Kryeministri Zoran Zaev tani për tani nuk do të kërkojë dorëheqje nga sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski, për M-NAV. Siç deklaro sot, fillimisht duhet të shqyrtohen pasojat e të gjithë “ngjarjes”, dhe pastaj të merret vendim. Rashkovski, theksoi Zaevi, i përmbush të gjitha obligimet e punës, ndërsa edhe publikisht kërkoi ndjesë për rastin. Lidhur me “fshesën” e paralajmëruar, kryeministri informon se të martën, më 9 korrik, do të mund të merren edhe vendimet e para. Ndërrime do të ketë me siguri në 20-25 vende, të drejtorëve dhe te udhëheqësit e njësive rajonale. Zaevi, tha, dëshiron t’i dëgjojë edhe…
Author: Hamdi Kumanova
Komisioni kuvendor për transport, lidhje dhe ekologji nesër do të debatojë për situatën aktuale në pjesën e komunikacionit rrugor dhe hekurudhor. Kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturoska për MEDIAL-n tha se kërkesa u është drejtuar deputetëve të VMRO-DPMNE-së opozitare dhe se në seancën e cila do të caktohet për në orën 12 do të diskutohet për gjendjen në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor. Komunikacioni ajror nuk do të vihet në rendin e ditës së seancës së nesërme të Komisionit. Sipas Zaturoska, në seancën e Komisionit do të thirren përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, drejtorët e NP Rrugë Shtetërore dhe Hekurudhat…
Siç njoftoi sot Qendra për komunikime qytetare në vend ka gjithsej 183 automjete të ambulancës që shërbejnë në 47 institucione shëndetësore. Ndërsa mbi 50 përqind prej tyre janë donacion. Por OpenData Maqedoni ka nxjerrë një fakt shumë interesant që është i dhimbshëm për gjendjen në Maqedoni. Në Maqedoni ka gjithësejt 2645 vetura zyrtare dhe numri i tyre rritet në çdo periudhë. Në krahasim me veturat e Ndihmës së shpejtë, krijohet përshtypja se shteti punon vetëm për zyrtarët e shtetit. 14 herë më shumë investohet në komoditetin e zyrtarëve sesa në nevojat e spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Shpeshherë qytetarët ankohen se…
Akademia Ushtarake “Gjenerali Mihaillo Apostolski” në suaza të Ministrisë së Mbrojtjes, sot ka shpallur Konkurs për regjistrimin e dëgjuesve për aftësim profesional dhe avancim në fushën e aviacionit për nevojat e Armatës. “U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë dëshirë të bëhen pilotë ushtarakë dhe të cilët kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve (të cilët kanë marrë të paktën 180 kreditë sipas EKTS) dhe të mos jenë më të vjetër se 28 vjet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme më së voni deri më 1 gusht të vitit 2019 në Akademinë Ushtarake, Kazerma…
Digjitalizim të tërësishëm të sistemit për menaxhim me kriza në shtet do të mundësojë zbatimi i NICS – Next Generation Incident Command System – NATO SPS Projekt (Gjenerata e ardhshme e Sistemit për menaxhim me incidente), projekt i siguruar me mbështetje nga SHBA-ja dhe NATO-ja. Drejtori i QMK-së Agron Buxhaku, në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me rastin e promovimit të sistemit theksoi se me këtë projekt të madh avancohet i gjithë sistemi për menaxhim me kriza me teknologji moderne edhe atë falë NATO-s i cili në këtë mënyrë tregon se nuk është vetëm Aleancë për siguri klasike…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, realizoi takim pune me Artur Le Gal, drejtor i KEA European Affairs, qendra kërkimore politike ndërkombëtare e specializuar për kulturë, industri kreative dhe sport. Ministri i Kulturës, Ismaili, i potencoi përpjekjet e mëdha që vendi i bën në fushën e industrive kreative dhe e ndau rëndësinë që këto industri e kanë ndaj shoqërisë dhe ekonomisë. Qëllimi i takimit ishte të potencohet karakteri multidisiplinar i industrive kreative, të ndahen përvojat nga puna e bërë në fushat e ndryshme të veprimit kulturor dhe kreativ në rajon dhe të thellohet bashkëpunimi. KEA European Affairs me seli në Bruksel…
