Për çdo ditë, BDI përhap shpifje të ulëta dhe të paturpshme kundër qeverisjes së VLEN-it, duke tentuar të mashtrojë opinionin publik me pretendime boshe për gjoja rënie të përfaqësimit të shqiptarëve nëpër institucione. E vërteta është ndryshe dhe faktet flasin qartë!
Po kjo BDI që sot bërtet për përfaqësim, ka qenë për 20 vite në pushtet dhe në këtë periudhë ka lënë shqiptarët zero të përfaqësuar në shumë prej institucioneve kyçe të shtetit. Ja disa nga dëshmitë të kësaj hipokrizie:
0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Tigrat”
0 shqiptarë në Njësinë Speciale “Ujqit”
0 shqiptarë në Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë
0 shqiptarë në Drejtorinë e Zonave të Lira Ekonomike
0 shqiptarë në Akademinë e Shkencave
0 shqiptarë në Agjencionin e Filmit
BDI nuk ka as moral dhe as të drejtë të flasë për përfaqësim, ajo është partia që e ka tradhtuar Marrëveshjen e Ohrit dhe gjakun e dëshmorëve, të cilët luftuan pikërisht për përfaqësim të drejtë dhe barazi në çdo institucion.
Për BDI-në, shqiptarët në këto institucione kanë qenë të barabartë me zero!
VLEN nuk do të lejojë më që mashtrimet të bëhen standard. Ne do të vazhdojmë ta publikojmë të vërtetën, të nxjerrim në shesh çdo institucion ku shqiptarët janë përjashtuar dhe të punojmë për barazi të vërtetë!
Dhe sa rëndësi i kushton VLEN shqiptarëve, tregon fakti që vetëm për 1 vit qeverisje po sjellim Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili, përveç përmirësimit të numrit të përfaqësuesve shqiptarë, garanton edhe cilësi më të lartë, duke siguruar që ata të jenë profesionistë dhe me ndikim real në vendimmarrje.
VLEN sepse shqiptarët nuk janë numra për t’u manipuluar, as zero për t’u injoruar.
BOLL ME RRENA! PO JU DEL NGJYRA!
Data 26.09.2026
Aktuale
- Revolucioni i Karikimit: Geely prezanton sistemin që ngarkon baterinë e makinës elektrike në vetëm 4 minuta e 30 sekonda
- Shfaqja e rrallë e Hënës së Korrjes dhe Saturnit në qiellin e fundjavës
- BE i kërkon Mbretërisë së Bashkuar të rrisë tarifat ndaj makinave kineze
- Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, përplasen 3 makina/ Një i ri humb jetën, dy të tjerë në gjendje kritike
- Aktivistja Arvina Lleshi “prish” mbledhjen e “Pranisë Besnike” me Erion Braçen: Qeveri e korruptuar
- Von der Leyen në Ballkanin Perëndimor, të premten viziton Shkupin
- AKI propozon subvencione për taksi elektrike në Shkup
- “Rama do ngelet vetëm e do përfundojë keq”/ Aktivisti Lika: SPAK do godasë Ballukun dhe Ballën, ky pushtet do shembet



