Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Vladimir Gjorçev në një konferencë për shtyp ka akuzuar kreun e ekzekutivit Zoran Zaev dhe ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Caroska për rënien e natalitetit në vend. Gjorçev tha se asnjëherë në historinë e shtetit nuk ka pasur numër më të vogël të foshnjave. “Asnjëherë në historinë e Maqedonisë, nuk kemi pasur numër më të vogël të foshnjave. Në vitin 2018 kanë lindur 21.333 foshnja, ky është numri më i keq që kurë Maqedonia mban statistika për demografi. Gjatë kohës së kësaj qeverie, gjatë vitit 2018 nën qeverisjen e Zoran Zaevit dhe Milla Carovskës, kemi…
Author: Hamdi Kumanova
Sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Dragi Rashkovski, sot në konferencë për shtyp tha se nuk planifikon të jep dorëheqje nga funksioni, pas rastit me M-NAV, për të cilin u publikuan biseda të përgjuara, në të cilat dëgjohej zëri i tij dhe i dy funksionarëve tjerë shtetërorë, për kurdisje të mundshme të tenderëve me kompani italiane. “Ky është versioni i përgjimeve. Kur të arrijë aktgjykimi zyrtar nga organet gjyqësore, në procedurë penale atëherë do të ulemi dhe sërish do të bisedojmë”, tha Rashkovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse mendon të jep dorëheqje. Duke…
Audio-incizimi që është publikuar në disa media, në të cilën është dëgjuar sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski ka hapur hapësirë për hetim eventual nga ana e Prokurorisë për ndikime eventuale të paligjshme dhe kurdisjen e tenderit për M-NAV (Navigacioni i Maqedonisë), por e ka aktualizuar edhe çështjen për sigurinë e avio-komunikaiconit, njofton Portalb.mk. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një tribunë ka deklaruar se në seancën e fundit qeveritare, e cila ka qenë e mbyllur për opinionin është biseduar “për incidentit që ka ndodhur në ndërmarrjen Navigacioni i Maqedonisë, dhe janë miratuar konkluza përkatëse, sipas të cilave duhet që…
Në qarkoren e Shkupit tek dalja për në Radishan, këtë mëngjes është djegur një makinë udhëtarësh. Siç njofton “1TV” ekipi i zjarrfikësve nuk ka pasur mundësi të intervenojë në kohë, pasi në afat të shkurtë makina është djegur tërësisht. Pritet që MPB gjatë ditës së sotme të jep detaje për këtë rast dhe të tregojë arsyet e djegies së makinës./Telegrafi/ https://youtu.be/iJiuQJHVE4g
Në Gjykatën Penale në Shkup sot janë thënë fjalët përfundimtare për rastin e PSP-së “Lëndina”, në të cilën të akuzuar janë gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas dhe vëllezërit e tij Srgjan dhe Zvezdan, për ndërtimin e paligjshëm të shtëpizave në Zelenikovë. Prokuroria Speciale sot në seancë theksoi se nga dëshmitë del se të akuzuarit Dragan dhe Srgjan Pavlloviq, ndërtimin e objekteve e kanë filluar gjatë muajit korrik 2011, ndërsa i akuzuari Zvezdan Pavlloviq gjatë muajit nëntor 2011, pasi e ka filluar ndërtimin e paligjshëm, më 12.12.2012 në Komunën e Zelenikovës ka dorëzuar kërkesë për marrjen e lejes për ndërtimin e shtëpizave, ndërsa…
“Ndërtim i ardhmërisë së përbashkët – Creating a common future” është slogani i ngjarjes ditore tejkufitare, që do të mbahet më 10 korrik në Ohër, nën organizim të nëntë projekteve, të zbatuara nga ana e 30 organizatave civile, shfrytëzues të granteve nga Programi për zhvillim tejkufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të financuara nga Bashkimi Evropian. Vlera e përgjithshme e projekteve të financuara nga BE-ja është rreth 3 milionë euro. Kjo ngjarje, planifikohet që t’i mbledh mbi 150 pjesëmarrës nga profilet e ndryshme profesionale nga fusha e turizmit, përfaqësuesit e sektorit civil, vetëqeverisjes lokale, sektorit të biznesit (aktive në…