Në kuadër të procesit të Berlinit liderët e Ballkanit perëndimorë do të takohen në datat 4 dhe 5 korrik për samitin e përvitshëm, në Poloni. Ky është takimi i pestë i nivelit të lartë që do të pasohet me një periudhë reflektimi dhe vlerësimi të rezultateve. Në këtë rast kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në një intervistë për Euronjus u shpreh se vendi i tij meriton negociatat me Bashkimin Europian. Në samitin e Ballkanit perëndimor në Poznan në Poloni tema kryesore është pikërisht ajo e emërimeve në postet më të larta të Bashkimit Europian. Ndërsa diskutimi i dedikuar…
Më datë 01 korrik, rreth orës 19 e 30 minuta në Stacionin Policor në Gostivar, është denoncuar se në shtëpinë e tij familjare, në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, është gjetur pa shenja jete 80-vjeçari A.H. Vdekja e të moshurit është konstatuar nga ana e mjekut të Ndihmës së Shpejtë, por në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja dhune, njoftojnë nga policia Nga ky nivel sqarojnë se inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi nga Stacioni Policor- Gostivar. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit është dorëzuar për…
Me Republikën e Maqedonisë udhëheq bandë kriminale në krye me kriminelin e amnistuar Zoran Zaev. prej ditës në ditë rritet numri i skandaleve me korrupsion, ku janë involvuar përfaqësues të lartë të kësaj qeverie kriminele. “Buxheti i Republikës së Maqedonisë, paratë e popullit shërbejnë vetëm për pagesën e tenderëve dhe granteve kriminale, për punësime partiake”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Nga kjo parti akuzojnë se funksionarët e kësaj, siç thonë ata, Qeverie kriminale nuk punojnë në interes të qytetarëve, por për pasurim personal dhe realizimin e interesave të ngushta partiake në dëm të qytetarëve. “Vetëm në Maqedoninë e Zoran Zaevit,…
Ish ministri Mile Janakieski i cili nga dita e premte përsëri gjendet në burgun e Shuto Orizares dhe që njoftoi se do të bëj grevë uroi, siç thonë nga drejtoria e burgut, që nga dita e hënë ka pranuar ushqim, ujë dhe veshje nga shtëpia e tij. Nga kjo drejtori thonë se gjendja shëndetësore dhe psikike e Janakieskit është stabile, por nuk e dinë nëse ish ministri ka vazhduar me grevën e urisë apo ushqehet nga ajo që i dërgojnë nga shtëpia. Avokati i Janakieski, Elenko Milanov, për ‘A1on’ dje tha se arsyeja për grevën e urisë është vendimi i…
Kirijakos Micotakis ka dalë me qëndrim të qartë, vendi ka vazhdimësi, Greqia nuk mbështet revizionizëm të marrëveshjeve, thotë deputeti i Demokracisë së Re Nikos Dendias në intervistën për televizionin shtetëror grek ERT, duke u përgjigjur në pyetjen – si ministër i ardhshëm i mundshëm i Punëve të Jashtme të Greqisë, si do ta quante vendin fqinj – Maqedonia e Veriut apo Shkupi? Dendias sqaroi se ata si parti atë që do të dëshironin ta bënin është të arrijnë ndryshime në disa dispozita përmes, siç tha, “negociata me palën tjetër”. “Ekzistojnë çështje për gjuhën dhe kombësinë apo shtetësinë, si të doni…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thitë se në Poznan të Polonisë, aty ky mbahen takimet në kuadër të procesit të Berlinit, ka siguruar financues për rrugën Shkup-Bllacë. “Si koordinator i projektit për zbatimin të autostradës Shkup-Bllacë, më paraqet kënaqësi të veçantë që në konferencën vijuese për Ballkanin Perëndimor në kuadër të ‘procesit të Berlinit’ në Poznan Të Polonosë, mes tjerash siguruam edhe bashkëfinancim për autostradën Shkup-Bllacë prej 26.7 milionë eurove, mjete të WBIF”, shkruan Osmani në rrjetin e tij social në ‘Facebook’. Austrada ‘Arbën Xhaferi’ në Kosovë u lëshua në përdorim në fund të muajit maj. Në ceremoninë solemne…

