Author: Hamdi Kumanova

Shkruan: Hamzi Ibraimi Nata e 15 Korrikut të vitit 2016 është një datë që do të kujtohet përjetë në historinë e Turqisë si momenti kur u tentua të zhbëhej demokracia me forcë ushtarake. Një grup i infiltruar brenda strukturave të ushtrisë, nën urdhra të organizatës terroriste FETO, u përpoq të përmbyste rendin kushtetues, të pushtonte institucionet dhe të rrëzonte qeverinë e zgjedhur nga populli. Ishte një natë frike, por edhe një natë zgjimi kombëtar. Në ato orë të errëta, kur tanket dolën në rrugë, avionët bombarduan parlamentin dhe u përpoqën të vrisnin presidentin, ndërsa kombi turk u përball me një…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas sot do ta vizitojë komunën Ohër si pjesë e nismës për afrimin në BE dhe procesin e integrimit të vendit deri te popullata lokale. Delegacioni i BE-së në Shkup njoftoi se Rokasi do ta fillojë vizitën me takim me kryetarin Kiril Pecakov dhe anëtarët e Këshillit Komunal. “Gjatë takimeve do të theksohen përfitimet nga anëtarësimi drejt BE-së si dhe ndikimi konkret në mbështetjen e BE-së ndaj jetës së përditshme në rajon”, bëhet e ditur në kumtesë. Pas takimeve, ambasadori Rokas do ta vizitojë Shërbimin Alpinist të Shpëtimit në Ohër, projekt…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 50% për mallrat e prodhuara në Brazil, duke i ashpërsuar më tej marrëdhëniet me këtë vend të Amerikës së Jugut. Ai e publikoi planin për tarifat përmes një letre që e ndau në rrjetet sociale. Në letër, Brazili akuzohet për “sulme” ndaj kompanive teknologjike amerikane dhe për një “gjueti shtrigash” kundër ish-presidentit ultra-djathtist Jair Bolsonaro, i cili po përballet me akuza penale për rolin e tij të dyshuar në përpjekjen për të anuluar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022. Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva u përgjigj…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se aktive janë nëntë zjarre në ambient të hapur deri në orën shtatë të mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 gjatë ditës së djeshme. Nën kontroll janë katër zjarre, një është lokalizuar, ndërsa 49 janë shuar. Nëntë zjarre janë aktive në zona të hapura që nga ora 7 e mëngjesit të sotëm, nga gjithsej 63 dje, njoftoi Qendra për Menaxhimit me Kriza (QMK). Katër zjarre janë nën kontroll, një është lokalizuar dhe 49 janë shuar. QMK njoftoi se aktive janë zjarret në Çuçer Sandevë – Bllacë, ku është kapluar bimësi e ulët, në…

Lexo më Shumë

Autoritetet komunale të Butelit kanë qetësuar qytetarët duke njoftuar se zjarri që shpërtheu këtë mbrëmje te Liqeni i Smilkovës, është nën kontroll, transmeton TV21. Premtohet gjithashtu se së shpejti do të neutralizohet i njëjti. “Zjarri te Smilkova është nën kontroll, së shpejti do të neutralizohet”, thotë Darko Kostovski, kryetar i Butelit. Nga ana tjetër, Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se është duke u intervenuar me 7 automjete dhe 16 zjarrfikës. Raportohet se zjarri është i qëllimshëm dhe se policia po kërkon të dyshuarit./TV21

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova mori vendim për angazhimin e ushtrisë në përballjen me zjarret. “Presidentja në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza, ka nënshkruar vendimin për përfshirjen e një pjese të Ushtrisë në shuarjen e zjarreve. Angazhimi i pjesëtarëve të Ushtrisë vjen pas shpalljes së gjendjes së krizës nga ana e Qeverisë”, njofton presidenca. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë do të përcaktojë mënyrën e këtij angazhimi. Presidentja po ndjek nga afër situatën me zjarret dhe shpreh shqetësim e solidaritet me qytetarët e prekur, njoftojnë nga kabineti i saj.

