike duke ruajtur metodat tradicionale të prodhimit”. Prodekani për shkencë i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani theksoi se projekti në fjalë ka filluar në nëntor të vitit 2017 dhe synon mbrojtjen e metodave tradicionale të prodhimit të djathërave, duke krijuar teknika të reja të marketingut me e-platformën komerciale. “Projekti do të zgjasë…

Lexo më Shumë

Nëse doni të jeni të sigurt, ky duhan kultivohet në arën time. Ta shohin populli se a është i njëjtë duhani që e kanë marr ata dhe ky i riu…. Një ditë pas aksionit policorë kundër kontrabandës së duhanit, i zoti shtëpisë që u bastis dje nga Policia Financiare thotë se duhanin e kultivojnë brez pas brezi dhe kanë 3 hektarë të mbjellur. Duhanin që ia morën dje thotë se ka qenë i vitit të kaluar, kurse disa dënga që i kanë mbetur të grirë e të pa përpunuar, thotë se do ta paketoj për ta shitur me pakicë në…

Lexo më Shumë

Nuk pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike, tha zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev dhe kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë, Marko Bislimovski. Pas prezantimit të Ligjit të ri për energjetikë sot në Ohër, sqaruan se pas hapjes së ofertave për tenderin e shpallur nga furnizuesi universal i energjisë elektrike, kompania e sapoformuar “EVN Home” dhe llogaritjet e bëra me parametra të tjerë të mbuluar në proces, çmimi i energjisë elektrike do të formohet të premten . “Në përputhje me procedurat që ekzistojnë, ka rregulla për furnizimin me energji elektrike që do të duhet t’i zbatoj furnizuesi universal.…

Lexo më Shumë

Kryetari dhe deputeti i RDK-së, Vesel Memedi sot paralajmëroi se në Kuvend do të dorëhiqet nga posti i nënkryetarit të Kuvendit dhe se do të dorëzojë mandatin e deputetit. Ai këtë e fitoi si pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët që ishte bashkë me ASH-në, Unitetin dhe RDK-në. Por sipas listës së kandidatëve për deputetë të Aleancës për Shqiptarët, profesoresha Arta Toçi nga Tetova pritet të jetë deputete pasi që radhitet e treta në listë, ndërsa pas saj vjen edhe Agon Ferati, informon INA. Profesoresha Arta Toçi ishte zv/ministre e jashtme, por që u dorëheq pas largimit të ASH-së nga…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, ka dorëzuar kallzim penal kundër 29-vjeçarit N.S.nga fshati Shemshovë e Tetovës, për shkak të bazave të dyshimit se i njëjti ka kryer vepër penale sulm ndaj personi zyrtarë gjatë kryerjes së detyrimeve të sigurisë,, më datë 24 qershor 2019, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, personi i lartëpërmendur e ka sulmuar pjestarin e policisë i cili ka qenë duke kryer detyrimet zyrtare.

Lexo më Shumë

Shkupi dhe Maqedonia për herë të parë do të kenë Retail Park. Nga kompania Ali Tobako që është investuese në këtë projekt të quajtur Point Retail Park thonë se ky do të jetë një përjetim unik për të gjithë, sepse bëhet fjalë për një koncept krejtësisht të ri dhe të ndryshëm për një qendër tregtare. Point Retail Park zë një sipërfaqe neto prej 9 500 m2, do të ketë 300 vende për parkim, kurse sipas investuesve do të jetë një atraksion i vërtetë për të gjithë vizitorët, kurse sipas tyre pritet ta vizitojnë nga i gjithë rajoni. Biseduam me Ali…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot duhet t’i votojë propozimet për shkarkimin e anëtarëve aktualë të Qeverisë dhe zgjedhjen e ministrave të rinj. Deputetët do të votojnë për zgjedhjen e Trajan Dimkovskit ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit për Mjedis Jetësor, Hysni Ismailit për Kulturë, Goran Milevskin për Pushtet Lokal dhe Sadulla Durakun për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, dhe kryeministrin Zoran Zaev për ministër të Financave, funksion të cilin do ta ushtrojë në periudhë të caktuar bashkë me funksionin kryeministër të Qeverisë. Kuvendi duhet t’i shkarkojë Dragan Tevdovskin nga funksioni ministër i Financave, Lupço Nikollovskin nga funksioni…

Lexo më Shumë

Ish-kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Sllagjana Taseva në lidhje me vendimin e Anikorrupsionit që kryeministri Zaev nuk mund të kryejë edhe funksionin e kryeministrit dhe ministrit tha se bëhet fjalë për lëshim të madh e cila nuk duhet të kishte ndodhur. Ajo në intervistë për “Faktor” tha se është e pakuptueshme se si deri më sot askush nuk ka reaguar për këtë. “Ligji është i qartë, ato dy funksione ligjërisht janë të papajtueshme. Tani duhet të tregojë se cilin funksion do të kryejë. Nuk ka asnjë pengesë për të qëndruar kryeministër, por për propozimin që të jetë ministër i financave,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht pjesëtarët e saj, do t’i nënshtrohen vettingut apo verifikimit të ngritjes së tyre profesionale, të kaluarës, por edhe të gjendjes të tyre materiale. Policia, në veçanti drejtuesit e saj, kanë qenë në shënjestër të kritikave të shumta për rolin kundërthënës gjatë krizave politike dhe të sigurisë. Një ish drejtues i saj është dënuar me burg për ngjarjet e dhunshme në Kuvend, më 27 prill 2017 ndërsa ish drejtori i Policisë sekrete po gjykohet në disa procese tjera për shpërdorim të detyrës zyrtare. Drejtues të lartë të Policisë gjithashtu janë akuzuar…

Lexo më Shumë

Muhamet Krasniqi Padrejtsit ndaj Shqiptareve nuk kan te ndalur. Here Brodeci pastaj Kumanova , e sa e sa padrejtsi e shtypje do behen pas ketij aksioni ne Lubeten. Vallë ne Prilep ne Veles ne Gjevgjeli e Strumic nuk duhet aksione policore, apo kan gjet Shqiptaret per experimente. O mjer ju o popull apo duhet secilin nga ju me djeg e me perzen e me shtyp per ta kuptuar se vertet kta jan shtypesit..

Lexo më Shumë