Pjesa më e madhe e niveleve të lumenjve në shtet janë nën mesataren për muajin korrik. Më drastike është situata në lumin Sateska tek Botun, ku niveli është për tre herë më i ulët nga mesatarja. Matjet e sotme të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike tregojnë se dyfish është ulur niveli i lumenjve në lumin Babuna, ndërsa ulje shënohet edhe tek Drini i Zi, Vardari në Veles, Kriva Reka, Pçinja dhe Strumica. Niveli është rritur në lumin Vardar në Demir Kapi dhe në Jegunoc, ndërsa në nivel të njëjtë si mesatarja për korrikun është niveli i lumenjve të lumit Treska. Tek…
Shpejtësia mesatare e internetit në Maqedoninë e Veriut është 7.97 përqind në sekondë, me çka shteti radhitet në vendin e 78 në botë për shpejtësinë e internetit. Krahasimet e shërbimeve të telekomunikimit i ka bërë faqja e specializuar britanike “Cable.co.uk”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Vitin e kaluar (2018) shpejtësia mesatare e internetit në vend ka qenë 8.82 megabajt në sekondë, me çka Maqedonia ishte e radhitur në vendin e 68-të. Nga vendet e rajonit internet më të shpejtë ka Sllovenia e cila është në vendin e 27, më pas Serbia në vendin e 44, Kroacia në vendin e 49, Bullgaria në…
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një kumtese për media thekson se Zoran Zaev duke shkapërderdhur e menaxhon shtetin. Ata thonë se Ministria dhe Qeveria që e drejton Zaevi do ta shtyjë në borxh shtetin për 10 milionë euro. “Çdo familje katër anëtarëshe do të futet në borxh për 20 euro më shumë. Prej kur LSDM është në pushtet, borxhi publik ka tejkaluar 5 miliardë euro ose rreth 50 përqind të BPV, ndërsa Zaevi ka për qëllim ta rrisë në 60 përqind”, thonë nga OBRM-PDUKM. Ata shtojnë se askush nuk e di se si dhe në çfarë harxhohen paratë që i…
Dy avokatë nga Shkupi, kërkojnë nga Gjykata Supreme që në seancë të përgjithshme të miratojë vendim sipas të cilit, gjykatësit që janë propozuar për shkarkim, në mesin e të cilëve është edhe kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, të miratojë vendim më të lehtë. Seanca e përgjithshme, sipas SDK-së, do të mbahet të enjten, njofton Portalb. Jo-zyrtarisht, është siguruar shumica e gjykatësve suprem, të cilët do të miratonin vendim me të cilin, për gjykatësit e propozuar për shkarkim do të vjelë ligji i ri për gjykata, i miratuar në vitin 2019-të. Ligji i ri parasheh masa më të lehta, pasi…
Premtimi më i ri për lëshim të sistemit deri në fund të qershorit ka ardhur pasi më parë në maj u paralajmërua që arkëtimit elektronik do të funksionojë në fillim të qershorit. Autoritetet në periudhën e kaluar shumë herë e prolonguan funksionimin e projektit. Nuk u realizuan premtimet e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore se sistemi elektronik për arkëtim të taksës rrugore do të fillojë deri në fund të qershorit. Premtimi i drejtorit Zoran Kitanov ishte që në qershor, në autostradën përgjatë Korridorit 10, taksa rrugore do të mund të paguhet me kartelë elektronike apo tag, transmeton META.mk. “Gjithçka është gati dhe e testuar…
Duke u përgjigjur në pyetje gazetareske, nëse është i njoftuar me ekzistimin e agjentëve të dyfishtë të punësuar në Ministrinë e punëve të brendshme, ministri Oliver Spasovski u përgjigj se tashmë ka filluar procesi i vetingut, transmeton Gazeta Lajm. Ai tha se ky proces ka filluar edhe në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. “Këtë gjë dua ta verifikojnë komisionet. Nuk është mirë të spekulojmë paraprakisht që të jemi atraktivë për mediumet, por të verifikohet dhe të sillen vendimet e duhura”, është përgjigjur Spasovski.