Lexo më Shumë

Një person e ka humbur jetën, ndërsa ka edhe të lënduar në një aksident të rëndë trafiku që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër – Kërçovë, në afërsi të Aeroportit në Ohër. Sipas informacioneve fillestare, deri në aksident ka ardhur gjatë përplasje ssë dy automjeteve të udhëtarëve. Në vendin e aksidentit janë dërguar menjëherë ekipe të Shërbimit për ndihmë emergjente mjekësore, të Njësitit territorial zjarrfikës nga Ohri, si dhe të Policisë rrugore. Është kryer ekspertizë për vërtetimin re rrethanave që ka sjellë deri në ngjarjen tragjike.

Lexo më Shumë

Për çdo ditë, BDI përhap shpifje të ulëta dhe të paturpshme kundër qeverisjes së VLEN-it, duke tentuar të mashtrojë opinionin publik me pretendime boshe për gjoja rënie të përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione. E vërteta është ndryshe dhe faktet flasin qartë! Po kjo BDI që sot bërtet për përfaqësim, ka qenë për 20 vite në pushtet dhe në këtë periudhë ka lënë shqiptarët zero të përfaqësuar në shumë prej institucioneve kyçe të shtetit. Ja disa nga dëshmitë të kësaj hipokrizie: 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Tigrat” 0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Ujqit” 0 shqiptarë në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë…

Lexo më Shumë

Duke përshkuar 1,205 kilometra pa karikim, Lucid Air Grand Touring ka vendosur një rekord botëror Guinness për autonominë më të gjatë të automjeteve elektrike me një karikim të vetëm. Udhëtimi përfshinte një udhëtim midis Shën Moritzit, Zvicrës, dhe Mynihut, Gjermanisë, i cili përfshinte rrugë alpine, autostrada dhe rrugë anësore. Lucid ka tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 1,045 kilometrash të vendosur në qershor të këtij viti. “Ky rekord autonomie përfaqëson një moment të rëndësishëm – është një tjetër demonstrim i qartë i avantazhit teknologjik që përcakton Lucid”, tha Eric Bach, zëvendëspresident produkteve dhe kryeinxhinier në Lucid. “Produktet tona Lucid kombinojnë efikasitetin…

Lexo më Shumë

Trajneri i ekipit kombëtar të Brazilit, Carlo Ancelotti, është dënuar me një vit burgim me kusht për evazion fiskal që nga koha kur ai ishte trajner i Real Madridit. Sipas agjencisë spanjolle të lajmeve “EFE”, Ancelotti u dënua me një vit burgim me kusht për shkak të mospagesës së taksave mbi të ardhurat e fituara nga të drejtat e imazhit ndërsa ishte në krye të Real Madridit në vitin 2014. Trajneri legjendar u lirua nga një vepër e ngjashme penale nga viti financiar 2015. Ancelotti është urdhëruar gjithashtu të paguajë një gjobë prej 386,361.93 eurosh për të zgjidhur çështjen. 66-vjeçarit…

Lexo më Shumë

Presidenti rus, Vladimir Putin po hyn në fazën më të rrezikshme të sundimit të tij – atë në të cilën nuk lufton më vetëm kundër armiqve të jashtëm, por edhe kundër aparatit të tij shtetëror. Në korrik 2025 u regjistruan një seri pastrimesh dramatike brenda elitës politike dhe biznesore ruse: shkarkime, arrestime, madje edhe vdekje misterioze të zyrtarëve të lartë. Disa nga bashkëpunëtorët besnikë të mëparshëm — tani janë bërë objekt i regjimit që, duket se, po shembet nga brenda. Dogma e besnikërisë, që për dekada ka qenë themeli i pushtetit të Putinit (“pasurohu, por jepi llogari”), sot nuk vlen…

Lexo më Shumë